Beteja për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk bëhet vetëm për biletat në “Elbasan Arena”, por edhe një vend në ballkonet e pallateve përreth tij.
Ashtu siç pritej, interesi për këtë ndeshje është shumë i madh, aq sa nuk do të mjaftonin dhe 4 stadiume për të plotësuar të gjitha kërkesat.
Por në Elbasan ka dhe një zgjidhje tjetër për ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për këtë ndeshje.
Banorët e pallateve përreth “Elbasan Arena”-s tregojnë se nuk kanë qenë të paktë tifozët që kanë kërkuar një ‘biletë’ për të ndjekur ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, atë ndaj Portugalisë.
Ata shprehen se sportdashësit kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia, të cilët kanë paguar deri në 30 euro për të ndjekur ndeshjen nga ballkoni i pallatit, raporton TCH.
Akoma edhe më mirë ndeshja mund të ndiqet nga tarraca e pallateve. Pamja aty është ‘tribuna e ëndërruar nga çdo tifoz’. Por deri aty nuk mund të ngjitet askush, pasi pak ora para ndeshjes tarracat e pallateve bllokohen nga forcat e policisë që monitorojnë situatën.
Për ndeshjen ndaj Serbisë, prej kohësh po punohet për një plan të detajuar masash në mënyrë që të mos ketë incidente.
Droni i famshëm i ngritur në Serbi ka barë që Federata Shqiptare e Futbollit të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Pjesë e shqetësimeve të tyre janë bërë edhe 4 pallatet me pamje nga stadiumi. Për shmangien e çdo rreziku që mund të vijë nga këto ballkone mësohet se policia mund të zbatojë dy plane. Mbikëqyrja e rreptë e këtyre objekteve deri në përfundim të ndeshjes ose boshatisja e tyre përpara fillimit të saj. Tashmë mbetet për t’u parë…
E c’lajm eshte ky!? Po pastaj qe jepen ballkonet me qera. A e dini sa paguhet per te pare f-1 -shin ndenjur mbi bar? C’jane 30 euro per te pare nga ballkoni i pallatit nje ndeshje qe ka rendesi te jashtzakonshme per ne? Beni gazetari serioze!
I bej thirrje bashkise se Elbasanit qe te inspektoje te gjitha pallatet ku do te perdoren ballkonet per te pare ndeshjen. Nje ngarkese mbi ate te lejuaren mund te beje shkeputjen e ballkonit nga godina dhe te shikojme katastrofe me sy. Prandalimi i nje fatkeqesie te tille eshte fecse ne doren e bashkise. Une e bera timen…
Bylis – skenderbeu 1-1 3+
1000000000000000000% e sigurt
“barca shqiptare shokohet ne ballsh”
te fala mashtrimit te madh
Mediat gjermane, gjen e pare qe japin kur nje ndeshje luhet ne shqipni, jan ballkonet dhe disa majmuna qe shikojn ni ndeshje albanistan gegen Bangladesch, pa dashur ta fy kete te fundit… Per te vjellur i kemi “standartet ” ne Europe ne!!!
Ti nuk po fyen bangla…leshin por fyen veten tende duke kritikuar ne baze te asaj qe shesh ne mediat gjermane.Ne te gjithe Europen dhe boten ndodh kjo gje,kush ka mundesine ta shohe nga ballkoni i shtepise apo pallatit e ben dhe kaq,shko shih ndeshjen e Serie A Frosinone- Roma dhe me pas fole per majmuna qe ndoshta as nuk e di se cjane.
O Mali
po qe qenke dumkopf ta ka thene njeri more derdimen,c’hyjne mediat Gjermane ketu.
Ich habe vershtanden,das du eine furrykt bist.
Po me e pa ne TV quhet?
skandaloze!
po qe se ballkonet do te mbushen me tifoze….ta dini mire se te gjithe ballkonet kane per tu rrezuar [domino] poshte !
Qeveria te marri masa kunder idjoteve qe per fitim shfrytezojne ballkonet qe jane logaritur te mbajne jo me shume se 10 persona ,dhe me diskutim ,pasi ballkonet jane punuar nga firma ‘RRumpalla’ bjeri !
kurse per bythqimat kosovar japim bodrum me qi-ra!