Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së kryeministrit Isa Mustafa në Facebook, kjo llogari do të deaktivizohet, deri në rritjen e masave të sigurisë.
“Gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të njëjtat do të denoncohen në organet kompetente. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, duke falënderuar përkrahësit dhe të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, njofton se me kryeministrin Isa Mustafa mund të komunikojnë në çdo kohë përmes Zyrës për Komunikim Publik në ZKM”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë situata politike në Kosovë vijon të jetë e tensionuar pasi opozita e bashkuar i kërkon qeverisë anulimin e marrëveshjeve të nënshkruara se fundmi, pasi sipas tyre janë në dëm të Kosovës.
TI duhet te mbyllesh dhe deren e shtepise dhe mos te dalesh me se ke çuar ujin ne mulli te SERBEVE.
ftyre miu …meriton te VARET ne mes te Prishtines!
Kvetem zbaton urdherat e Thaqit.
Ka myll mustafa facebookun??? Wow cfare menxyre!! (ej, po te pakten te na kishe dhene ca chipsa mer burr i dheut ti futshim nje ALL IN) ?