Dua të theksojë që në fillim, nuk jam një nga ato që i përgjigjem kritikave të medias, përkundrazi, shpesh i përkrah ato si pjesë e dialogut demokratik. Por, meqë jam i bindur se lexuesit Tuaj nuk janë plotësisht të njoftuar me skenën politike në Mal të Zi, e kam parë të udhës ta shkruajë reagimin në tekstin e emëruar “Dritan Abazoviq/ Shqiptari i opozitës proserbe në Mal të Zi, njeriu që refuzoi t’i jepej Ramës e Thaçit titulli “Qytetar nderi” i Ulqinit”.
Në këtë shkrim gazetari, për arsye të panjohura për mua, shkruan një sërë të pavërtetash, informata të gabuara dhe konkluzione tendencioze, duke demonstruar një shkallë të lartë të joprofesionalizmit, për të cilin mund t’i kenë zili edhe mediet e regjimit në Mal të Zi, për të cilët mendoja se janë më të këqijtë.
Fillojmë me radhë: Pothuajse çdo gjë në tekst është e pasaktë, duke filluar nga fjalia e parë banale e që thotë se unë jam 30 vjeçar. Madje edhe ky informacion është i gabuar (29), por ky është problemi më i vogël këtu.
Dezinformata e parë: Nuk është e vërtetë që unë u zgjodha deputet nga lista e përbashkët, e cila, siç thuhet, ka bërthamë serbe. Unë u zgjodha në vitin 2012 nga lista Mali i Zi Pozitiv, e cila morri pjesë në zgjedhje e vetme dhe fitoi shtatë mandate. Bëhet fjalë për subjektin politik ku unë isha njëri nga themeluesit, me orientim absolutisht qytetar dhe me përfaqësues të të gjithë etnive që jetojnë në Mal të Zi.
Dezinformata e dytë: Nuk është e vërtetë që unë ndonjëherë kam mbështetur ndonjë opsion pro-serb, as publikisht, as fshehurazi. Unë jam deputet me orientim qytetar, prandaj nuk kam asnjë pikë të përbashkët me partitë nacionale dhe as nuk marrë pjesë në veprimtarinë e tyre. Përkundrazi, unë jam i vetmi deputet shqiptar në Mal të Zi dhe mbroj, ndër të tjera, edhe interesat e popullit shqiptarë të cilët janë të pakënaqur me statusin që kanë, të cilëve i cenohen të drejtat dhe ashpër e kritikoj pushtetin anti-shqiptar i cili e qeverisë Malin e Zi tash 25 vite pa ndërprerje. Për fatin e keq të popullit tonë, deputetët tjerë shqiptar janë pjesë e pushtetit.
Dezinformata e tretë: nuk i kam mbështetur protestat e koalicionit opozitar, Frontit demokratik, edhe pse si demokrat nuk e kontestoj të drejtën e subjekteve tjerë për të protestuar, në qoftë se ato mendojnë se kanë nevojë për një gjë të tillë. Kjo është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Nga ana tjetër, mbështes ndryshimet në Mal të Zi, sepse jemi i vetmi vend në Europë i cili nuk e ka ndryshuar pushtetin në zgjedhje. Nga përmbysja e komunizmit e deri më sot tek ne është e njëjta përbërje e politikanëve në pushtet.
E katërta, dezinformata kryesore në tekstin Tuaj: Absolutisht është e pavërtetë se kundërshtova dhënien e titullit “Qytetar nderi” kryeministrit të Shqipërisë Rama dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Thaçi. Unë fola mbi lëshimet procedurale të pushtetit vendor lidhur me këtë, gjë që është po ashtu e vërtet dhe e pamohueshme, e që e dinë edhe Ambasadat e këtyre dy shteteve. Sikur dëshira Juaj ishte të ishit objektiv, atëherë, ndoshta, më së shumti duheshit të më falënderoni mua që ato morën mirënjohje në radhë të parë. Nëse nuk e dini, më duhet të Ju rikujtojë se pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Ulqin, partitë nacionale shqiptare humbën zgjedhjet, ndërsa unë dhe kolegia ime atëherë e “shpëtuam” Ulqinin, që të mbetej në duart e politikanëve shqiptarë, duke i mbështetur parezervë, pa asnjëfarë kushtesh, dy partitë më të mëdha nacionale shqiptare, të cilat tani, së bashku me grupimin tonë, janë në pushtet në Ulqin. Sikur atëherë ky pushtet mos të bëhej, shpërblimi nuk do t’i jepej asnjë politikani shqiptar, ndoshta këtë gjë e keni të qartë.
Në fund, më vjen keq që isha i detyruar të shkruajë demant për informimin Tuaj sipërfaqësor dhe tendencioz. Nëse mendoni se në këtë formë krijoni besueshmëri tek lexuesit, mendoj se gaboni. Dritan Abazoviqi do të Ju qëndrojë gjithmonë në dispozicion për të gjithë informacionet, të cilat janë lehtësisht të qasshme dhe të verifikueshme. Tekste të tilla, siç ishte ky i Juaji, vetëm dëmtojnë popullin tonë dhe prishin unitetin e qenies tonë politike. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.
Kur mendoj më mirë, duke marrë parasysh që në Mal të Zi momentalisht është situatë e vështirë politike, ndërsa Ju shkruani tekste për ngjarjet që ndodhen muaj më parë, nuk mundem e mos të mendojë, se diçka e tillë është e porositur, ose nga ziliqarët e elitës politike shqiptare e cila për vite të tëra i shërben pushtetit i cili punon kundër popullit të tyre, ose edhe më keq me kërkesë të shërbimeve sekrete të shtetit të Malit të Zi, të cilët nuk dëshirojnë të shohin asnjë fuqi të re përparimtare e cila në çfarëdo lloj mënyre i kundërvihet politikës së tyre.
Nëse keni më ndonjë paqartësi Ju qëndroj në dispozicion për diskutim të mëtejshëm.
Me respekt
mr Dritan Abazoviq
Po ik ooo pirdhu,sje gje tjeter vec nje filoserb(kopil serbi).Mbushi xhepat mire e mire nga ata qe te kane vene ne sherbim dhe nderto hotele e restorante ne plazh
Ti mund te japesh njeqind deklarata se nuk je proserb, por kjo nuk te ndihmon. Te tradhton mbiemri me -viq qe eshte karakteristik per serbet.
Nje shqiptar qe mban edhe sot e kesaj dite mbiemrin me -viq , kur nderrimi i mbiemrit eshte e drejte personale (ishte e lejuar edhe ne kohen e komunizmit, ose nuk e ndjen veten shqiptar ose ka simpati te madhe, respektivisht identifikohet me serbet.
Shko njehere nderroje mbiemrin, atehere do na bindish se je shqiptar dhe nuk je proserb!
Ku dime ne gje ca behet aty.Ne gazeten lexojme.Mbase ke te drejte dhe per kete rast, populli i Vlores na ndihmon me thirrjen e fuqishme(batuten):Kompetenti te na fal!
Ajo shprehja që ja dedikon popullit të Vlorës nuk ka atë kuptim dhepër më tepër pa atë pjesën e dytë që i faturohej Vasil Rucit nga tifozët vlonjatë kur më parë ishin ngjirur duke thënë:Le ta gjuaj kompetenti….
Bëhej fjalë për goditje jashtë zone që Ruci e gjuan për lesh dhe i vjen dedikimi alla vlonjaçe: Kompetent të q.fsha motrën….
Mos shpenzo kohe me replika me kete gazete o Dritan! Kjo biznesin kryesor e ka SHPIFJEN!!
Ehh ende ne populli i vuajtjeve merremi kush ka vic e kush ska ,,, para 100 problemeve tjera ekonomike dhe sociale. Djalosh vec hec perpara mos na ndegjo ne qe jemi para katandisjes …
Te lumte deputet, kam pare fjalimet tuaja ne parlament, dhe kam mbetur i mahnitur. Ashtu si e mbroni ju Ulqinin, duhet ta mbrojne deputetet qe perfaqesojne partite shqiptare. Por ato jane pjese e koalicionit dhe servil te pushtetit malazez.Mos e caj koken per VIC-in , sepse nuk te ben as serb as malazez.Cfare mund te themi atehere per deputetet qe perfaqesojne shqiptaret ne parlamentin e Malit te Zi, qe nuk kane VIC-in por jane te shitur te Gjukanovici, dhe ende nuk kemi degjuar asnjehere asnje fjale prej tyre qe ta kundershtojne ose te kerkojne dicka per shqiptaret e Malit te Zi. Lind pyetja natyrshem: kush eshte me shqiptare,ato pa VIC, e qe jane ne dispozicion te Gjukanovicit, apo ti me VIC qe e kundershton…….pergjigja eshte e thjeshte
pse nuk shkon te gejndja civile ne mal te zi dhe te heqesh prapashtesen qe ke me vic qe ta kane vene serbet?? te tjerat jane llogje kavaje themi ne
Vazhdo o bab politiken ne Mal te Zi e mos u merr shume me shqiptaret e Shqiperise dhe komentuesit me gjithe gazetarine shqiptare, sepse keta duan vetem pak zhurme per asgje, dhe ne fund largohen heshturazi kur kane katranjosur edhe vendet e tjera. Tashme e di cdo kush, shqiptaret jane njekohesisht bujq, artiste, gjykates, politikane, presidenta, kryeministra, mendimtare, shkencare, gjuhetare, filozofe, shares, ofendues, grindavece, e sa e sa karakteristika te tjera, te gjitha te shfaqura ne te njejten kohe!
Per nje pjese te mire te lexuesve te gazetes Tema, je personazh krejtesisht i panjohur. Rrasti e deshi te te njohim nepermjet shkrimit te gazetes. Per shkak te kesaj mosnjohje do te jete veshtire te besh nje vleresim objektiv te ketyre te thenave.
Megjithate edhe pse me rezerve nje vleresim edhe munde ta bejme.
Pergjigja e juaj dhene gazetes Tema nuk duket forte bindese, te duket sikur kerkon ti bishtnosh akuzave direkte te bera ne adresen tende, kjo bindje perforcohet edhe per vete faktin, te cilin e evidentoni edhe vete, duke na bere me dije, qe jeni nga te paktet per mos te thene i vetmi deputet shqiptari cili eshte zgjedhur pa veshtiresi dhe qe ndodhet i privilegjuar nga pushteti!
E drejta qofte me ju.
Pergjigje qytetare. E kulturuar. Pa sharje dhe ironi.
Nje shembull per pilitikanet injorant shqiptare.
Je ne rregull djalo! Pergjigje qytetare dhe kjo me krijon bindjen se ca djem si ti mund te ndryshojne shume gjera ne politikat e kater shteteve ku banojne shqiptaret ne shumice apo ne pakice si ajo ne Mal te Zi. Ajo qe ndodhi ne Komunen e Ulqinit, ne zgjedhjet e fundit i spjegon te gjitha. %0.000 shqiptare ne Mal te Zi kane 20 parti. Kjo flet vete. Sa per mbiemrin me ‘viq’ apo pa ‘viq’ une nuk njoh njeri qe karakterin apo diturine ta kete te percaktuar nga mbiemri. Ne Shqiperi ka ca mbiemra qe te bejne te vesh ulerimen, por jo domosdodhmerisht ata qe i mbajne. Mbiemri trashegohet dhe nuk zgjidhet. Mos u komplekso nga komentet e injoranteve. Vazhdo punen dhe shiko qe te fitosh besimin e shqiptareve aty ne Mal te Zi dhe ne te ardhmen te besh sa me shume pune te mira per ta.
I lexova me kujdes te dy artikujt e gazetes Tema dhe mendoj se neqoftese eshte nje gazete serioze ashtu sic dhe pretendon duhet na sqaroje me objektivitet e pa mashtrime se cila eshte e verteta pasi ka kohe qe po shihet nje propagande pro serbe ne aktivitetin e kesaj gazete.Edhe nje pordhe te behet ne nje fshat te humbur serb e do te jepet si njoftimi me i rendesishem e dites.
Shkruajta edhe dje lidhur me “patriotet” qe sulmojne Dritanin nga Ulqini,pse paska mbiemrin me “vic”. Ai dhe shqiptaret ne Mal te Zi nuk e kane zgjedhur “vic-in”, por iu eshte imponuar pa i pyetur.
Nderkaq,ju ne Shqiperi,qe me beni patriotin,bazuar nga emrat(ne shumicen e rasteve),ju duhet te konsideroheni italiane, franceze,gjermane,angleze,spanjolle, bile edhe asgje sepse,nga injoranca,mbani edhe emra te bastardhuar,duke mos i ditur emrat ne origjinal.Dhe kete e beni me deshire te zjarrte.
Dhe,une nuk e besoj se e dini domethenien e ketij fenomeni:ky quhet krize identiteti.Por,e di qe as seriozitetin e ketij fenomeni poshterues nuk e dini. Prandaj,merruni me te tjera pune, sepse keni humbur hapin me boten e qyteteruar dhe se arrini kurre.
Nderkaq,Gazeta Tema qe vazhdon t’i fryeje percarjes se shqiptareve,tanime e provoi se eshte antishqiptare dhe,si e tille, ajo mund te funksionoje vetem brenda nje populli te cilit aq i ben per atdheun. Zanat prostitutash!
Dritan, te lumt pena! Ju jeni shpresa kozmopolite e Ulqinit e mbare shqipetarve qe jetojne ne Malin e Zi, je fisnik, i pashem, shtatlart, i ri…, te urojme sukses ne mbrojtjen e diversitetit ne Malin e Zi, ti je drita e Ulqinit, Tuzit, Malesis, e Deqiqit te Dedxhon Lulit, Ti je sternipi i Teutes e Agronit gjithatemirat!
I mencur dhe modern. Nuk duhet shkruar pa patur informata te plota. Shqiptaret e Malit te Zi jane te ndare e te percare si kudo ku jetojne shqiptaret, vec per perfitime personale pa care koken per te pergjithshmen. Dhe sa per puritanet qe i kerkojne te heq VIC-in nga mbiemri, po te ishit aq shqiptare te paster duhet ti kerkonit te hiqte edhe Abazin, qe nuk eshte shqiptar. Por jeni dakord me Abazin, por jo me vic, kurrsesi. Hipokrizi patriotike!