PROFILI/ Kush është Milo Gjukanoviç, njeriu që ka ndezur Malin e Zi

20 Tetor 2015, 18:56Rajoni TEMA

Edhe pse shpërbërja e ish-Jugosllavisë, që u mbyll më 27 prill 1992, u mbulua me gjakun e mijëra viktimave dhe dhjetëra luftrave të nisura nga Serbia, duket se Mali i Zi ka qenë partneri më besnik i Beogradit.

Vetëm një ditë pas shpërbërjes zyrtare të ish-Jugosllavisë, më 28 prill 1992 do të krijohej një tjetër “Federatë”, e cila në atë kohë u quajt “Republika Federale e Jugosllavisë”, ku bënin pjesë vetëm Serbia dhe Mali i Zi.

Ky emërtim do të mbetej i pandryshuar deri më 4 shkurt 2003, e që nga ajo kohë nisi të quhej Unioni Serbi-Mali i Zi, fundi i të cilit do të shënohej më 21 maj 2006, pas një referendumi të mbajtur në Mal të Zi, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë ndarjes së këtij unioni dhe krijimit të dy shteteve të pavarura në Ballkan.

Në të gjithë historinë post-Jugosllavi, një rol të rëndësishëm kishte dhe vijon të ketë Milo Gjukanoviç. Plot 4 herë kryeministër dhe një herë President i Malit të Zi, Gjukanoviç do të shndërrohej në figurën kyçe të politikës së Podgoricës.

Fillimisht, ai u zgjodh si kryeministër në vitit 1991, post të cilin e mbajti deri në vitin 1998, kur vendosi të kandidonte për President të Republikës së Malit të Zi. Këtë detyrë, ai e mori më 15 janar 1998 dhe e mbajti deri më 25 nëntor 2002.

Vetëm 3 muaj pasi mbaroi mandatin si President, Gjukanoviç rizgjidhet sërish kryeministër i Malit të Zi. Më 10 nëntor 2006, pasi lë zyrën e kreut të Qeverisë dhe pasi arriti fitoren e tij në referendumin për ndarjen e Malit të Zi nga Serbia, Gjukanoviç vendos të shkëputet për dy vite nga jeta aktive politike.

Një shkëputje, që u pasua me një sërë hamendësimesh për rikthimin e tij në postin e Presidentit, por që u hodhën poshtë më 29 shkurt 2008, kur ai rizgjidhet për të tretën herë si kryeministër i Malit të Zi.

Por, vetëm dy vite pas zgjedhjes, Gjukanoviç tërhiqet sërish nga skena politike për një pushim të dytë, deri më 4 dhjetor 2012, kur për të katërtën herë ai do të ulej në karrigen e kryeministrit, post të cilin e mban ende edhe sot, pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të shumta të partive opozitare./ TCH

14 komente në “PROFILI/ Kush është Milo Gjukanoviç, njeriu që ka ndezur Malin e Zi”

  1. Klimax says:

    Gjukanovic, nje totalitar qe vazhdon te qendroi ne pushtet pavaresisht akuzave te renda per korrupsion. Njihet si Bosi i mafies per kontrabanden e cigareve ne Europe.

    1. vezhgues says:

      Sigurisht qendrimi kaq gjate ne pushtet te tjeterson, te bene armik te vendit. Bashkimi europian duhet te vendos rregulla te forta ne kete drejtim, duke mos lejuar asnje kryeminister mbi dy mandante ne qeverisje, apocdo funksion tjeter. Qendrimi gjate ne pushtet te shkaterron karakterin te bene njeri pa vlere, te kthen ne zero.

    2. Frank motertumi says:

      Klimax kolotrypida, kujt nga politikaneve greke i afrohet me shume ky vici ?

    3. Toni KS says:

      Gjukanovic, eshte edhe autoritar edhe mafioz por eshte per se mbari. Ai pavaresoi Malin e Zi nga Serbia (pa asnje plumb, por me shume guxim dhe pune) edhepse Mali i Zi nuk ka me shume banore se Tirana nga te cilet gjysma jane serbofil dhe donin te rrinin me Serbine. Gjithashtu per popullin e tij siguroi egzistencen bazike (edhe duke bere kontrabande me cigare) dhe futi shtetin e tij ne rrugen e integrimeve europiane. Thjesht nje politikan me bole dhe me mendje te kthjellet, bile mund te them edhe burreshtetas te cilit asnje nga politikanet shqiptar andej e kendej kufirit shqiptaro-shqiptar nuk i afrohet per nga zotesia.

  2. Pelasgian says:

    Edhe pse eshte e vertet per punen e cigareve , ky prap gezon me shume respekt ne Europe se BREKKUQI YNE !!!!

  3. kuq e zi says:

    Si eshte e mundur qe ky eshte shkeputur dy here nga politika!!!!!!
    Ndersa tanet ngordhen nate e dite duke i sherbyer popullit

  4. inf says:

    VETEM ME KONTRABANDEN E CIGAREVE TE ZVICRES U BO
    MILIARDER MOS PYT PER TE TJERAT
    NUK KA LENE GJE PA BO TE GJITHA PORTET E CERNA GORES
    PUNOJNE PER MAFIEN E CIGARES TE KRYESU NGA MILO DHE DISA SHQIPTARE TE ENVERIT E DERI TE MAFIA NDRAGETA E KAZA NOSTRA
    KY ESHTE GJUKANOVICI MIKU I SALILOVICIT

  5. tomi says:

    Njeshi I kontrabandes cigare nafte droge e gjithe te mirat e kesaj bote….

  6. E po kjo pune! says:

    dora e serbit, sic ben andej do te beje edhe ketej me veglat e njohura qe Edi rama nuk po ia dorezon akoma drejtesise.

  7. katunari suloves says:

    kaq i varfer qenka mali i zi ne intelektuale?
    vetem nje gjukanovic vleka aty?
    turp per demokracine malazeze!

  8. Geni says:

    Shoke spiunin e vrau Milua….

  9. Lymi says:

    Mos ushte ky ai qe pranoi kontrabanden e naftes qe bente bashke me Berishen?

  10. Janullatos ngrenesi says:

    Lymi
    Nuk eshte ai por shefi i tij. Ai qe thua ti eshte Momir Bullatovic. Gjukanovicin nuk ka burre nene qe e leviz nga karrigia. Vetem me pushke mund te largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje