Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Paris për të lobuar para votimit të sotëm që pritet të vendos nëse Kosova do të jetë anëtare e UNESCO-s.
“Jam në selinë e UNESCO në Paris për të dhënë shtytjen e fundit para votimit për anëtarësimin e Kosovës. Jam falënderues miqve të Kosovës dhe qytetarëve për ndihmën në lobim», ka thënë Thaçi, raporton Koha.net.
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s në Paris do të vendosë sot për rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e kësaj organizate.
Këshilli Ekzekutiv ka 58 anëtarë, 32 prej të cilëve janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur Kosovën, dhe rreth njëzet prej tyre e kanë mbështetur kërkesën e Shqipërisë për pranim të Kosovës në UNESCO.
Aplikimi për pranimin e Kosovës në UNESCO është dorëzuar formalisht nga Shqipëria, dhe është mbështetur nga 45 vende.
Pas votimit të sotshëm, nëse Kosova arrin të marrë shumicën e votave, atëherë pranimi do të duhej të ndodhte në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, e cila do t’i zhvillojë punimet nga data 3 deri më 18 nëntor.
Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të 195 vendeve anëtare. Çdo vend anëtar ka një votë, dhe vendimi kërkon një shumicë prej dy të tretash.
mjaft me,na e ke bere jeten bajate,po mos te ishte USA do na shkerdhente serbi
te gjitheve.
jo bre as kan se ka taku e as qe eka pyt kush
Nuk duhet te quditemi shume kur Serbia reagon ndaj mbrojtjes se monumenteve mesjetare kishtareme nji histori te shkrimit dhe vlerave tjera .Na pelqej apo nuk na pelqej. Ne po qmendemi me e mbrojt nji trashigimi turke ne kosove qe nuk ka te bej as gje me etnitetin e vertet shqiptare.Disa hamama dhe xhami te vjetra pa as nji vlere arqitektonike.