Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj theksoi sot në një konferencë shtypi se ngjarjet e djeshme ne Kuvend, dëshmojnë se në Kosovë është përmbysur edhe jeta parlamentare edhe sistemi demokratik.
“Ka një këmbëngulje të madhe që për t’u ikur gabimeve të bëra të qeverisë, duke i sulmuar metodat e kundërshtimit të opozitës, madje në situata të caktuar edhe duke sajuar e shpifur kundër saj.
Haradinaj theksoi se marrëveshjet për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin, “nuk mund të jenë çështje e dy njerëzve apo e disa komisioneve me njerëz të korruptuar”.
“Këto tema janë më të mëdha sepse flitet për territorin e shtetit, sepse Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, nuk është derivate e një marrëveshjeje, as e një Plani (siç ka qenë Plani Ahtisaari), por diçka krejtësisht e re, që është në kundërshtim me Kushtetutën. Prandaj, meqë nuk po shohim shenja të reflektimit as të përgjegjësisë politike, të dyshes Mustafa-Thaçi, meqë deri me sot janë penguar të gjitha nismat për t’i dhënë zgjidhje këtyre temave, dhe meqë ësht provokuar kaq rëndë opozita edhe opinioni me ‘maskaradën’ e djeshme në Kuvend, ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në tërheqje, ose dorëheqje të qeverisë”, tha Haradinaj.
Sipas tij, “është për tu habitur se si qeveria, në vend që të reflektojë dhe ta shohë opozitën si partner në këto tema, ka vendosur që ta luftojë atë, madje edhe me polici në Kuvend”.
“Qeveria ka vendosur të mos e dëgjojë as zërin e Shoqërisë Civile e të 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin. Unë po të isha në vendin e kryeministrit Mustafa, sot do të kisha dhënë dorëheqje. Janë të paakceptueshme situatat kur në kuvendin e Republikës, më shumë ka policë se sa deputetë”, tha Haradinaj. /KosovaPress/
Kjo eshte gje e rende.Nese lidhen marrveshje ne kundershtim me kushtetuten opozita eshte ne te drejten e saj te protestes.
Po te pish Wiski ne parlament o Hajdar,mbrapsht te duket situata.
Pooooooo poooooooooooooo,Hajdari parlamentar!