Në Mal të Zi vazhdojnë protestat nga opozita e bashkuar për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit aktual, Milo Gjukanoviç.
Lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, ka thënë se Gjukanoviç rreth orës 18:30 të së dielës ka lënë Malin e Zi, transmeton Telegrafi.
Protesta është reaksion i reagimit të policisë, që ka ndërprerë protestat para Parlamentit që zgjatën 21 ditë.
Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të reja.
Gjatë protestave kishte edhe incidente, që thuhet se janë bërë nga disa persona me maska.
Mandiç kërkon që tërë Mali i Zi t’ju bashkohet protestave, teksa i ka dhënë ultimatum Gjukanoviqit që deri të shtunën e ardhshme të ofrojë dorëheqjen, përndryshe “tërë Mali i Zi do të shkojë në Podgoricë”.
Ndërkohë, nga partia e Gjukanoviqit kanë thënë se kryeministri malazias nuk ka dhënë dorëheqje.
“Mandiçi gënjen”, thuhet në reagimin e tyre.
Po ne shqiperi kur do kete ndonje here protesta per te zhdukur nga jetet tona kriminelet te korruptuarit dhe plehrat si berisha meta rama mehdihoxha basha ruli bode imami topalli erj
Askush me qe po don me i zhduke re gjithe ke Po mendon me na qeverise,vetem Spahiun se permende qe i pari duhet
Zhduke nga politika,ti krasitim me vote ata qe per 24 vjete vazhdojne te zhvatin Shqiperine me radhe Sali Berishen te parin