Mashtrimi i FSHF-së, shiti biletat për ndeshjen me Serbinë pa i nxjerrë në treg

25 Shtator 2015, 11:26Sport TEMA

Më 8 tetor në “Elbasan Arena” do të luhet një ndeshje ku çdo shqiptar do të donte të kishte pak centimetra hapësirë në stadium, qoftë edhe pa pasur një vend të plotë për t’u ulur. Kudo dhe kurdo gjatë kësaj periudhe flitet për këtë ndeshje, por temë e ditës është pamundësia e sportdashësve për të qenë në stadium. 

Pakënaqësi të theksuara nga tifozët e Kombëtares, që e kanë të pamundur të sigurojnë një biletë për takimin kundër Serbisë. Zyrtarët Në FSHF, zyrtarisht është thënë se janë shitur të gjitha biletat. 

Kjo, e konfirmuar edhe dje nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku: “Është shitur ëdo biletë. Interesimi ka qenë shumë i madh nga tifozët dhe nga institucionet shtetërore”. Realiteti Duke qenë se Federata Shqiptare e Futbollit ka shitur çdo biletë, atëherë kjo do të thotë se ka pasur një orar të caktuar në një nga ditët, në të cilën janë shitur këto bileta. 

Megjithatë, kur përmendet kjo çështje, askush në federatë nuk di të thotë se në cilin sportel janë shitur 12700 biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Askush nuk është në gjendje që të konfirmojë sportelin, orën dhe vendin, në të cilin janë shitur biletat për ata sportdashës që janë treguar të shkathët dhe të zotët për të siguruar një të tillë. 

Mungesa e përgjigjeve në institucionin e futbollit në vend ka vetëm një shpjegim: Në mënyrë krejt të papranueshme, FSHF nuk ka shitur asnjë biletë për sportdashësit. As në faqen online nuk ka pasur asnjë të tillë në dispozicion të tifozëve. Edhe në momentin ku u publikua faqja online, ndodhi bllokimi i sistemit (justifikimi ishte se ka interesim shumë të madh, por në të vërtetë nuk kishte asnjë biletë në dispozicion), gjë për të cilën “Panorama Sport” e ka ngritur si shqetësim dhe në institucionin e futbollit nuk ka pasur asnjë reagim apo shpjegim për këtë çështje. 

Preferencat

Është bërë e modës, në dy ndeshjet e fundit, që FSHF të mos shesë asnjë biletë për sportdashësit. E gjithë kjo ndodh sepse në FSHF pritet urdhër nga kreu i institucionit për të dhënë biletat (që kanë mbetur) për njerëzit që marrin konfirmimin e tij. Për momentin, bileta siguron ai që ka pëlqimin e kreut të institucionit të futbollit në vend. Një tifoz nuk mund të sigurojë një biletë, ama një mik apo i preferuar i Dukës, po…/ Panorama Sport

16 komente në “Mashtrimi i FSHF-së, shiti biletat për ndeshjen me Serbinë pa i nxjerrë në treg”

  1. Dr.Halimi says:

    Duka i Krimit!!!

    1. Kjo eshte BE-ja says:

      Po tha Uefa qe do te fitoje Serbia
      hidhuni perpjete sa te doni
      Pse del Juventus – frosinone 1-1
      carpi napoli 0-0 pasi ka shenuar 10 gola ne dy ndeshjet e fundit
      Po tha Uefa mos hani mut kot

      1. Kjo eshte BE-ja says:

        Porto – benfika 1-0
        Moreirense – porto 2-2
        Moreirense ne 5 ndeshjet e para kishte shenuar vetem 2 gola
        dhe per 60 minuta i shenon portos 2
        kuptojeni vete futbollin dhe Sinqeritetin e BE-se

  2. Super e vertet... says:

    …pasi kerkova nje menyre ku shiteshin biletat (sikur edhe 5 minuta te zgjaste shitja) nuk gjeta asnji info te tille…po nji miku im qe punon ne nje instituacion me tha te ta gjej un bilet kundrejt nji shume…edhe keshtu u be…e gjeta nji bilet!:)…jetojne ne Shqiperi, duhet me u pershtat! Shpresojme te vihet me shume rregull ne te ardhmen! Shendet

    1. Pelasgian says:

      Dhe a e di se kush e mban gjalle kte sistem shushunjash ???

      Ti dhe ata si ti i dashur IDIOT!!!!

      Po te kesh i mencur i THU JO VJEDHJES , nuk e blen fare bileten as 10 as 100 euro kur eshte e marre ne menyre te paligjshme !!!

      Nqs ti dhe te tjeret bejne keshtu , stadiumi mbetet BOSH dhe duka fismotershkerdhymi duhet ta mbushe me pula pastaj !!!

      Nejse …me ke flas dhe un …ju jeni brryla koke e kembe!!!

  3. zekthi says:

    FSHF-ja a nuk eshte prone private e katundarit Duka ?

  4. Ja i jani says:

    Si gjithmon ne shqiperi me mendjen te bejne favore e te vjedhin……shpresoj m ne qe jemi larg ta shofim ne ndonje kanal televiziv

  5. Elton says:

    Ne kemi marre fund si shtet. Bashk me te dhe futbolli.
    Gjith kto shkelje ku nje bilet shitet mbi 100 euro dhe rama thot po bejm shtet. Duka ka mbi 20 vjet, akoma sesht ngop duke vjedh?

  6. Prokuroria says:

    Prokuroria ku eshte? Po krimi ekonomik? Po hane fara luledielli apo po arrestojne berberet e ata qe shesin duhan ne rruge? Enver Hoxh ku je??? e trishte eshte ta therrasesh pas 30 vitesh Enverin por ky vend nuk behet me hajdute e pushta. Po kasa kesaj FSHF-je ku..e nuk punon? A e dine keto qe FIFA per keto pune hetohet nderkombetarisht. Ahhh ska zot se do ishte bere ndryshe…

    1. Pelasgian says:

      vetem se po loz kunder shkinise nuk ja uroj humbjen , se po t’ishte duke loz kunder noj skuadre tjetre do thosha ate qe thua ti dhe madje do gezoja pa mase ne TURPEROHEJ me noj rezultat 11-0

  7. Arber says:

    Vjehdja eshte Kanceri i pasherueshem i Shqiptareve; eshte shekullor, i injektuar nga “vellezerit” kriminele e grabitqare osmane. Vjedhja e kthyer Shqiperine ne Lemeri! Njerezit nuk ikin aq nga varferia, se sa nga Lemeria!

    1. Pelasgian says:

      Po t-.—–qqqqqqqfshaaa deknat po ….osmanet e kan fajin edhe pse osmanet kan 100 e ca vjet qe kan ik dhe per vete kan bo ALAMET SHTETI BOLEMADH qe s’guxo kush ta cenoje !!!

      Vazhdo kshtu ti me fajin e kan osmanet

  8. Sudja 'Organizatë jo Fitimprurëse' says:

    Po kta sperdorin kase fiskale , apo varja ?! Nejse , hajt mos u merzisni ka probleme shume me te mesha aty verdalle per te na shqetesuar ?. Te fala nga CEZi

  9. Leo says:

    Po Kupon kane biletat e korrupsionit Rama Duka apo ajo baxhella e tatimeve e ka vetem me njerzit qe luftojne per buken e gojes turp shtet korrakesh

  10. latif says:

    Per keta qe na drejtojne,ne nuk duhet te kemi ekip kurre.Do te rrihemi nga Serbia,do te deshtojme ne Europian dhe mos ja pafshim bojen horrave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje