BE-ja kërkon ndihmën e Turqisë për të ndaluar fluksin e refugjatëve nga Siria dhe Iraku. Por koncesionet që kërkon Erdogani për këtë janë të papranueshme, shkruan Barbara Wesel.
Evropianët e kanë vetë fajin për gjendjen e vështirë politike në të cilën janë të mbërthyer tani për shkak të krizës së refugjatëve. Ky është një nga mesazhet e Rexhep Erdogan për BE-në. Me të drejtë presidenti turk e kritikon BE-në se, ajo e kishte injoruar gjatë dramën e refugjatëve të luftës në Siri, pasi besonte se nuk do të prekej prej saj. Rreth katër milionë refugjatë janë strehuar tashmë në vendet fqinje, rreth gjysma e tyre në Turqi. Dhe presidenti turk ka gjithashtu të drejtë kur ai vë në dukje se në Bruksel paniku shpërtheu vetëm kur gjithnjë e më shumë njerëz morën rrugën drejt Evropës. Tani Erdogani është në pozicion të favorshëm, dhe përpiqet për t’i bërë shantazh BE-së me të gjitha format.
A do t’i hedhë Evropa poshtë të gjitha parimet?
Takimi në Bruksel ndërmjet shefave të BE-së dhe pushtetmbajtësit në Ankaraja ishte spektakël i trishtuar. Ata sa nuk ranë përtokë, që t’i bënin nder Erdoganit dhe ta merrnin me të mirë atë. Sidomos Presidenti Jean-Claude Juncker përmendi me forcë miqësinë e tij të ngushtë me Erdogan, duke e quajtur atë si një reformator të madh të Turqisë. Sigurisht mirësjellja dhe madje edhe një shkallë hipokrizie janë pjesë e diplomacisë. Por në një shteg të tillë lëpirjesh vetëm mund të rrëshqasësh. Si është e mundur që presidenti turk që po bëhet gjithnjë e më tepër autokratik dhe është kritikuar për vite me radhë për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe politikës së tij antidemokratike, të transformohet brenda natës në partnerin më të rëndësishëm të evropianëve? Arsyeja janë dështimet tona dhe frika prej paqëndrueshmërisë politike të brendshme. Ndërkohë që lufta në Siri vazhdon me tërbim prej katër vjetësh dhe pasojat duhet të ishin të qarta për të gjithë.
Edogani bërë të qartë në Bruksel se për të kooperuar në çështjen e refugjatëve kërkon çmimin më të lartë të mundshëm. BE-ja duhet të pranojë që ai do të rifillojë si në Irak edhe në Siri luftën e tij kundër turqve. Ai madje shkoi aq larg sa i barazoi organizatat e kurdëve me IS-in dhe bëri thirrje për luftë të përbashkët kundër të gjithëve që i quan terroristë. Dhe kjo kur vetë Erdogani ishte ai që fillimisht e kishte mbështetur IS-in ngaqë shpresonte për një sukses të dyfishtë: rënien e Asadit në Siri dhe shtypjen e kurdëve. Tani ai e ka kthyer fletën dhe kërkon mbështetjen e evropianëve për luftën kundër IS-it dhe njëkohësisht kundër kurdëve. Pikërisht të atyre kurdëve që në luftën për Kobanen ishin për bashkësinë ndërkombëtare të mirët dhe morrën edhe ndihma ndërkombëtare me armë.
Evropa nuk mund të bashkohet me Erdoganin
Realpolitika do të thotë që të heqë dorë nga vlerat. Por evropianët duhet ta shikojmë me kujdes se sa lirë duan ta shkapërderdhin besueshmërinë e tyre. Shumica e masave për të cilat ka mosmarrëveshje politike tani janë sa për të larë sy e faqe: si lufta kundër trafikantëve në Turqi – ajo nuk do të ketë kurrë sukses, sepse bëhet fjalë për shumë para. Apo idja që kërkesat për azil në BE të bëhen në kampet e refugjatëve në Turqi – e cila është faktikisht dhe ligjërisht e vështirë për t’u zbatuar. Dhe si mund t’i detyrojmë të gjithë sirianët për të qëndruar në Turqi dhe të presin atje në kampe deri sa lufta të marrë fund? Dhe pse Erdogan duhet të pajtohet me këto, ndërkohë që qëllimi i tij është të dërgojë në Evropë edhe rreth 500,000 refugjatë?
Fund qarravitjeve për krizën
Turqia nuk mund ta zgjidhë për ne problemin e refugjatëve, ne duhet ta bëjmë vetë atë. Dhe është absolutisht e pamundur dhe e pakonceptueshme që Erdoganit t’i bëhen lëshime për gjëra për të cilat ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi. As nuk është në interes të Evropës që ta mbështesë Erdoganin në rrugën e tij drejt diktatorit të madh. Dhe ne nuk mund të bëhemi në asnjë mënyrë xhelatët e tij, në qoftë se ai dëshiron të nxisë një luftë civile në rajon kurd.
Përveç kësaj ndoshta do të ishte e dobishme që t’i japim fund vajtimit për krizën. Në mbarë botën ka 50 milionë vetë që janë në arrati nga lufta, persekutimi dhe fatkeqësitë natyrore. Vetëm një pjesë e vogël e tyre ka ardhur deri tani në Evropë. Ne nuk do të fundosemi edhe nëse drejt nesh janë nisur edhe një milionë njerëz nga Siria dhe Iraku. Kontinenti ynë ka një gjysmë miliardi banorë dhe nuk është i mbingrakuar. Kjo është një çështje e vullnetit politik, e humanizimit dhe në të njëjtën kohë e realizueshme. Allish-verishet me qeverinë e Ankarasë, nuk duhet të kenë vend në plan.
Shjme shume mire ja ben Erdogani Europes, Tani i ka srdhuf shaci per ta derrmuar European kurve qe e ndezi luften dhe njerzit ja plas Turqise. 150mije qe kane marre dhe nuk diné se ku ti cojne .I kane futur neper cadra te bashkuar Sirian ,Afgan , Pakistan dhe Shqipetare, dje ka qene njee Lufte e ashper ,njeri me tjetrin ku ka patur te vdekur dhe shume te plagusur , AS policia nuk po mundej ta qetesonte gjendjen katastrofale te mesjetareve refugjat .
Keshtu e pafsha Europen karakurve dhe njerzit e poshter te saj .
ja se cdo te thote te jesh korrak………
Kujdes nga prapa se po ta rras ne prapanice papuja ortodoks i amerikes.
Per dhurate Erdoganit do ti japin se shpejti nje pjese te Greqise pjesen myslimane greke nga kufiri turk deri ne Selanik pjese te cilen edhe politikanet turq e quajn te tyren
Mund të shkruash një libër të të tërë për këtë temë.
Që nga agresioni amerikan në Irak, në vitin 2003, si fillim dhe deri tek silurimi i sigurisë dhe integritetit të Sirisë, së fundmi, e tërë Lindja e Mesme e deri tutje, në Avganistan, është kthyer në një skene gjigande krimi, vrasjesh, spastrimesh fetare dhe etnike, rrënimi, masakrash dhe genocidi, ndërhyrjeje dhe terrorizmi shtetëror rajonal dhe ndërkombëtar po aq sa edhe xhihadist fetar, në një skenë ku gjeopolitika dhe interesat e korporatave, janë bashkrenduar si dhe janë përshtatur dhe ujdisur me konfliktet etnike dhe fetare shekullore rajonale.
Pasoja? Një rajon i tërë, i madh dhe i rëndësishëm i botës, është në kolaps të plotë dhe me dy aktorë të rinj në skenë: Kurdët dhe Kalifatin e ISIS-it.
Pasoja? Një mjerim dhe eksod biblik shumë-milionash dhe shumë-etnik, i shtrirë si fillim brëndapërbrënda vëndeve të prekura, më pas në shtetet fqinjë brënda rajonit dhe, së fundmi, drejt kontinentin fqinj, përtej Mesdheut, në Europë.
Miliona ikanakë, të tmerruar dhe në panik, nga vrasjet, masakrat, bombardimet, skuadrat e vdekjes, ekzekutimet, përdhunimet, rrënimi i bazave elementare të jetës dhe sigurisë, ikin nga sytë këmbët, të lebetitur, duke lënë pas gjithçka, shtëpitë e rrënuara ose jo, prona e pasuri, të vrarët dhe varret, jetët e tyre të thjeshta e të zakonshme, duke tërhequr pas së pari fëmijët, mjaft t’i largohen një absurdi, ku jeta nuk vlen më asgjë dhe ku nuk di se kujt ti ruhesh, kush është armiku e vrasësi dhe kush është aleati, kujt i shërben njëri dhe kujt tjetri.
Kjo batërdi në kohën tonë reale, i dha vragën e zezë shekullit të ri të 21-të.
Autorët dhe skenaristët dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie dhe krimi dihen, njihem mirë kush janë edhe pse nuk ju vihet gishti, as në median e korporatave dhe as në OKB-në që dirigjohet nga po të njëjtët autorë.
Nuk po flas për aktorët, që janë të shumtë dhe të errët, por po flisnja për regjizorët dhe autorët, që dirigjojnë dhe paguajnë këta aktorë.
Por Europa vetë, i ka duart të zhytura deri në brryl, me krim, me gjak dhe me përgjegjësi për situatën që sapo folëm, me veprimet dhe mosveprimet e saj, me qëndrimet e zëshme po aq sa edhe me heshtje e saj.
Krimi po ndodhte në sytë e Europës dhe kjo Europë po priste fundin e krimit, duke bërë llogaritë se cila do të ishin fitimet e saj pas katrahurës dhe se sa dhe si duhet të investohej dhe përzjehej që tani tani, në mënyrë që, në fund, të mund t’i rriste këto fitime.
Europa shikonte dhe nuk e bënte qejfin qeder për katastrofën njerëzore të atyre popujve dhe as për milionat që po rraseshin si refugjtë në vëndet fqinj, përfshirë Turqinë, po edhe më të vegjël e me më pak mundësi se Turqia.
Por kur ikanakët e lebetitur, vdekur se vdekur, morrën mortjen në sy dhe ju futën Mesdheut në këmbë, për ta përplasur kobin e tyre në metropolet europiane, në ato metropole, të cilat marrin dividentët e tyre nga fitimet e pritshme nga këto luftra dhe agresione, nga pasuritë vëndeve të këtyre ikanakave, athere papritur Europa fillojë të përpushej, të hidhte vickla, të ngrinte mure dhe gardhe policie dhe ushtrie, edhe pse numri i këtyre ikanakëve akoma nuk e ka kapur një milion dhe është hiçmosgjë krahasuar me ata të ikur në vëndet fqinje dhe akoma hiçmosgjë me numrin e atyre të mbetur në vëndet e krimit dhe apokalipsit, të mbetur aty sepse nuk kanë asnjë mjet dhe nuk u ka mbetur asnje kurajë për t’i ikur vdekjes, sepse i janë dorëzuar të keqes, mizorisë, fatit tragjik, apo sepse nuk duan të lënë varret e fëmijëve të vrarë e masakruar.
Qeveritë e Europës duhet të marrin hapur përgjegjësitë e tyre për çfarë ndodhi dhe për çfarë vazhdon të ndodhë në Lindjen e Mesme dhe të veprojnë, të kritikojnë protagonistët e kaosit dhe të imponojnë zgjidhje të situatës atje ku po ndodh krimi.
Opinioni publik dhe popujt e Europës duhet të hapin zemrën dhe shtëpitë për këta ikanakë të mjerimit jo për faj të tyre, por për përgjgjësi edhe të Europës.
Ky opinion publik europian akoma nuk është ndërgjegjësuar për të mbrritur dhe hedhur në sheshe sloganet e duhura që mund të nxisin zgjidhje reale:
– Larg duart nga Lindja e mesme!
– Ndal përkrahjes për diktatorët gjakatarë të rajonit dhe nxitësit e urrejtejes
dhe përçarjes fetare dhe etnike të popujve të rajonit!
-Lërini popujt e rajonit t’i zgjidhin vetë problemet e tyre!
Europa nuk duhet të ngrejë postblloqe dhe çadra të mjera për gratë e fëmijët, por duhet të vërë fondet dhe të veprojë për t’i integruar ata në jetën noramale të vëndit pritës.
Kjo nuk është një bamirësi nga Europa, por një detyrim, moral po e po, por edhe një detyrim që rrjedh nga përgjegjësia që vetë Europa ka për këtë katrahurë.
Europa s’ka pse i bën korte Erdoganit, aq më pak t’i bëj lëshime për kurdët.
Europa të shtrëngohet vetë bythësh dhe të tregojë se kristianizmi i saj nuk është fallc dhe se humanizmi i saj nuk është fasadë për të shlyer vragat e ndërgjegjes nga mëkatet i krimit të saj ndaj popujve të rajonit.
ptuuuuuuuuuuuu turk i ndyre,nuk perton te shkruash nje carcaf te tere thjesht per te treguar se ”fajtoret” se vriten e cfarrosen mes tyre byrazeret e tu arabe jane evropianet….!!!!!!!!
edhe njehere,ptuuuuuuuuuuu vrromoarapi tou kerrata…………
Tfgs ke shume nevoje te hash vitamine Kkk
Po o hibrid po, qe sdi kush te mbolli e ku ke mbire, je evropian ti po, me shku ti ne Evrope sju hyn ne pune as per mish te grire per perzjerje ne ushqimin per kafshet.
Hiqni Grekun nga Evropa- Futni Turqine.