Robert De Niro mund të luajë rolin e Sllobodan Miloseviç në filmin mbi Arkanin që pritet të realizohet së shpejti.
De Niro i cili në një intervistë vite më parë në Itali deklaroi se ka një prejardhje shqiptare nga një prej stërgjyshërve të tij do të luajë rolin e atij që shtypi dhe vrau shqiptarët.
Filmi do të titullohet “Kërcimi i Tigrit” dhe personazhi kryesor është Arkani, roli i të cilit mund të luhet nga ndonjë aktor serb.
Roli i Miloseviç i është propozuar De Niros i cili me gjasa mund ta pranojë.
Ky film do të xhirohet sipas librit “Arkan” të autorit serb Vladimir Gjorgjeviç. Ai ka thënë se fokusi i filmit do të jetë i vendosur te jeta reale e mafisë dhe aktiviteteve të tyre kriminale.
Sipas tij, xhirimet do të fillojnë në vitin 2016 në Serbi, Suedi, SHBA dhe në Mal të Zi. Buxheti i filmit do të jetë 7.5 milionë dollarë, kurse producentët shpresojnë se do të arrijnë sukses të madh në tregun e Evropës Lindore dhe në Rusi.