Shemsi Brahimi është bërë shembull i integrimit për të gjitha komunitetet
Trajneri shqiptar, Shemsi Brahimi, i cili udhëtoi drejt Suedisë më 1997, është nderuar me çmimin e paqes në ceremoninë e Guldfesten.
Guldfesten mbahet çdo vit dhe eshte festa më e madhe e njerëzve më të suksesshëm të kalmarit.
Shemsi Brahimi nga Mitrovica po e ushtron profesionin e trajnerit.
Ai po u mëson sportin më të popullarizuar në botë, futbollin, rreth 300 fëmijëve në Suedi. Ajo që e bënë këtë shqiptar më të veçantë është fakti se ai stërvit fëmijë nga të gjitha nacionalitetet.
Puna e trajnerit shqiptar po përkrahet mjaft shumë nga autoritetet e Kalmarit dhe kreu i këtij kantoni, Johan Persson, të cilët e kanë nderuar tani edhe me çmimin e paqes. Brahimi, përmes sportit po ul shkallën e huliganizmit te adoleshentët duke u dhënë atyre një kulturë të mirëfilltë sportive.
“Prej disa vitesh, Shemsi Brahimi ka ndihmuar të rinjtë e Norrliden, pa kërkuar asgjë në këmbim. Brahimi ka krijuar një atmosferë të mirë dhe po tregon përkushtim të madh në atë që ai e bën duke i ndihmuar të rinjtë. ‘Ne nuk mund të bëjmë gjithçka, por të gjithë mund të bëjmë diçka”, kanë shkruar mediat suedeze për Brahimin.
Alamet cuni, urime
Se dija qe ishte Bracja ai qe udhetonte prapa ne kohe!
Udhetoji ne 97 per ta marre cmimin ne 2015
LooooL
PO,pse….mor te uruar,tani qe u be i famshem -AI.U cuat te gjithe ,,,,ku ishit deri dje…..