Vjeshtë e egërsuar në Gjermani: Rriten sulmet ndaj qendrave të azilantëve

23 Tetor 2015, 12:15Rajoni TEMA

Një vlerësim i situatës nga Zyra Federale e Kriminalistës (BKA), ka tërhequr vëmendjen e mediave në Gjermani: Po shtohet rreziku për sulme ndaj azilantëve, por edhe ndaj ndihmësve të tyre.

Disa media gjermane si gazeta “Süddeutsche Zeitung”, televizonet rajonale NDR dhe WDR kanë publikuar një vlerësimaktual të situatës në Gjermani të realizuar nga Zyra Federale e Kriminalistës (BKA), pak ditë para atentatit ndaj kryebashkiakes së zgjedhur të Kölnit, Henriete Reker. Sipas tij refugjatët dhe aktivistët humanitarë ka shumë gjasa të vihen gjithnjë e më shumë në shënjestër të ekstremistëve të djathtë, ka bërë të ditur BKA. Sipas këtij dokumenti edhe menaxherët e qendrave të strehimit, por edhe politikanët mund të bëhen objekt sulmesh. Madje edhe persona që nga pamja e jashtme mund të konsiderohen si refugjatë, ka rrezik të jenë pre e sulmeve të ekstremistëve të djathtë.

BKA konstaton se skena ekstremiste e djathtë pritet ta forcojë “agjitacionin” e saj kundër politikës së azilit. Sipas këtij institucioni gjerman, “spektri shumë i heterogjen i ekstremistëve të djathtë” gjen në këtë pikë “konsesusin ideologjik”. Krahas zjarrëvënieve, autorët janë të gatshëm të përdorin gjyle çeliku e kërbaçë druri. BKA i trembet edhe përdorimit të formave të reja si bllokadën e shinave të trenit apo të autostradave për të penguar ardhjen e refugjatëve.

Por shumica e sulmeve drejtohet kundër qendrave të populluara të pranimit apo atyre në ndërtim e sipër. Këtu pritet një rritje e sulmeve të ekstremistëve. Këtë vit autoritetet gjermane kanë regjistruar rreth 461 akte të dhunshme ndaj qendrave të pranimit, një shifër që është dyfish më e lartë se viti i kaluar. Shumica e sulmeve janë kryer në gushtin e këtij viti, dhe statistikat e rasteve të dhunës kryesohen nga landi Renani-Veriore-Vestfali, me 121 raste, pasuar nga Saksonia me 57 raste.

Hetime kundër autorëve

Për autoritetet janë të njohur emrat e 228 e autorëve, dhe 34% e tyre janë me sfond ekstremist të djathtë, 14 prej tyre duket se janë autorë serialë veprash penale. Shumica e autorëve janë në moshë të re, nga 20-25 vjeç dhe rrallë janë në gjendje të dehur. Një e treta e autorëve të dyshuar u ka rënë në sy autoriteteve për shkak të nxitjes së urrejtjes në popull. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ka paralajmëruar nga një “radikalizim i rrezikshëm” në disa shtresa të shoqërisë. “Ka urrejtje dhe nxitje për urrejtje tek organizatorët e Pegidas”. Ndër ta gjenden edhe ekstremistë të djathtë të rrezikshëm”, tha ministri i Brendshëm gjerman për gazetën “Passauer Neue Presse”. Ai kërkoi që këtij fenomeni “t’i dilet ballë me vendosmëri, sepse në këtë pikë nuk shkelen vetëm kufijtë e gjuhës dhe përmbajtja.”

Terrorizëm i djathtë?

Thomas de Maiziere bëri përgjegjës nxitjen e urrejtjes nga ana e ekstremistëve të djathtë për shtimin e dhunës kundër refugjatëve dhe politikanëve që angazhohen për refugjatët. Sulmet kundër qendrave të azilantëve ai i cilësoi si “të turpshme dhe një turp për vendin tonë”. Megjithatë ministri i Brendshëm gjerman theksoi se bëhet fjalë për indicidë të veçantë, dhe se “ende nuk mund të flitet për terrorizmin e djathtë”. Megjithatë “rreziku qëndron dhe ne e kemi fokusuar këtu vëmendjen”, ka thënë de Maiziere.

Mbi rrezikun e terrorizmit të ekstremistëve të djathtë në Gjermani ka paralajmëruar edhe shërbimi sekret gjerman. Kreu i Entit të Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen ka thënë për gazetën “Stern” se “nuk mund të përjashtojmë që në një klimë të tillë të krijohen grupime të caktuara që janë të gatshme për të bërë atentate me sfond ekstremist”. Sulmet në rritje kundër qendrave të azilantëve po tregojnë se pragu për të përdorur dhunën po shkelet gjithnjë e më shpesh.”

5 komente në “Vjeshtë e egërsuar në Gjermani: Rriten sulmet ndaj qendrave të azilantëve”

  1. Drenicak says:

    Edhe ne Shqiperi e Kosove duhet te mobilizohen grupe patriotesh qe mos te na futen tertoristet islamist ne troje shqiptare.
    Mos e ngoni Angela Merkel se ajo e bani punen m… me ktao kafsh arabe.

    1. komunalja says:

      Per zotin, me ed ramen ne krye, do i pranojme nja ca 10.000 primatë nga xhungla e allahut! Merkel-i i’a beri gropen vetes me kete qe beri. Fuck the gypsies, the muzhiks and the arabs!

  2. Genjeshtar i Ndyre says:

    @@Drenicak ..Respekt te Plote per Komentin ..Frau Merkel, do te mbetet ne Historin Gjermane si Frau-Refugjate…..
    Keta qe vijne nga Brigjet Turke…permes greqise dhe vene si Kushte vetem Gjermanin dhe Suedin jane “Pushtues”, nuk jane Refugjate..jane Ushtare te Armatosur me trasten e Refugjatit..jane Kafshe te nje Kulture qe nuk perket me vlerat Europjane…Dite te kqija per Europen…Large Duart nga Trojet Shqipetare….Aziatiket jashte Trojeve tona..lol

  3. hitleristi says:

    duhet me i bo te njejten gje cecenve ne bathore dhe kamez.

  4. amerikani says:

    po edhe shqiperia nuk eshte me mire shikoni si jane shtuar turqit islamike ne kosove dhe shqiperi me donacionet e tyre te ndyra qe ndertojne xhami ne cdo fshat e qytet te shqiperise me greket ne krye edhe serbine qe hedh milliona per radikalizimin e shqiptarve qe tu thote botes ja shqiptaret jane islamike te ardhur me turq dhe kosova eshte jona shqiptaret po u hyn thelle por kur te zgjohen do jete vone do bejne plackat gati per ne anadoll si ne 1912

    tre shtete armike ka shqiperia greqi serbi dhe turqi megjithese hiqet mike synimi i saj eshte turqizmi dhe islamizmi i shqiptareve keta te 3 jane rreziku kryesor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje