Interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi bëri që të gjitha biletat të shiten prej mesit të muajit Shtator. Në “Elbasan Arena”, impiantin me 12 mijë e 800 ulëse, nuk ka më vende në dispozicion. Konfirmimi vjen nga Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku:
“Mendoj se e keni parë që ka pasur tej mase kërkesa për bileta.
Por, në momentin që po flasim stadiumi është thuajse i shitur.
Mendoj se të gjithë ata që janë përzgjedhur për të qenë të pranishëm në stadium do të vijnë të përkrahin ekipin Kombëtar dhe të mos shkaktojnë asnjë incident apo veprime të papëlqyeshme.
Shpresojmë që kjo të mbetet vetëm një ndeshje futbolli.”
Burime pranë FSHF-së konfirmuan për “SuperSport” se kërkesat gjatë këtyre javëve ishin të papërballueshme. Jo vetëm nga tifozët, por mbi të gjitha nga institucionet e larta shtetërore.
Duke nisur nga Parlamenti, që fillimisht depozitoi kërkesë për të pajisur me bileta 140 deputetët e Republikës së Shqipërisë. Numër që në përfundim u reduktua në mënyrë të ndjeshme.
Të gjitha dikasteret shtetërore kanë kërkuar bileta për ndeshjen. Duke nisur nga Presidenca, Ministritë e deri te institucionet e tjera të pushtetit qendror.
Kërkesat kanë qenë të larta edhe nga Parlamenti i Kosovës dhe institucionet në këtë vend, por edhe nga aktorët shqiptarë të politikës në Maqedoni.
Interesant fakti që interes për sfidën e 8 tetorit kanë shfaqur edhe institucionet e klerit në vend.
Të gjitha pa përjashtim kishin depozituar në federatë kërkesa për bileta për ndeshjen në Elbasan Arena./ SS
Krejt paskan kerku bileta ….krejt serbdashesit duke fillu nga 140 karaputanat e kurvamentit e deri tek kleri ortoqen
Imagjino Janullis me Dules Bollanos Barkas dhe Taqos ne stadium ..pupupuuuuuuu zene se ke Zeljkovic,Milosevic,Jovanovic,Djordjevic ne stadium!
As Qaaazimit nuk i keni rrujt bilete?Do t`ja shifni fundin stadiumit.
Na do Evropa shume
Endrra evropiane
po shohim vdekjen me sy te mjeret
le te shiten se frosinone (serbia) do te fitoje
shume beteje e ashper mediatike po behet per kete match .
shume po e ngarkoni psikollogjikisht opinionin sportiv.
boll me keto tam-tame te panevojeshme .
Edhe Bundestagu Gjerman bashke me senatin American kishin kerku bileta. Merkeli do jete ne stadium duke bo tifozllik per Shqiperine. Sa rendesi po i jepni serbise..cne kshu?