Kategoria Superiore/ Skenderbeu merr kreun e renditjes, likuidon Laçin

5 Tetor 2015, 16:16Sport TEMA

Skëndërbeu nuk njeh limite duke vijuar serinë e fitoreve edhe në javën e gjashtë të kategorisë superiore.

Korcarët mundën në transfertë skuadrën e Lacit me rezultatin e pastër 3-0, duke kryesuar i vetëm kampionatin.

Serinë e golave për skuadrën e drejtuar nga teknku Mirel Josa e hapi sulmuesi shkodran Hamdi Salihi në minutën e 19-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë kampionët në fuqi nuk e ulën për asnjë moment ritmin duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 47-të ishte rradha e mesfushorit Sabien Lilaj që dyfishon shifrat, duke ia lënë sërish më pas radhën bomberit Salihi i cili shënon golin e tretë dhe të dytin personal.

Kjo ishte e fitorja e gjashtë rradhazi për Skëndërbeun, që kryeson tabelën me 18 pikë të grumbulluara i ndejkur nga Partizani me 16 pikë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje