Gjendje emergjence në Slloveni nga refugjatët, bëhet gati ushtria

20 Tetor 2015, 13:21Rajoni TEMA

Mbyllja e kufirit nga ana e Kroacisë ka shkaktuar shumë probleme në kufirin me Serbinë dhe Slloveninë.

Kjo e fundit ka akuzuar Kroacinë se nuk po respekton marrëveshjen.

Fluksi i emigrantëve që kalojnë nga Serbia dhe Kroacia drejt Sllovenisë nu rrit dje dhe Sllovenia tha se nuk mund të presë më shumë se 2500 refugjatë në ditë.

Madje qeveria po përgatit ushtrinë që të dalë në krah të policisë për ndalimin e hyrjes së refugjatëve.

Ditën e djeshme më shumë se 2 mijë persona u gdhinë në qiell të hapur mes të ftohtit dhe shiut pasi askush nuk i pranonte.

Ndërkohë që sot 3 mijë persona u bllokuan në një fshat serb pasi nuk u lejuan të kalonin kufirin për në Slloveni./a.l

1 komente në “Gjendje emergjence në Slloveni nga refugjatët, bëhet gati ushtria”

  1. sgft says:

    nuk mund te kalosh kufirin nga serbia per ne slloveni pa kaluar neper kroaci z gazetar. meso dhe pak gjeografi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje