“Një telefonatë ishte ajo që prishi raportin që ekzistonte mes Jose Mourinhos dhe Iker Casillas“. është ky zbulimi i “Daily Mail”, gazetës së njohur angleze kur na ndajnë vetëm pak orë nga ritakimi i Special One me portierin spanjoll, edhe pse këtë herë do të jenë kundërshtarë me njëri-tjetrin. Këtë të Martë në “Estadio Do Dragao” luhet Porto-Chelsea, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, por më shumë sesa te kjo ndeshje vëmendja e shumë tifozëve do të jetë te mënyra se si do të sillen mes tyre Mourinho-Casillas.
Me mbërritjen e portugezit në Madrid në vitin 2010 gjërat shkonin shumë mirë mes të dyve, por që pas humbjes 5-0 të Realit ndaj Barcelonës në “Camp Nou” në atë sezon nisën edhe fërkimet e para mes portierit dhe trajnerit. Gjithcka u përkëqesua me kalimin e viteve pasi Casillas-it, nuk i pëlqente aspak stili i lojës që aplikonte Mourinho, ndërsa 52-vjecarin luzitan e bindnin gjithnjë e më pak paraqitjet e portierit të Kombëtares Spanjolle, me Special One që në sezonin e tij të fundit në Madrid e uli në stol gardianin e Portos duke aktivizuar si titullar Diego Lopez-in.
Sipas asaj që zbulon “Daily Mail” ka qenë pikërisht një telefonatë e Casillias-it mes ish mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez ajo që prishi marrëdhëniet e trajnerit me portierin. Pas një përballjeje mes Realit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me një sherr masiv mes lojtarëve në fushë, Casillas telefonoi shokun e tij në Kombëtare, Xavi Hernandez për t’i bërë të qartë atij se futbollistët e dy skuadrave nuk duhet të silleshin në atë mënyrë në fushë, pasi shumica prej tyre janë miq me njëri-tjetrin sepse luajnë në të njëjtin ekip përfaqësues. Kjo nuk i pëlqeu aspak Mourinhos, i cili në këndvështrimin e tij për të mundur Barcën dëshironte që mes dy klubeve të ekzistonte një luftë reciproke si në fushë ashtu edhe jashtë saj./ SS
kasijasi eshte modeli i burrit te vertete kurse ky legeni nuk eshte me shume se nje portugez dhe byth-qime dhe jevgjer sic jane te gjithe portugezet me ronaldo ,pepe ,kaentrao e te tjere me ne krye special -last ,murinjon .
Kjo është një mënyrë alla ‘Tema’ të gjykuari. Tema është aq e fiksuar pas luftës përçarse politike në këtë vënd, sa kujton se kjo ligjësi e trajtimit të gjërave ka karakter universal.