Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot para studentëve të Akademisë së policisë, para të cilëve tha se sfida e tyre dhe testi më i vështirë ështe me qytetarët.
Kemi mbyllur një proces arsimimi disamujor, që ma do mendja nuk ka qenë i lehtë për secilin prej jush. Dallimi nga jeta normale e një të riu dhe një të reje, jeta e përditshme, qoftë kjo në bankat e fakultetit, qoftë kjo në punë, është …. me atë që keni bërë ju në Akademinë e policisë për t’u arsimuar dhe është akoma më larg, me jetën e re që fillon për ju që nesër e tutje.
Në qoftë se për të arritur në këtë ditë ju është dashur të mësoni, ju është dashur të testoheni, unë besoj që nga nesër e tutje, fillon në fakt provimi juaj i vërtetë. Eshtë provimi i përditshëm me çdo qytetar. Është provim i përditshëm në luftën kundër informalitetit, kundër paligjshmërisë, kundër kriminalitetit. Është provim i përditshëm, të cilin jeni të dënuar ta kaloni, sepse testi i qytetarëve është shumë herë më i vështirë se çdo test në bankat e shkollës.
Testi publik është shumë herë më realist dhe më i vështirë sesa çdo test tjetër në akademi apo në periudhën që ju është dashur për të bërë punën tuaj. Është testi që jeni të detyruar ta kaloni, ju dhe kolegët tuaj në Policinë e Shtetit. Duke i dhënë…. Policisë së Shtetit fytyrën e ligjit, fytyrën e njeriut. Është testi për ta bërë Policinë e Shtetit t’i shërbejë qytetarëve dhe secili prej jush ka testin e përditshëm të transmetojë te publiku dhe tek çdo qytetar, me më shumë arsye tek ata që shkelin ligjin, mirësjellje, etikë, korrektesë, barazi para ligjit, luftën kundër pandëshkueshmërisë, luftën kundër korrupsionit, bakshishit. Është testi për të garantuar që tek qytetarët të perceptohet pa asnjë dyshim se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve.
Filozofia e shërbimit është provimi juaj më i vështirë, ndaj unë ju ftoj ta konsideroni këtë gjënë më të rëndësishme të detyrës suaj të përditshme. Është testi më i rëndësishëm i shmangies në çdo lloj mënyre të arbitraritetit.
Më tej ministri pranoi se qytetarët janë ndihmë e madhe me denoncimet e tyre. Polici s’mund të masë phpejtësinë me sy dhe mbi këtë bazë të vendosi gjobë”, tha Tahiri.
Besoj jeni bërë dëshmitarë këto ditë për qytetarë kurajozë, që mbi të gjitha na kanë ndihmuar ne, në një mënyrë apo një tjetër, me fotografi apo me video për gjoba të policisë rrugore, për shpejtësi, që vendosen, pa pasur mjetet teknologjike përkatëse, radarët. Dhe me plot të drejtë janë ngritur vërejtje dhe kritika sesi mund të masë punonjësi i policisë shpejtësinë me sy dhe mbi këtë bazë të vendosi gjobë”, tha Tahiri.
Është për këtë arsye që bashkë me Drejtorin e Policisë është vendosur që asnjë punonjës policie, të policisë rrugore, të mos vendosë gjoba për shpejtësinë pa pasur mjetet teknologjike përkatëse. Kjo do të thotë luftë kundër arbitraritetit.Është betejë dhe test i përditshëm i juaji me veten, më së pari, për të besuar në misionin tuaj të përditshëm për t’i shërbyer qytetarëve pa korrupsion, për t’i shërbyer qytetarëve duke diktuar barazinë para ligjit dhe pa selektivitetit.
Është betejë e përditshme me pandëshkueshmërinë, sepse trashëgimia e më shumë se 20 viteve ka diktuar pandëshkueshmërinë. Sepse pushteti, në më shumë se 20 vjet pa përkëdhelur të pandëshkueshmit, sepse drejtësia i ka falur, ose i ka taksuar përkundrejt taksës së korrupsionit, sepse jo rrallë politika i ka përdorur ata që quhen të pandëshkueshëm. Që sot janë më të pasur, që sot janë më të fuqishëm.
Policia nuk është punë si çdo punë, është mision. Dhe unë besoj ju këtë e dini.
Pavarësisht presionit, pavarësisht vështirësive, pavarësisht sakrificave që do hasni në rrugë nga dita e nesërme dhe çdo ditë tuajën, pavarësisht çdo lloj vështirësie të së cilës do bëheni dëshmitarë nga rruga deri te kamerat e televizionit, ju duhet të vazhdoni të besoni. Kjo është sfida më e vështirë që keni përballur secili prej jush.
Beteja më e matur sesa edhe beteja me krimin, me antiligjin, me padrejtësinë, është beteja me qytetarët që presin me plot të drejtë qoftë Policinë e Shtetit në shërbimin ndaj besoni, besoni dhe vazhdoni të besoni çdo ditë. Ne kemi reformuar Policinë e Shtetit, ju jeni dëshmia e reformës sonë për të pasur në Policinë e shtetit njerëz më të arsimuar, të rinj dhe të reja.
Ashtu siç kemi investuar në infrastrukturën e teknologjinë e Policisë së Shtetit dhe siç kemi investuar në burimet njerëzore më të mira, kuadrin ligjor më modern të mundshëm për Policinë e Shtetit.
Unë e kuptoj dhe besoj ju e kuptoni, mungesën e durimit tek qytetarët për policinë që duan, fundja është humbur shumë kohë. Jo pak 20 vjet, por unë dhe ju kemi detyrën, t’i bëjmë qytetarët të besojnë se ka vetëm një mënyrë për të fituar…. dhe kjo është të bëhemi bashkë. Për të fituar çdo ditë të humbur, duke bërë sukses dhe duke besuar se ne, Policia e shtetit dhe qytetarët bashkë, mund ta bëjnë Shqipërinë tonë më të drejtë’, përfundoi fjalën e tij Ministi i Brendshëm.
Ju uroje pune te mbare e suksese, ketyre te rejave e te rinjve,te policise se shtetit.Uroje e skam pike dyshimi qe jane edhe me te edukuar dhe me te sjellshem,sigurisht tek keta te rinje duhet te jete edukata dhe sjellja,sa me e larte me popullin.Dhe ketej nga jetojme momentalisht,policia ben kontrolle rutine ne kohe te ndryshme diten apo naten dhe mbasi ka perfunduar,punonjesi i policise te falenderon per bashkepunimin dhe te uron nje dite,apo nate te mbare.
Po kur parakalon nje makine tjeter ne qytet nuk quhet “tejkalim shpejtesie?”
AS PËRDORIMIN E ALKOLIT!
Në gjithë Europën “tregues” se keni konsumuar alkol në nivelin që ai ju bën të pa aftë për drejtimin e mjetit është niveli i alkolit në gjak. Nivel që përcaktohet nga analizë gjaku që kryhen në laboratoret spitalore menjëherë mbas konstatimit nga punonjësit e Policisë Rrugore se drejtuesi ka përdorur alkol.
Pra drejtuesi duhet të dërgohet për analiza gjaku dhe jo të mbyllet në birucat e rajoneve të policisë.