Përurohet Spitali Amerikan në Prishtinë

23 Tetor 2015, 17:57Rajoni TEMA

Spitali Amerikan përuroi sot Investimin e tij më të ri “Spitali Amerikan Prishtinë”. Ndërtesa e re tre katëshe, e projektuar sipas të gjitha standarteve dhe teknologjisë më të fundit, dëshmon edhe njëherë seriozitetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e këtij institucioni për t’u shërbyer me profesionalizëm pacientëve vendas dhe të huaj në Kosovë.

Ky projekt ka arritur një vlerë totale investimi prej 20 milion euro, janë punësuar 330 punonjës nga të cilët 314 shtetas të Kosovës, 9 të Shqipërisë dhe 7 nga vende të tjera. Spitali Amerikan ofron të gjitha shërbimet shëndetësore gjatë 24 orëve duke përfshirë Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji, Ortopedi, Gjinekologji me Obstetrikë, Pediatri me Neonatologji, Urologjinë, ORL, Urgjencë 24h si dhe të gjitha shërbimet mbështetëse (laborator, imazheri, patologji etj), 7 ditë në javë.

Ronald Drake, Kryetari i Bedminster Capital, Grupit Investitor më të madh të Spitaleve Amerikane mbajti fjalën hapëse përshëndetëse duke theksuar se ky spital, mjekët kryesorë, si dhe stafi janë më shumë se një vazhdimësi e rrjetit udhëheqës të spitaleve dhe qendrave shëndetësore që i ka ndërtuar Spitali Amerikan në Shqipëri.

3 komente në “Përurohet Spitali Amerikan në Prishtinë”

  1. # says:

    Nese ndonji pacient emigrant me shtetesi amerikane me ishurence shendetesie amerikane.A u njihet e drejta e per tu kurue nese shtrohen ne keto spitale te ashtuquajtura Amerikane.

  2. Inxhinier Elektrik says:

    vetem emri Amerikane. pronari nga vendi.

  3. Danieli says:

    Spitali me i mire ne krejt rajonin. Urime dhe suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje