SHBA, pret këmbën për të luajtur futboll

25 Shtator 2015, 12:10Sport TEMA

Një histori e pabesueshmë, në kufijtë e dashurisë njerëzore për sportin. E tillë është ajo që sjell nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Koni Dole, i cili jeton në shtetin e Montanas por emri i tij është bërë i njohur në mbarë botën. Që në vegjëli, ëndrra e tij ishte të bëhej pjesë e skuadrës së Bobcat, një ekip lokal në Montana që merr pjesë rregullisht në kampionatin e futbollit amerikan. Dhe kështu ndodhi. Ai nisi një karrierë si futbollist me skuadrën e  Huntley Project, por në 19 Tetor 2012, në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Shepherd ai pësoi një dëmtim të rëndë të shoqëruar nga shumë fraktura në këmbën e djathtë.

6 operacione nuk mjaftuan që ai të rikthente funksionin normal të këmbës dhe në këtë pikë duhej të hiqte dorë nga sporti për shkak të singromës së sforcimit kronik. Ky ishte momenti kur Koni mori vendimin për ta prerë këmbën poshtë gjurit për ta zëvendësuar me një protezë, të ngjashme me atë të Oscar Pistorius. Një vendim i marrë vetëm për një qëllim, që ai të vazhdonte ëndrrën për të luajtur futboll. Kaluan 3 vjet dhe tashmë është rehabilituar plotësisht. Pak javë më parë Konu debutoi me Bobcats duke hyrë në fushë gjatë periodës së fundit në ndeshjen kundër Fort Lewis. Për Koni Dole nis një rrugë e re por edhe një karrierë e re sportive edhe pse ndeshjen më të rëndësishme të jetës ai tashmë e ka fituar./ SS

3 komente në “SHBA, pret këmbën për të luajtur futboll”

  1. scoop says:

    urme, djale me vullnet,mos eshteshqiptar apo joo jo

  2. TANI says:

    O GAZETARI QE JENI PAK KU KU JU TE TERE E DINE PO JO QE JENI ANALFABET? SHKRUHET (NE FEMIJERINE E TIJ, JO NE VEGJELINE E TIJ) HA HA HA SUCKERS.

  3. arjan w cani says:

    pse jo?
    dulla thoshte “vitet e vegjelis” dhe jo “te feminis”
    thuhet “shpija e fmis” e jo “shpija e vegjelis”

    thuhet “u ngriten shtresat e vegjelis s e qyteteve ,beri kryengritje” dhe jo “te feminis s e qyteteve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje