Prokuroria: Militantja e PS mashtroi trafikantin, i mori 24.500 euro

4 Tetor 2015, 10:27Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacionit të ardhur nga Policia e Tiranës, nisi verifikimet për elementët e mundshëm të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”.

Por, në vijim, rezultoi se shtetasja Amarilda Leka, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë shumën e sipërpërmendur familjarëve dhe nuk ka zhvilluar asnjë kontakt me funksionarët e drejtësisë.

Pasi kanë konstatuar që janë mashtruar, familjarët e personit të paraburgosur kanë kontaktuar me shtetasen Amadilda Leka dhe i kanë kërkuar kthimin e shumës së parave që i kishin dhënë.

Pas diskutimit ndërmjet këtyre dy palëve, Leka ka bërë kallëzim në polici pasi, sipas saj, është kanosur nga familjarët e të paraburgosurit.

Më konkretisht, në kallëzimin e bërë ajo ka deklaruar se shtetasi Z.GJ., i cili është vëllai i një personi të arrestuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, ka ushtuar dhunë ndaj saj dhe prindërve të saj, me qëllim që t’i paguanin një shumë prej 24.500 eurosh.

Ajo ka kallëzuar se ka njohur shtetasin Z.GJ. dhe motrën e tij, pasi ia kishte prezantuar një person femër e quajtur S., e cila ushtron aktivitet si estetiste në Tiranë.

Leka ka thënë se ka qenë S. ajo që nëpërmjet saj ka kërkuar dhe më pas ka marrë lekët, me pretendimin se do të ndërhyjë te gjyqtarja që e kishte kliente.

Por, provohet se shtetasja Amarilda ka gënjyer lidhur me rrethanat e kallëzuara prej saj.

Rezulton se personi që ka marrë paratë ka qenë vetë ajo. Rezulton se kjo e fundit nuk i ka dorëzuar paratë te shtetasja S., e cila provohet se nuk ka marrë asnjë pjesë nga sasia e parave.

Gjithashtu rezulton se shtetasja S. nuk ka marrë përsipër të ndërhyjë te ndonjë person me funksion gjyqtar./GSH/

10 komente në “Prokuroria: Militantja e PS mashtroi trafikantin, i mori 24.500 euro”

    1. Argita_B says:

      Bleri na hape barkun duke bere publicitet per dyqane brekesh ne çdo koment!!
      Nese do te fitosh para, puno si gjuthe bota se nuk shkohet me mashtrime!! Link qe ke vene ska asnje lidhje me korrupsionin po shte dyqan brekesh. Na myten katnaret neper internet.

  1. lindi says:

    Bravo prokuroria e pd paska kap nje militante te ps, hajde gallat hajde nuk e dim me te vertet eshte shprehur prokuroria keshtu?, po qe shprehur shikoni cfare niveli kan, kushdo qoft personi o militant i ps apo i pd nuk ka pse te shprehen ne ket menyr.

    1. Jola says:

      po ca militante ca militante, mashtrueset skane ngjyre poltike ata kane vetem ngjyre kurvash. Po pse sjane mashtruese Greta Koci e kompani e per keto duhet te themi socialiste , demokrate,. Ne shqiperi nuk egziston demokrat e socialist. Egziston vetem mashtrues e hajdut komunist.

      1. Anila says:

        Trafikantit dhe familjes se tij mire ia ka bere, madje t’i merrte me shume para.

        1. Robin Hood says:

          Ke ngaterruar shekull e dashur, nuk rrojme ne kohen e Robin Hood!
          kjo motra thjesht mbushi xhepin e saj, nuk U hakmorr ndaj kriminelit….

        2. mirel says:

          Anila, ajo eshte kthyer ne trafikante po njelloj si ata, keshtu qe demi I behet popullit qe ka gjyqtare te tille

  2. artur says:

    Prokurori qe i klasifikon keqberesit si militante ose jo.

  3. Jimi says:

    Titull interesant!?
    Asnje lidhje me subjektin ne fjale!
    Nuk e kuptoj, c’lidhje ka militantizmi partiak me veprimin e nje mashtrusi, apo nje mashtruseje!?
    Duket qe kete duhet ta dije mire vetem autori i shkrimit!

  4. Odeta says:

    Shume turp!!! kane filluar dhe femrat merren me dallavere diten per diell! Natyra femerore duhet te jete katalizator i proceseve pro emancipimit, drejtesise, qetesise shoqerore! Jo te perfundoje ne batakcie e mashtruese duke u bere pale me krimin, korrupsionin, mashtrimin! Turp!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje