Policia Rrugore e Tiranës në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka arrestuar 10 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndërkohë janë pezulluar 15 leje drejtimi për përdorim alkooli dhe tejkalim të normave të shpejtësisë në qytet.
Patrullat e policisë kanë përdorur radarët për matjen e shpejtësisë edhe brenda qendrave urbane.
Masa me gjobë ka patur edhe për shkelje semafori në 7 raste, 3 mjete janë gjobitur për xhama të errët, 2 për mungesë të siguracionit dhe të kontrollit teknik, si edhe 3 shoferë janë ndëshkuar për ecje në sens të kundërt.
Policia rrugore kërkon ndihmën e qytetarëve duke respektuar rregullat e qarkullimit, për të kontribuar të gjithë së bashku për një qytet më të sigurt.
Qelbesira. Shteti duhet te funksionoje per krejt. E kapen edhe ate drejtorushin e shendetsise per thyerje semafori e per dhenie makine ne gjendje te dehur qe hic hic 1 vit e kishte te hequr ne vend patenten pa vajt ne komisariat e sot e sheh si kokkra e molls tu i dhane prap makines. Mizerje shtet.
Z.Minister .Qe te ushtrohet kontroll per respektimin e regullave te qarkullimit behet shume mire,dhe ju mbeshtesim,por per kontrollin e shpejtesise ne qytet me anen e polcise me duket nje kosto qe nuk ja vlene te aplikohet.vendosni sic eshte ne qytetet evropjane matsa shpejtesie,dhe jane te lidhura me sistemin.keshtu qe elminoni personelin,dhe ndergjegjesimin e qytetareve,qe kur shikojne vendin e kontrollit te shpejtesise edukohen.Pastaj vendendodhjen e kontrollit te policise drejtuesit e mjeteve duhet ta dine.Keshtu eshte ligji.Per mendimin tim e filloni nga me e thjshta,dhe do te keni me shume rezultat,ne disiplinimin e regullores.