Policia ka dhënë detajet e para të ekzekutimit të ndodhur te ish-ekspozita.
Sipas saj, dy të vrarët kanë qenë pasagjerë, ndërsa mjeti drejtohej nga Elvis Gaçaj, që ka mbetur i plagosur.
Ky i fundit është person me precedent penalë dhe mendohet se ishte objektivi i sulmit.
“Më datë 01.10.2015, ora 20:00, në zonën e lulishtes “1 Maji” është marrë njoftim se janë dëgjuar të shtëna armësh. Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarjedhe ka konstatuar një automjet tip BMË me targa AA 675 JS.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në vendin e ngjarjes gjendeshin dy viktima, si edhe nga informacionet e mara një shtetas i tretë i plagosur ishte dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore nga disa kaimtarë të rastit.
Policia bëri të mundur identifikimin e shtetasve dhe rezultoi se ishin dy viktima një i seksit mashkull, i identifikuar si shtetasi 1-Kevin Rugova, 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjendej jashtë automjetit, i shtrirë përtokë, ndërsa viktima e dytë u identifikua si shtetasja 2-Aurora Oskian, banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në vendin e parë në automjet.
Gjithashtu shtojme se personi i cili ka mbetur i plagosur është identifikuar si shtestasi 3-Elvis Gaçaj, 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal), i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit me të dhënat e mësipërme.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi gëzhojash të cilat dyshohen të jenë qitur nga një armë automatik kallashnikov.
Policia po punon për zbardhjen e plotë dhe motivin e kësaj ngjarjes.
Për detaje më të hollësishme do ju informojmë në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sa gjeti vrasesit e Santos, sa gjeti leket e vjedhura nga BSH, dhe mbi te gjitha sa denoi vrasesit e 21 Janarit….aq do gjenden dhe do hetohen vrasesit…dhe kryeministri qe premtonte drejtesi per 21 Janarin…ndersa tani qe u be KM thote qe si nderhyjme dot prokurorise…so just keep showing off Mr. PM…nothing you can do better!
BME HAHAHA mark e re makine qarkullon veq ne shqypni
KUR POLICIA KA BERE TE MUNDUR INDETIFIKIMIN E SHTETASVE DHE KA BERE TE MUNDUR EDHE CFARE SEKSI JANE E KA KRYER PUNEN . KAQ MUNDESI KA POLICIA SHQIPETARE.
MUNDESIA PER TE IDENTIFIKUAR NJEREZIT QE JANE TE PLAGOSUR DHE QE JANE NE VENDIN E NGJARJES DHE QE FLASIM ESHTE SHUME E VESHTYRE DHE PER TE LEXUAR TARGEN E MAKINES. RROFTE POLICIA SHQIPETARE ME AFTESITE E SAJ TE MEDHA DHE ME EKSPERIENCE TE MADHE PER TJU MARRE LEKE NJEREZEVE.