Bundestagu miraton rregulla më të ashpa për azilantët nga Shqipëria dhe Ballkani, hiqen ndihmat financiare

16 Tetor 2015, 10:04Rajoni TEMA

Ndryshime thelbësore në ligjin e ri të azilit në Gjermani: Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të shpallen vende të sigurta origjine. Po ashtu hiqen ndihmat financiare, jepen vetëm ushqime ose kupona në vend të parave.

Për herë të parë që nga viti 1993 Bundestagu gjerman ndërmori ndryshime thelbësore në ligjin e azilit. “Ne duam, që të mos shtrohen aspak kërkesa nga ata që nuk kanë perspektivë për njohjen e së drejtës së azilit”, argumentoi ministri i Brendshëm kristiandemokrat, Thomas de Maizière ndryshimet e ndërmarra në një sërë ligjesh për të drejtënn e azilit. Paketa ligjore synon, që të shpejtohet vendimmarrja për ata që fitojnë azil dhe ata që nuk fitojnë azil. Kush nuk ka të drejtë për azil, sipas përfytyrimit të ministrit të Brendshëm duhet të kthehet shpejt në vendin e origjinës. Kush ka të drejtë për azil, duhet të mund të integrohet më shpejt dhe më mirë. Pikat më kryesore të ligjit janë:

· Refugjatët në të ardhmen duhet të qendrojnë në strehimoret e pranimit fillestar derisa të vendoset për kërkesën e tyre.

· Kërkesat duhet të shqyrtohen shumë më shpejt.

· Federata merr përsipër një pjesë të madhe të kostove prej komunave të mbingarkuara.

· “Joshje të reme” duhet të shmangen, në mënyrë që njerëzit të mos aplikojnë për azil duke u nisur nga arsyet ekonomike. Gjatë periudhës së shqyrtimit të kërkesës së azilit ndihmat do të jenë më pak në para dhe kryesisht në natyrë – si p.sh. ushqime apo kuppona ushqimi.

· Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të shpallen vende të sigurta origjine.

· Në të ardhmen do të ketë dy kategori refugjatësh. Refugjatë nga vendet e treta të sigurta këtej e tutje do të kenë më pak shanse për qendrim në dallim me ata që kanë “perspektivë pranimi”. Atyre, njohja e azilit të të cilëve është e mundshme, do t’u ofrohen më shpejt kurse gjuhe dhe intergimi dhe do të lejohen më shpejt të hynë në punë. Refugatët nga vendet e treta të sigurta në të kundërt nuk do të lejohen të punojnë.

· Refugjatët e refuzuar duhet të dëbohen më shpejt.

Ndërkohë që nuk u vendos krijimi i zonave të diskutueshme “të tranzitit”. Fillimisht Ministria e Brendshme kishte planifkuar që të krijonte zona të tilla në kufi. Në bazë të këtij plani refugjatët do të duhej të qendronin në rajonin kufitar, derisa të merrej vendimi për kërkesën e tyre.

Merkel vazhdon të jetë kundër izolimit

Më parë kancelarja Angela Merkel parimisht sërish bëri thirrje për politikën e saj ndaj refugjatëve. Gjermania dhe Europa duhet të vazhdojnë t’u japin një perspektivë atyre që vërtetë kanë nevojë për mbrojtje.”Izolimi është një iluzion”, u bëri thirrje ajo deputetëve. Ajo theksoi, se në samitin europian në Bruksel do të vazhdojë të bëjë punë bindëse ndaj vendeve të tjera anëtare. “Ne nuk do të tërhiqemi”.

Nga vendet e tjera ajo kërkon kryesisht shpërndarjen e refugjatëve sipas kuotave në shtetet e BE-së. Gjithashtu në të ardhmen kufijtë e jashtëm të BE-së duhet të kontrollohen pjesërisht nga Agjencia e BE-së për Mbrojtjen Kufitare, Frontex. Deri tani kjo është detyrë e shteteve anëtare. “Europa duhet të jetë një Europë solidare”, kërkoi Merkel. “Gjithçka tjetër do të dështojë.”

Ekologjistët të pavendosur, konservatorët jo në unanimitet

Ekologjistët abstenuan me votën e tyre për ligjin e azilit. Me këtë ata deshën të bëjnë të qartë, se ndonëse i mbështesin pjesë të caktuara të ligjit, si mbështetjen më të madhe financiare të federatës për komunat, nuk janë dakord me pjesë të tjera. Grupi parlamentar i të gjelbërve është kundër detyrimit të refugjatëve që të qendrojnë në strehimoret e pranimit të emergjencës. Kryetarja e këtij grupi parlamentar Katrin Göring-Eckart u bëri thirrje deputetëve konservatorë, që të mos tërhiqen nga presioni i popullsisë. “Nëse ne bëhemi avokat i frikës, atëherë ne kemi një problem si klasë politike.”

Deputetët e unionit kristiandemokrat të Merkelit e ndjekin me sfrocim gjithnjë e më të madh politikën e saj. Ndaj ligji është edhe një lëshim kundrejt anëtarëve konservatorë të partisë, që po kërkojnë gjithnjë e më qartazi kufizimin e numrit të refugjatëve. “Në çështjen e refugjatëve vendoset edhe nëse njerëzit në Europë shpresojnë për një perspektivë për të ardhmen”, tërhoqi vëmendjen kryetari i grupit parlamentar të kristiandemokratëve Volker Kauder. Edhe socialdemokratët ishin të vendosur në aprovimin e ligjit. “Ne nga motoja ‘do t’ia dalim’ duhet të kalojmë në moton ‘ne do ta bëjmë këtë”, tha kryetari i ggrupit parlamentar të socialdemokratëve Thomas Oppermann.

Për kontrolle më të ashpra kufitare dhe për më shumë izolim kundrejt vendeve europiane fqinjë u shpreh grupi parlamentar i kristiansocialëve të Bavarisë. Ish-ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich shprehu keqardhje që nuk u miratuan “zonat e tranzitit” të parashikuara në projektligj. Ai kërkoi të rivendoset “integriteti territorial i Gjermanisë dhe i Europës”. Gjermania duhet t’i kontrollojë më mirë kufijtë e saj dhe të dërgojë “një sinjal stopi” në kufi. Kjo ukritikua nga opozita.

7 komente në “Bundestagu miraton rregulla më të ashpa për azilantët nga Shqipëria dhe Ballkani, hiqen ndihmat financiare”

  1. Bond says:

    Po tani c’do behet me shqipot e varfer qe perbejne rreth 3/4 e popullsise se Shqiperise? Tani keta kane rene ne gracke apo ne nje qerthull te pashprese. Nga njera ane eshte varferia ekstreme dhe mungesa e perspektives ne atdhe te cilen as dine dhe as duan t’a ndryshojne individe te pashprese si SRB, Meta, Rama, etj. dhe bandat apo klanet e tyre mafioze (qe gabimisht duhen parti)!
    Nga ana tjeter, eshte Europa dhe Amerika qe thuajse i ka mbyllur dyert per ‘refugjatet’ hallexhinj (ekonomike) nga Shqiperia!
    Pyetja qe shtrohet eshte : A ka ndonje zgjidhje tjeter apo rruge te trete per te ‘ngushelluar’ kete popull tejet fatkeq per te ‘kaluar’ pertej ketyre 25 vite te mbrapshta kaosi dhe anarkie totale?
    Fatkeqesisht perspektiva per kete popull hallexhi e derdimen duket tejet e zymte!

    1. B52 says:

      Per komentin Bond:E vetmja zgjidhje eshte qe ne si popull mos te votojme me palacot e njejte qe kemi votuar keto 24 vitet e fundit.Nderrohen qeverite dhe jane po ata shushunja te pangopur qe keto dekada e shkaterruan e vodhen dhe rrenuan barbarisht popullin dhe vendin tone te dashur…..

      1. Altini says:

        Votoni ke te doni po ne byth e keni gjithmone nga te gjithe politikanet.

        1. .. says:

          Po pse ti altin ku e ke ne goje?

  2. Hanxhiu says:

    S’ka asnjë problem…,sepse këtej e tutje “do të hamë” Euro 2016, flamur kuqezi dhe Shqipëri të Madhe…(???!!!) Këto nuk na taksin përditë “politikanët” tanë, që i paçim me jetë…, ndërsa ne “ulërasim” të ekzaltuar…???!!!

  3. fredi says:

    Eshte turp per nje vend si Gjermania qe te trajtoje SHQIPERINE KOSOVEN dhe MALIN E ZI ne kete menyre .
    GJERMANIA mos te harroje se i ka nja 7 milion TURQ NJA 5 milion ITALIAN .
    Dhe tani po pranon dhe jevgjit qe po shkojne nga Siria,Iran,Iak,Pakistan dhe e gjithe raca e qelbur e tyre dhe i trajtojne sikur jane njerez me kulture.
    Po do ja degjoje kengen ketyre jevgjiteve .
    Po ky shtet cfare ben ku eshte apo vetem kur jane zgjedhjet behet i gjalle.

  4. greku u pabesë me garuzhde në brez says:

    Po ska me gjermani evro se i hodhi te gjitha ne gropën septike greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje