SIGURIA/ Ndeshja me Serbinë, një polic në çdo ballkon të pallateve rreth stadiumit

28 Shtator 2015, 19:33Sport TEMA

Do të ketë një polic për çdo ballkon të pallateve që janë rreth stadiumit “Elbasan Arena” për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë.

Në një deklaratë për mediat, policia renditi disa nga masat e ndërmarra për një mbarëvajtje të kësaj ndeshje.

Masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do mund të hyjnë dot.

Masa në lartësitë e pallateve nga forcat “Renea”.

Masa për ballkonet e pallateve përreth stadiumit. Asnjë kryefamiljar nuk mund të fusë në banesë përveç familjes se tij.

Askush të mos bëjë asnjë tentativë, pasi çdo banesë përreth stadiumit do kontrollohet imtësisht dhe çdo ballkon do ketë punonjës policie.

Masa sigurie për skuadrën mike dhe miqtë që do vijnë nga Serbia. Masa edhe nga ajëri për ndonjë të papritur.

Këto masa jo për të frenuar apo penguar tifozët. Aspak. Masat për mbarëvajtjen e ndeshjes duke i ardhur në ndihmë skuadrës kombëtare dhe vendit tonë.

Nga një llogaritje nëse merret se një pallat 10-katësh ka për çdo kat nga 2 ballkone në drejtim të stadiumit, do të jenë në total 80 policë nëpër ballkonet e katër pallateve.

14 komente në “SIGURIA/ Ndeshja me Serbinë, një polic në çdo ballkon të pallateve rreth stadiumit”

  1. tani says:

    Rendesi ka te marrim 3 piket e te shkojme ne Franc

  2. Fotaq says:

    Nje kenge shum speciale nga nje artist i vecant

    https://www.youtube.com/watch?v=r1KDI6_u7O0

  3. MAFIOZ TAHIRI says:

    Lat kokrren e namit me 3000 police .

  4. kapiteni says:

    Shum mire shqiperia esht vend i sigurt per te gjitha sportet e u.e.f.as sipas rregullave te sigurise nderkombetare,nuk bejm si serbet se kemi Kultur shekuj te tere me shume se aerbet e ardhur nga poli veriut.faleminderit .

  5. kapiteni says:

    ne fjaline e fundit fjala (aerbet)esht serbet

  6. riti says:

    More ju qe merrni keto masa ; Nuk do ta prishin ecurine e ndeshjes banoret e pallateve ngjitur , por spiunet serb me banim ne SHqiperi ,Asnje serb nuk duhet te jete ne stadium ose ;NDESHJA DO TE PRISHET DHE NE DO TE DENOHEMI dhe pike, 3 shqiptare ishin ne beograd ;Duka ,Shakohoxha , vllai i kryeministrit dhe Fevziu dhe ata 4 vete te sjellin asnje me teper,Te mos bejme bujarin se do te NA E FUSIN kete ka sugjeruar dhe Platinia , Ketu do te jemi dhe do te shohim ,

  7. XhimiV says:

    Llogaritini mire njerezit sepse do rrezoni ballkonet.

  8. nje shkodran ne emigrim says:

    Nje gja te tille nuk e kishim ndigju ma perpara!!!

  9. enter''" says:

    Policet kane si qellim kontrollimin e kafsherise se tifozerise shqiptare…shume e thjeshte ?

  10. feniks says:

    Se cfare masash do marre policia eshte mungese totale profesionalizmi te deklarohen ne media!!!
    Keshtu ndodh edhe me prokurorine,qe i japin gazetareve te dhenat e hetimeve pa u mbyllur ceshtja ne gjykate!!
    KU I GJEJNE KETA INJORANTE DHE PER ME TEPER:
    -A KA PROFESIONISTE QE T’I KONTROLLOJNE KETA LLAPAQENE??

  11. pronari i pallatit says:

    do hypin policat shqiptare maj pallateve si majmunat sfrikan maj pemve…

  12. albano says:

    SHPRESOJ SE POLICTE SOT NUK JANE SI NE KOHEN E DULLES …. PA KULTURE ….PA CIVILIZIM … QE TE RRIHNIN KOT GRATUIT ..SI NE AFRIKE …. BESOJ SE JANE BERE PAK EUROPIANE …BESOJ …MERCI

  13. te ken me ja u prish ndeshjen ..hahahahaha sa do me bohej qejfi o shqipKARAMOTERQIIIRA!f

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje