Bashkia e Tiranës ka treguar sot se nuk lejon asnje kritike te kaloje pa u adresuar, duke u pergjigjur ne kohe rekord per pastrimin e nje rruge.
Pas thirrjes se Sekretarit Nderkombetar te LSI Ralf Gjoni dje ne Facebook ku ai i kerkonte Bashkise se Tiranes perse nuk ishin pastruar mbetjet e prishjeve te disa ndertimeve pa leje ne Rrugen Dora D’Istria afer Parkut te Liqenit, ka ardhur menjehere pergjigja e Bashkise… Duke pastruar rrugen.
Nuk kane kaluar as 24 ore, dhe Drejtoria e Pastrimit e Gjelberimit te Bashkise Tirane ka shkuar ne vend dhe ka hequr sot te gjitha mbetjet qe ishin lene neper trotuare nga ekipi qe kreu aksionin e prishjeve te disa objekteve te ndertuara pa leje ne nje rruge afer Gardes se Republikes prane parkut.
E menjehershme ka qene pergjigja e Sekretarit Nderkombetar te LSI Ralf Gjoni i cili falenderon Bashkine per shpirtin qytetar dhe profesionalizmin qe tregoi ne kete rast, duke e cilesuar kete si nje akt pergjegjshmerie te ekipit te Bashkise, ndryshe nga arroganca dhe inferioriteti i ekipit te meparshem te Lul Bashes. Reagimi vjen pasi ne disa portale mediatike ishte aluduar dje se kritikat e Ralf Gjonit ishin sulm politik kunder Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, gje qe kundershtohet fort nga perfaqesuesi i LSI, i cili spjegon se te kritikosh e te reagosh, nuk do te thote te sulmosh, por te kesh pritshmeri nga ekipi i ri qe menaxhon Tiranen.
Gjoni e sqaron kete duke postuar dy foto te reja permes nje statusi ne facebook ku shkruan:
Qe t’i japim Cezarit ate qe i takon Cezarit, pas nje reagimi teresisht qytetar nga ana ime per mospastrimin e mbetjeve te prishjeve te ndertimeve pa leje ne nje rruge afer parkut te liqenit ne Tirane, Bashkia e Tiranes sot ka reaguar duke pastruar totalisht mbeturinat e aksionit bashkiak, e duke treguar nje sjellje institucionale civile e cila meriton respekt.
Me konkretisht,falenderoj Drejtorin e Pastrim/Gjelberimit Klodian Gjeci dhe patjeter edhe Kryetarin e Bashkise Erion Veliaj qe thirrjen time e moren me pergjegjshmeri dhe profesionalizem, jo me inferioritet e arrogance sic tregonte ekipi i meparshem i Lul Bashes.
Dhe meqenese nje status i imi mori dhene dhe shkaktoi reagime e komente mediatike te pasakta, dua te sqaroj se te shprehesh nje shqetesim per qytetin tend nuk do te thote te besh politike per hesap te partise qe perfaqeson; te kritikosh konstruktivisht punen e institucionit nuk do te thote te sulmosh Kryetarin e Bashkise; te duash te miren e qytetit tend nuk do te thote te duash te keqen e ekipit qe e menaxhon mirembajtjen e tij. Perkundrazi, te reagosh, do te thote qe ke pritshmeri, ashtu sic i kam realisht ndaj ketij ekipi te ri ne Bashkine e Tiranes. Ndaj reagimi im duhet kuptuar si kontribut qytetar ne kete kuader, e jo si sulm politik ndaj mikut tim te vjeter Erionit.
Ata qe me njohin mire e dine se cdo angazhim i imi politik ka qene gjithnje i frymezuar nga shpirti qytetar, dhe kurre nga ai i apatise apo servilizmit politik qe sot po mbyt Shqiperine. Dhe s’kam ndermend te ndaloj ketu…
Mirenjohje edhe nje here ekipit drejtues te pastrim/gjelberimit qe zhbllokuan hapesirat publike ku duhet te kalojne familjet dhe femijet tane. Pritshmerite vazhdojne.
Foli Ralfi dhe te gjithe ne kembe!
Turp, nese do tu shkoni per avazi te gjithe LSI-stave hajdute e te qelbur ne cdo skaj te vendit!
Duhet tu thoni “Miremengjes!” LSI-stave per te filluar pune!
Duhet tu thoni “Miredita!” LSI-stave per te mos ju larguar nga vendi i punes!
Duhet tu thoni “Naten e mire !” kur te largoheni nga zyrat dhe puna e perditshme!
Duhet tu thoni ” Gjume te embel!” Se ndryshe nuk ju lene te flini rehat!
Duhet tu merrni leje LSI-stave edhe kur te shkoni ne shtrat me bashkeshortet !
TURPI JU MBULOFTE sic ju ka mbuluar!
Ose rroni dhe veproni me dinjitet , ose nen thundren e LSI-stave ju pafsha!
Ptu, njerez pa DINJITET!
mbreme pas takimit koke me koke te te dyve u la qe kete jave qe vjen te kritikohet perseri dhe te pastrohet perseri . Bravo ,keshtu iu do partia te dyve.