Opozita e bashkuar: Ulemi në tavolinë kur të tërhiqen nënshkrimet e bëra

19 Tetor 2015, 13:46Rajoni TEMA
Opozita e bashkuar: Ulemi në tavolinë kur të tërhiqen

Sipas Ymerit, si do që të jetë takimi te Presidentja, opozita e bashkuar ka veç një kërkesë, të tërhiqen nënshkrimet.

Ymeri tha se nesër ata do të shkojnë te Presidentja së bashku – tri partitë opozitare, por sipas tij, ky ende nuk është vendim i prerë.

“Do shkojmë me kërkesa të përbashkëta me ato që kemi deri tash. Sa i përket seancave, ne do të veprojmë njëllojë”, tha ai.

Ndërsa, sa i takon takimit të përbashkët, pozitë-opozitë, të ndërmjetësuar nga Presidentja, i cili është paralajmëruar të ndodhë pas takimeve që e para e shtetit do t’i ketë ndaras me partitë politike, opozita thotë se do ta shqyrtojnë si mundësi vetëm nëse, kryeministri i tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet.

“Nuk e di pse po na thërret Presidentja. Nëse do tërhiqeren nga marrëveshjet, atëherë do shkojmë për të diskutuar modalitetet bashkë me pozitën. Ndryshe, nuk e dimë ende nëse shkojmë në takim edhe me pozitën”, tha Ymeri.

Kryetari i Ymeri në këtë konferencë ka folur edhe për marrëveshjet lidhur me njohjen e diplomave universitare. Ai ka thënë se asnjë diplomë të universiteteve të Kosovës, Serbia nuk i ka pranuar, ndërkaq Kosova po.

Duke folur për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, Ymeri ka thënë se ende po krijohen kolona të gjata gjatë verës në kufi.

Sa i përket të hyrave doganore ai tha se paratë mblidhen por shkojnë drejtpërdrejtë në fondin e veriut.

Duke folur për shpërbërjen e Mbrojtjes Civie, Ymeri tha se marrëveshja asnjëherë nuk është zbatuar dhe sipas tij, ende ka struktura paralele të Serbisë në Kosovë.

Kreu i VV-së, thotë se marrëveshjet e arritura në Bruksel po zbatohen njëanshëm dhe sipas tij, ato nuk duhet të vlejnë.

Ai shprehet i bindur se rregullat e caktuara nga marrëveshjet i zbaton vetëm Kosova e jo Serbia.

 

3 komente në “Opozita e bashkuar: Ulemi në tavolinë kur të tërhiqen nënshkrimet e bëra”

  1. Drenicak says:

    Visari eshte dhenerr i nje shkinmagjupje dhe imagjinone ky me na msu qfar duhet me ban…

  2. biktor says:

    Seos e di ti fare duhet bere Visar imeri ma te drejte aty beh et fjale perhbje territorinuk.mund te firmosesh nje marreveshje qe eshte ne de te kosoves .ketu nukduhet kurre te beni marreveshje si ajo e zajednices che associasionine komunave a e di ti do te thot associacion serbetjane te pabrdrdhe henjeshtar po kerkojnr te zhvatin interesat ekonomike te kosoves keshtu se nik negocioen interrsat kombetare po i humben keto interessa kosova ma humbur edhe identitetin si shtet edhe sakrificen e UCK qe luftuan per kosoven tju vi turp qe meno transformuar ne tradhtar te shtetit bashke me hashim thacin.

  3. Te bashkuar says:

    Anullim i “marveshjes”, burg per tradhetaret, zgjedhje te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje