Shqipëria e kualifikuar në Euro 2016-të është një festë kombëtare: kjo dihet. Shqipëria e kësaj mrekullie të Futbollit është edhe një festë italiane, duke parë se në drejtim të Kombëtares së mrekullive është Gianni De Biasi, trajneri më pak i njohur i vendit fqinj që punon jashtë Italisë, por duke parë se kategoria “Made in Italy” është pak në rënie (Lippi, Ancelotti, Capello, Zaccheroni, Trapatoni, të gjithë “big”-ët janë… pushim për momentin), shtypi “axurr” ka dashur të festojë dhe të ngushëllohet me një “Normal One”: De Biasi.
Një trajner që vjen nga larg, nga një jetë të kaluar në drejtim të skuadrave gjysmë të vogla: Pro Vasto, Carpi (dhjetë vite më parë), Cosenza, Spal, Modena, Brescia, Levante, me një eksperiencë shumë pozitive në drejtim të Torinos dhe një zhgënjim i madh tek Udinese deri te transferimi në Shqipëri, në 2011-ën. Ka bërë një punë aq të mirë sa ka merituar edhe nënshtetësinë sepse ka mundur Portugalinë e Ronaldos në një ndeshje kualifikuese dhe Francën në miqësore.
Ka qenë arkitekti i kësaj aventure historike të futbollit shqiptar, që do të marrë pjesë në një Europian, për herën e parë në historinë e vet. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të mund të ndodhë në Francë mbas tetë muajsh. Ndjesia e triumfit është e gjitha për popullin kuqezi. De Biasi është 59 vjeç, ka qenë një futbollist i mirë, në rolin e mesfushorit, e ka mbyllur karrierën e tij si lojtar në 1990-ën në shinat e netëve magjike, dhe prej 25 bën një punë që i pëlqen: trajnerin.
Ka fituar një kampionat në C2, një në C1, dy Kupa të Italisë në Lega Pro dhe në Serinë C, një Superkupë në C1 dhe stolin e argjendtë në 2001-in. Por arritja e realizuar me Shqipërinë vlen një stol të artë. Edhe më shumë.
Biazi nje trainer I madh dhe nje njeri I madh.Faleminderit Giani per sa shume ke bere si trajner per te ngritur nje ekip fantastic.Respekte
je I modh bashke me cunat.
…dhe gopin.
hahahahahahahhahahahahahahhhhahahahahahhahhahahahahhahhahahahaah me lot me lot o stela !!!
O ti u bofsh 1000 vjece hahahahahhhahahah lash nam tu qesh !!
De Biazi e mori Shqiperine nga lluca e vendeve te parafundit dhe e dergoi ne mbreterine e futbollit Europjan.Shperblejani mundin!.Pasurite nuk jane vetem eskluzivitet i malokeve ne kete vend.
KY GANI ABAZI KAM QEF QE TI FUTI NJE MAJE ME KOK TETRASH JANULLES TFG
Vuuuuuu,moj e uruar stela,te hengert Ai,qe ha grate naten,dhe te befte mire.
Ahahahaha stela
BRAVOOOOO!Jamkrenar me ju,DJEMA se na u deshen 103 vjet te bejme realitet nje enderr dhe nje deshire aq te medhe.Ju kualifikuat dy shtete dhe nje KOMB:kualifikuat KOSOVEN,se shumica e lojtareve qe luajten jane me origjine nga Kosova,kualifikuat dhe SHQIPERINE sepse luajtet nen flamurin e Shqiperise qe jane dy pjeset me te medha te kombit shqiptar.Falenderoj edhe te madhin e deritanishem Giani De Biazi qe udhehoqi skuadren tone perfaqesuese deri ne realizimin konkret te kesaj endrre.Ta GEZONI TITULLIN E LARTE”NDERI I KOMBIT”Lavdia e merituar qofte gjithmone me JU!