Amir Abrashi ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e Freiburgut madje duke shënuar një eurogol dje kundër Frankfurtit.
Futbollisti shqiptar pas një inkursioni në krah të majtë u fut në qendër ku lëshoi një të djathtë potente që përfundoi drejt e në rrjetë në minutën e 49.
Goli i tij me të drejtë u cilësua si më i bukuri i javës në Bundesligën 2.
Freiburg me fitoren e djeshme ka marrë edhe kryesimin e kampionatit me 20 pikë, dy më shumë se Bokumi i vendit të dytë/a.l
te majte apo te djathte?
Beje nje me serbine ashtu moreee!
Goli i bukur por me Kombetaren pak jashte “kuadratit”.
ISHALLAH E SHKUND RRJETEN KESHTU, NE NDESHJEN ME SERBIN…