Gjirokastër, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori i vjedhjes me dhunë në 2014

2 Tetor 2015, 10:23Kronika TEMA

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Gjirokastër pas një pune hetimore, kanë zbardhur grabitjen me dhunë dhe armë ndodhur në vitin 2014 pranë pikës së kalimit kufitar.

Autori është Spiro Kuoçka, 21 vjeç, banues në Ksamil.

21-vjeçari dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur 14 nëntor 2014.

Në afërsi të doganës greke, në Kakavie në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka vjedhur me armë emigrantët:

Nën kërcënimin e armëve të rinjve u kanë vjedhur 5 aparate celularë, 370 Euro dhe 10.000 lekë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje