DOSJA/ I dyshuari si objektiv në atentatin tek ish-Ekspozita, i dënuar për vrasjen e shokut të tij

2 Tetor 2015, 10:23Kronika TEMA

Elvis Gaçaj, që dyshohet si objektivi i mundshëm i atentatit të djeshëm, ka një dosje të mbushur me krime të rënda.

Ai ka qenë i dënuar për vrasje në vitin 1992, dhe për një plagosje në vitin 2008.

Herën e parë Gacaj është dënuar se ka vrarë shokun e tij.

Ai ka qenë 18 vjeç në atë kohë.

Gaçaj ka vrarë aksidentalisht me thikë shokun e tij, duke e goditur në njërën kofshë

40-vjeçari i kishte prerë arterien kryesore shokut të vet dhe ai ka gjetur vdekjen në spital.

Për vrasjen Gacaj është dënuar me 14 vjet burg.

Por, vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, Gaçaj përfundon sërish në pranga.

Këtë herë 32 vjeç dhe akuzohej për plagosje të lehtë me dashje.

Ai u arrestua më 26 korrik të vitit 2008, pasi kishte plagosur shtetasin me inicialet S.M.

Ndërkohë, po në këtë vit, atij i është bërë një atentat me eksploziv pranë shkollës “Petro nini Luarasi”.

40-vjeçari arriti të mbijetonte, ashtu si mbrëmjen e djeshme.

Ai u godit në shpatull dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën./b.l

2 komente në “DOSJA/ I dyshuari si objektiv në atentatin tek ish-Ekspozita, i dënuar për vrasjen e shokut të tij”

  1. Edhe... says:

    …pasi te dale nga spitali do vazhdoj jete e tij i qete me parate edhe bundrat e droges….te lumteeee..bingooo! :)Per kete tipin paska qene e shkruar…vecse kur te qepet tjetri me trast me buke veshtire e ke!

  2. Lymi says:

    Gjithe jeten ne burg dhe me BMW X5 !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje