Arrestohet i dyshuari që tentoi të vriste Mimoza Kusari Lila

8 Tetor 2015, 10:52Rajoni TEMA

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person, i cili dyshohet për tentativë vrasje ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar lajmin për gazetën “Zëri”.

Mimoza Kusari ­Lila ka deklaruar për media se dikush në Kosovë ka porositur vrasjen e saj, dhe aktin e vrasjes do ta kryente dikush nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë përcjellë tek unë lajmin që jam cak i një sulmi. Hetimet kanë nxjerrë që ka qenë një sulm i porositur tek ata që kryejnë këto punë”, – ka thënë Kusari Lila.

2 komente në “Arrestohet i dyshuari që tentoi të vriste Mimoza Kusari Lila”

  1. Kasëmi says:

    Pordhë me rigon…!

  2. Scandal says:

    Mikel Qupi nje agjend i policis sekrete Serbe i infiltruar per mrekulli ne Partin demokristjane dhe ne politiken e Kosoves gjithmon armiqesor me zhvillimet pozitive ne Kosove dallohet me propaganden e tij rrethe religjionit pra tuj perqa ne baza fetare,tinzar i poshter posedon nje pike Karburanti dhe ate pa leje etj……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje