Tmerr për 148 pasagjerë, piloti vdes gjatë fluturimit

6 Tetor 2015, 15:11Lifestyle TEMA

Lajmi për vdekjen e pilotit të American Airlines gjatë fluturimit ka qenë më i lexuari në mediat e huaja dhe ka shkaktuar ankth për familjarët e 148 pasagjerëve.

Piloti i një avioni të nisur nga Fenix, Arizona drejt Bostonit u ndje keq dhe ndërroi jetë në kabinën e pilotimit.

Avioni Airbus A320 me 148 pasagjerë në bord dhe 5 anëtarë ekuipazhi shpëto mrekullisht falë uljes së bërë nga ndihmëspiloti në Sirakuzë, Nju Jork.

Piloti 57-vjecar nga Jutah u shpall i vdekur pak minuta pas uljes së detyruar të avionit.

Ende nuk dihet shkaku i qartë i vdekjes së tij.

Në regjistrimin e avionit dëgjohet zëri i ndihmëspilotit që kërkon ndihmë mjekësore.

“Urgjencë mjekësore, piloti është në gjendje të rëndë”, thotë ai dhe më pas kërkon sugjerime për të kryer një ulje të detyruar.

Fjalët e tij kanë shkaktuar tmerr dhe panik te pasagjerët që fatmirësisht kanë shpëtuar nga tragjedia falë aftësive të ndihmëspilotit.

Frika e pasagjerëve dhe kullës së kontrollit ishte mos ndodhte një skenar i ngjashëm me avionin e përplasur nga Andreas Lubitz në alpet franceze ku vdiqën rreth 150 pasagjerë./a.l

7 komente në “Tmerr për 148 pasagjerë, piloti vdes gjatë fluturimit”

  1. Andreas says:

    Nuk e kuptoj se çdo te thote “pasagjeret shpetuan fale aftesive te ndihmespilotit”???!!! Ishte me difekt avjoni apo ndehmespilotin e zgjedhin me kujt ti bjere 51-shi nga rruga?

    1. Dritëroi says:

      Aferim, qirie Andreas!

  2. zonja Milo. says:

    Paskan patur fat te madh qe kane shpetuar mrekullisht.Faleminderit Zotit qe i shpetoj.”

  3. Kasëmi says:

    Na çatë bythën me këto fjalë “bombastike” prej idiotësh, sepse nuk pati asnjë tmerr tek pasagjerët, sepse avionin e uli mirë e bukur, piloti i dytë që është po aq i përgatitur sa piloti i parë…! Mësohuni të jipni një herë një lajm të saktë e real…!

  4. Christopher Columbus says:

    Po Piloti i dyte per ate pune paguhet se nuke eshte ne cbine te haj sandwice

  5. al paci says:

    Kur lexova titullin thashe se mo kishte ngelur avjoni ne ajer pa pilot dhe si do ken shpetuar, po si gjithmon nje lajme kur ska gje tjeter per te shkruar. Po ky avjoni qenka avjon i mathe dhe nuk niset po nuk pati dy pilota ne kabine, dhe piloti i dyte qe ka kaluar me mira ore fluturimi per te tilla raste eshte.

  6. tironci says:

    Cfare fati per pasagjeret. I lumte ndimes pilotit qe ka qene I afte me ul avionin pa probleme .edhe pse ne aeroport tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje