Rreth 100 intelektualë serbë mbështesin kryetarin e Akademisë, i cili tha se Kosova është e humbur

20 Tetor 2015, 15:49Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Politika, shkenca dhe kisha – të gjitha janë bërë bashkë të martën pasdite në Beograd për të diskutuar për Kosovën. Në një takim të thirrur nga kryetari i Serbisë Tomislav Nikolić do të marrin pjesë kryeministri Aleksandar Vučić, patriarku Irinej, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojković, nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministri i Jashtëm, Ivica Dačić, ministrat Nikola Selaković, Nebojša Stefanović, Bratislav Gašić dhe drejtori i Zyrës për «Kosovë e Metohi», Marko Đurić.

Ditëve të fundit pala serbe është alarmuar mbi kërkesën eventuale të Bashkimit Europian se gjatë negociatave për anëtarësim Beogradi duhet të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, ndonëse ende nuk kërkohet njohja eksplicite e Kosovës si shtet i pavarur. Autoritetet serbe po ashtu janë të shqetësuara mbi mundësinë e pranimit të Kosovës në UNESCO. Kryeministri Vučić ka deklaruar se gjasat për të penguar këtë janë të vogla, por Serbia po angazhohet me gjithë potencialin e saj diplomatik.

Në takimin te presidenti Nikolić është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë Vladimir Kostić, i cili ditë gjatë fundjavës ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë se Kosova nuk është në duart e saj. Kryeministri Vučić tha se e kishte ftuar personalisht kryetarin e Akademisë në takim. Por në njoftimin e kabinetit të Nikolićit përmenden emrat e dy akademikëve të tjerë që do marrin pjesë në takim.

Kostić, specialist me famë i sëmundjeve nervore, ka hedhur poshtë një aleancë të mundshme të Serbisë dhe Rusinë. Për të Serbia ka vetëm një alterantivë: integrimin në Bashkimin Europian. Pas deklaratës së Kostić-it për Kosovën presidenti Nikolić kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa mediumet e kontrulluara nga pushteti filluan një fushatë kundër tij për shkak se gjoja paskësh thyer një tabu.

Ndërkohë në mbështetje të akademikut Kostić kanë dalë mbi njëqind personalitete të jetës publike të Serbisë, intelektualë publikë dhe profesorë universiteti, përafqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë. «Është e drejtë e secilit të shprehë qëndrimin e tij për Kosovën dhe për çdo temë tjetër. Kjo e drejtë nuk mund dhe nuk guxon t’i shkurtohet duke u thirrur në atë që individët apo pushteti e shpallin si interes nacional», theksohet në letrën e Qendrës për Politikë Praktike.

Këtë letër e kanë nënshkruar, mes të tjerëve, profesorët universitarë Dragan Popadić, Dubravka Stojanović, Ratko Božović, Ilija Vujačić, Milena Dragićević Šešić, Radina Vučetić, Jovan Teokarević, Slobodan Marković, Svenka Savić, akademiku Julijan Tamaš, gazetarët Gordana Suša, Branko Čečen, Rade Radovanić, Grujica Spasović, Jelka Jovanović, Mijat Lakićević, Miša Brkić, Nadežda Gaće, Vukašin Obradović, Nebojša Spaić, Slaviša Lekić, Vojkan Ristić, Vesna Mališić, sociologët Vesna Pešić, Srećko Mihajlović, regjisorët Kokan Mladenović, Anja Suša, Goran Marković dhe të tjerë.

«Kjo është një përkrahje për gjesin e guximshëm të një njeriu, i cili ka thënë atë që e mendon shumica», deklaroi Ljubinka Trgovčević, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin e Beogradit dhe po ashtu nënshkruese e letrës. «Njerëzit tanë, e sidomos politikanët tanë, më shumë duan të fshihen pas frazave patriotike të tipit , duke mos e pranuar se de fakto Kosova qëmoti është e humbur për Serbinë», deklaroi Trgovčević në një kronikë të Radio Europa e Lirë. Në mbrojtje të akademikut Kostić ka dalë edhe PEN Qendra e Serbisë.

25 komente në “Rreth 100 intelektualë serbë mbështesin kryetarin e Akademisë, i cili tha se Kosova është e humbur”

  1. Fotaqi says:

    Natyrisht Kosova ka humbur per Serbet, por gjithmone do mbetet per ta si vendi i shenjte si edhe e njohur per manastiret kishat edhe monumentet te krishtera me vlere boterore qe lan gjurmet ne ai cep I Europes. Sado qe te duan disa Psikopate te fshijne historine, nuk mund te terheqesh nje vize thjesht. Alvanozet duhet ta kuptojne se car vlere ka per Serbet Kosova, ashtu sic ka per Greket Konstantinoupoli, u mor me dhune por akoma e sonte mban cilesine e dikurshm ai qytet i lasht grek. Ne Ballkan duhet ke ket stabilitet neperjmet miruptimit e respekit per tjetrin.

    1. Toti says:

      Bravo as serbi nuk mund te jepte nje pershkrim me te mire, te inkurajoj menjeher te shkosh te popi artemje dhe te nderrosh perkatesin etnike, ti me kete koment e meriton te jesh serb, andaj zhduku se nuk na duhen shqipfolës si ti por shqiptar qe e duan flamurin dhe atdheun e tyre.

    2. altin says:

      Largohu fotaq po s’deshe te mbledhesh dhembet e thyer…

      Ka shume lapidare buze rrugeve ku kane ndodhur aksidente por nuk do te thote qe jane vende te shenjta. O palle

    3. Mbreti says:

      Manasttiret jsn ndertuar jan vjedhur jan trasformuar ne Serbe qe diet se Kto Manastire kan qen dhe jan shqiptare ne Kohen e Bizantit, sllavet erdhen shum von ne kto ane edhe shum von u krishteruan diku ne vitet 1000 p.k. !!!!

    4. Lelegu says:

      He mer sumsakatum, ende duke perrallisur mbete? Kishat ne Kosove jane katolike, jane kisha shqiptare katolike shume te vjetra.

      Ec, tani ec ma ha kkkk

    5. kuq e zi says:

      Fotaqiiiii ku e ke
      Ashtu si eshte stambolli per greket

    6. Taulant/Tirane says:

      Nuk mendoj qe duhet te jesh intelektual apo te kesh dy klase shkolle per ta kuptuar.
      Mjafton te jesh 1% I sinqerte me veten dhe kjo eshte 100% e qarte

  2. Bureto says:

    Bravo Taqi! Inshallah e ka lexuar njeri kete, sepse do te te beje te njohur dhe kushedi nje dite zgjidhesh mitropoliti i Patrikanes se Fanarit.Populli ne keto raste dhe per ‘kokë’ si puna jote thote: “te kripsha mendjen”. Besoj se si njeri i ‘ditur’ qe je ia di kuptimin.

  3. Na bashkoj kenga popullore says:

    Serb mutit apo shurret por kur behet fjal per interesa madhore per vendin e tyre shiqoni si bashkohen, kurse ne Shqiptaret me na hi flaka ne 400 anet nuk bashkohemi kurr

  4. vang says:

    Ti o z. Fotaq mos guxo te besh paralelizem mes Kosoves dhe Kostandinopojes.Kur serbet po zbrisnin nga uralet ne shekujt 7-8 e.re.Ballkani kishte 8 shekuj kisha te periudhes romake e bizantine.Me vone ndodhen ndryshimet me pushtimin turk.Mos u merakosni shume per kishat “”serbe”se do te ruhen si vlera muzeale.

    1. Fotaqi says:

      Veng,

      Nuk me plasi e shum per Serbet, Turqit etj apo ku d une. Te njejten gje do thesha per cilindo popull. Un fokusoj tek monumentet mesjetare qe gjenden aty te cilat kane nje vlere te rendsishme arkitektonike edhe kulturore. Por sa per kuriozitet, kam degjuar nga shum komentuest qe psh Serbet erdhen nga Karpatet, te tjere thone nga Siberia, disa nga Azia ti po na thua se kan ardhur nga Uralet. Kot po ja futni tashi apo keni ndonje prove? Un kam studiuar histori di shum mire nga kan ardhur Serbet e nga Ju, e mund te ta shpjegoj pa nacionalizim e fanatizem si disa.

    2. Fotaqi says:

      Vang,

      Serbet e kan origjinen nga Fisi i lashte Triballi qe e kishte residencen ne ballkanin e veriut e mepas u miksarizuan me Iliret e Traket, qe flasin gjuhe te deges sllave nuk thotse se kan lidhe me Ruset etj. Shqiptaret e kan Origjinen Dako-Trake nga zone ne verilindje te Shkupit. Te dy popujt Serbet e Shqiptaret jan afro i njeti popull me te njejten prejardhje,

      1. Mbreti says:

        Shko pirdhu, tregoia kinezev ket fabul!!!

      2. Lelegu says:

        E kupton sa injorant, debil je fotaqis? I lexon budalliqet qe shkruan? Po mjaft mer i mjere, shkruajte rrena se je ber e qesharak.

        1. Fotaqi says:

          Jo nuk i kuptoj sa “debil” jam. Thona pak ti e mencuri mendimet tend. Dyshon se dy popujt jeni afro i njejti ?

          1. Zigur Qarri says:

            https://sh.wikipedia.org/wiki/Istorija_Srbije

            Istorija Srbije počinje u VI veku, kada se odigrava doseljavanje Južnih Slovena na Balkan.

            Fotaqi,serbet kan ardhur ne Ballkan mbas viteve gjashteqind(kete e pranojn edhe serbet),dhe jan permendur si Serbi mbas viteve teteqind.
            Ptolemeu i percakton serbet ne brigjet e Vollges dhe Abanoi-n mbas Durresit.Mbas renies se Romes,serbet permenden ne veri te Danubit.
            Permenden edhe prane Elbes,ne Gjermani,ku akoma ne kufi me Polonine ka nje minoritet serb.https://en.wikipedia.org/wiki/Sorbs
            Kurse Tribalet,permenden nga Herodoti 1100 vjet para se te zbresin serbet ne Ballkan.Zona Nish-Kosove-Maqedoni.
            Nje kronist bizantin i permend serbet si tribale nga vendi i vjeter i quajtur ashtu,sepse serbet ne ate koh kishin shume emertime.
            Serbet dhe shqiptaret nuk jan nje popull,sepse serbet kan ardhur
            shume vone.Fakti me domethenes qe serbet kan ardhur vone ne Ballkan,
            eshte gjuha.Gjuha shqipe ka huazime nga latinishtja,ajo serbe nga italishtja.

            1. Taulant/Tirane says:

              Sipas Cabejt,por mbeshtetur dhe nga gjuhetare te tjere,serb vjen nga latinishtja serpentis,qe perkthehet gjarper.

      3. Lelegu says:

        greket jane me origjine etiopiane dhe egjiptiane, prandaj nuk jane rrace e bardhe por te zi ne ngjyre ulliri. Studimet qe kane bere amerikanet, tregojne qe greket jane turq ortodox shumica.

      4. Taulant/Tirane says:

        Fotaq ,vet menyra e shpjegimit tend,padyshim, eshte e nje njeriu qe e ka mbaruar filloren.Urime!Te duhen dhe ca vite dhe mbaron 8-vjecaren.

        E para,nuk mund te thuhet qe shqiptaret e kane origjinen nga nje zone ne verilindje te ketij apo atij qyteti.Zonat ,per ate periudhe kane pasur shume shtrirje dhe ka zero mundesi te ngushtohen kaq shume.Mund te thuhet ne ballkanin qendror apo lindor por nuk mund te thuash ne Kashar apo Vore ishte origjina e nje populli.
        2-sllavet e pranojne qe vijne nga Uralet.Ka prova dhe ata jane krenare per kete.Dhe lidhja e tyre me ruset,nuk eshte thjesht aleance politike,por lidhje gjeneze.
        Ne themi:i zoti e shet,tellali s’e jep.Ata e pranojne ,por nuk e pranon Fotaqi qe ata vijne nge Uralet!!!!

  5. Uji i ftohte says:

    Serbet per ta kaluar sa me lehte dhimbjen shpirterore per humbjen e Kosoves,propozoj qe ndonje bashkesi lokale ne Beograd ta emertojne ,Kosovo,,kuptohet jo republike por krahina autonome socialiste e Kosoves dhe Metohise.

  6. Pelasgian says:

    Ta shpifin qe nga emrat e mbiemrat e deri tek surratet !!!

    Ti zhdukesh me arme bio-kimike , tju ngjisesh semundje vdekjeprurse dhe ti shikosh te vujne vujne vujne , tju dale shpirti i zi nga hundet dhe bytha !!!!

  7. Bravo says:

    Ju lumtë, emrat e serbëve i shkruani saktë, vetëm fjalët shqip i bastardoni si mos më keq.

    Po mire, ky alfabeti shqip me 36 shkronja kaq i vobektë qenka sa u dashkan përdorur germat e alfabetit sllav që ka 30 shkronja?

    Mesa di unë, nuk ka ndonjë germë sllave që nuk ka germën përkatëse në alfabetin shqip.

  8. ESSESI... says:

    Iliro-pellazget, jane te ndryshem ne gjuhe, adn dhe ne antropologji me sllavet…Serbo-sllavet, jane “emigrante te paligjshem” ne trojet ku jetojne, dhe si te tille kane perdorur çdo mjet per t’u “formalizuar”…Dhe mbeshtetja kryesore ka qene ortodoksia, e cila njeheson besimin me territorin dhe popullsine…Pikerisht kjo ka qene arsyeja kryesore, qe ngado qe shkelte kemba e sllaveve, (pa harruar greket), goditjen e pare ja jepnin ientitetit fetar dhe kulturor atij populli…Dhe faktet jane te gjalla, duke fillu nga toponimet sllave (dhe greke), kudo ne Shqiperi dhe Kosove,dhe trojet e tjera shqiptare, duke vazhdu tek objektet e kultit bizantino-katolike, te kthyera ne ritet perkatese sllavo-greke…Jane pikerisht keto objekte kulti te deformuara, me te cilat sllavo-greket, identifikohen si zoterues te atij territori…Prandaj ,aq sa eshte domosdoshmeri kthimi i shqiptareve ne identitet, po aq emergjence kombetare, eshte dhe kthimi i kishave te ritit greko-sllav, ne ritet e tyre bizantino-katolike……

  9. center says:

    More Fotaq, nuk dua te te ofendoj.
    Por te siguroj se nuk do te gjesh asnje historian europian qe te thote se serbet jane pasardhes te tribaleve.
    Per hir te se vertetes une mund te te referoj disa kronikane bizantine qe kane perdorur emrin e tribaleve, banoreve te lashte te trojeve Serbise se sotme, per te treguar serbet, por ato jane konsideruar, ashtu sic jane, si evokim i historise parasllave te Ballkanit. Ne kete kuptim edhe kroatet jane ilire e po keshtu sllovenet e madje pjeserisht edhe hungarezet(sepse ne Hungarine jugore kane banuar ilire e ne veri te Hunngarise pas shekullit IV p.e.s. erdhen edhe fise kelte)e madje edhe austriaket. Gjuha trake dhe ilirishtja (sic del nga mbishkrimet dhe burimet e shkruara te lashtesise) nuk kane asnje lidhje gjenetike me gjuhet sllave.
    Gjithe historiografia, jo vetem ajo perendimorja, por edhe vete historiografia serbe e sllave ne pergjithesi, duke perfshire ate rusen, e pranojne pa diskutim se sllavet ne Ballkan kane filluar inkursionet e para ne vitet 90 te shekullit 6 dhe u ngulen perfundimisht ne Ballkan ne shekullin e 7 dhe u krishteruan ne shekullin 9-10. Sipas perandorit bizantin Konstantin Porfirogenetit (ne vepren De administrando Imperii, shkruar rreth vitit 940-950) serbet ne shekullin 7 , me lejen e perandorit bizantin u vendosen ne rajonin e Selanikut, ne shekullin e 8-9 dolen ne Kroacine e sotme dhe vetem nga shekulli 11 filluan gradualisht te levizin drejt lindjes per tu vendosur perfundimisht ne trojet e tyre te sotme.
    Tribalet jane nje prej fiseve te populit trak qe kume iliret ne kufirin lindor te Kopsoves (pertej Nishit) dhe te Maqedonise se sotme (ku banonte fisi ilir i peoneve)

  10. Fotaqi says:

    Zigur Qarri,

    Edhe Shqiptaret permenden zyrtarisht si Alvanoi ne shek e 11, fisi i Albani ne Durres ne shek e dyte mbas lindjes se Krishtit po mos gabohem nuk eshte i sigurte qe ka te beje me ata qe permenden nga Ana Komneni ne shekullin e 11e-12e. Se emri Albani eshte romak edhe shum popuj kishin ate emer. Perse emri Albani pas shek. dyte nuk permenden me per 1000 vjet rresht ? Shqiptaret besoj kan jetuar fillimisht neper malet ne veri te shkupit. Ne Shqiperine e sotme kan ardhur me vone. Shqiptaret nuk besoj se jan pasardhesit e ilireve me kuptimin e plot te fjales, por gjenetikisht kan lidhje me ta sic kan Kroatet, Serbet, Boshnjaket e Sllovenet. Se fundmi Shqiptaret jan popull paleoballkanin por jo ilir, me shum gjasa te jen me prejardhje dake ose trake duke mar parasysh rrenjet e fjaleve te perbeshketa qe kan me rumunet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje