Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është vënë në qendër të kritikave pas daljes në dritë të përplasjeve mes tij dhe ambasadores së përhershme të Greqisë në Bashkimin Evropian, Aleksandra Papadopulu.
Gazeta “To Vima” shkruan se kjo përplasje është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që po kalon Ministria e Jashtme greke, si pasojë e vendimeve të ministrit Kotzias.
Siplomatja greke ka marrë urdhër të lërë misionin e saj në Bruksel dhe të kthehet në Athinë për të qënë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme greke.
Gjatë fjalimit në parlament Kotzias tha se “kur një ministër vendos veton për një çështje të rëndësishme kombëtare, asnjë diplomat nuk ka të drejtën të mos e respektojë, edhe kur është nën presionin e të tretëve”.
Gazeta “To Vima” mësoi nga burme të saj se ambasadorja e përhershme e Greqisë në BE, Aleksandra Papadopulu tejkalonte urdhërat e ministrit dhe qeverisë, duke dalë kundër qëndrimeve të tyre për çështje që kishin të bënin me Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton Respublica.
Gazeta nuk jep të tjera detaje mbi këto lëvizje të urdhëruara nga Kotzias dhe as për çështjet që lidhen me Shqipërinë për të cilat ambasadorja greke mbante qëndrime kundër linjës zyrtare.
Aktualisht një prej çështjeve që mbetet peng i marrëdhënieve mes dy vendeve është ajo e kufirit detar, ku Athina dhe Tirana nuk lëshojnë pe, pavarësisht vullnetit të shprehur nga palët për një zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare.
nuk eshte kjo e vereteta ktu po luftohet kunder kosoves ne unesko dhe greqia po behet gati te mbeshtese serbine
dhe kshu del qe te gjithe diplomatet qe mendojne ndryshe duhet te pushohen
E njejta gje ndodhte ne kohen e ENVERIT.po te ngrinte zerin ndonje intelektual quhesh armik dhe merreshin masa.
Ne Kohen e Enverit Shqiperia nuk bente asgje kunder popullit grek ndersa ketu grek jane te póster Ndyresira
E keni gabim. Ambasadoret e diplomatet e nje vendi, kudo qe te jene, e kane per deyre te zbatojne linjen e vendimet qe merr qeveria ne qender. Ketu nuk nuk hyn as E. Hoxha e as ndonje tjeter. Ky eshte nje ligj per te gjithe diplomatet. Nese ndonje ambasadori apo diplomati nuk i pelqen, nuk mund te dale asnjehere kunder. Mund te jape doreheqjen.
Greqia ti harroje bemat ndaj shqiptareve! Sot ata jane nje komb 10 milione pamvarsisht se jetojme ne 5 shtete por kerkesat e tyre , dinjiteti , dhe egzistenca e tyre po rritet e forcohet dita dites ! Politika konfliktuale e greqise eshte ber e pa durueshme per europen dhe shba ! Sot ata kane nje shtet te kalbur dhe rrenuar politikisht , ekonomikisht dhe moralisht .
Dallga e ke gabim,110 milion shqiptar jane.100 milion jetojne ne Kine.
Ore une nje gje skuptoj me gazetaret tane. pse meqe tovrima nuk jep detaje mbi vendimet e kesaj ambasadoreje nuk u ditka se cfare qendrimi ka mbajtur ajo? po hetoni dhe ju si greket qe e dine si merren vesh lamet dhe qendrimet zyrtare ne bruksel. doni dhe te hyjme ne evrope, ne evrope nuk futhes nga dera e pasme dhe pa informim.