Lajm i keq për Shqipërinë nga FIFA, zbret në renditje

1 Tetor 2015, 18:37Sport TEMA

Një lajm jo i mirë për Shqipërinë para ndeshjes vendimtare me Serbinë që do të luhet në “Elbasan Arena”.

FIFA ka publikuar renditjen e përmuajshme ku kuqezinjtë kanë humbur disa vende.

Tashmë Shqipëria pozicionohet e 32-ta, 7 vende më poshtë se renditja paraardhëse.

Natyrisht që në këtë zbritje në renditje ka ndikuar humbja e pësuar në fillim të shtatorit me Portugalinë.

Në vendin e parë mbetet Argjentina, ndërsa Gjermania fiton një pozicion, renditet në vendin e dytë, duke zbritur Belgjikën të tretën./a.l

3 komente në “Lajm i keq për Shqipërinë nga FIFA, zbret në renditje”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Nuk është Lajm i keq
    Biles s’është lajm fare
    Të ftojmë me Serbët
    Është Detyrë Kombëtare!
    ☆☆☆☆☆
    ☆☆☆☆☆
    Rendita e FIFA-s
    Numra subjektive
    Fitorja me serbët
    Është Objektive.
    ☆☆☆☆☆
    Ndeshja Shekullit
    Luftë e përpjekje
    Luftoni Shqiponja
    Fitore a Vdekje!
    ☆☆☆☆☆

  2. Pelasgian says:

    Aha ,…me vjen keq gopist po kshtu si po shkojne punet shqipnia do haje hajedarin mongol , me ndihme te bijve t’saj TRADHTAR E KALU TRADHTARVE!!!!

  3. Nard says:

    Tifozet e Lokomotiv Moskes sot ne takimin kunder Skenderbeut therrasin ” Vrisni Shqiptaret”:

    http://www.sportal.al/shqiperi/superiore/skenderbeu/item/13421-vritini-shqiptaret.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje