Mali i Zi voton pro Kosovës në UNESCO/ Gjukanoviç: Serbët s'mund të ndikojnë në politikën malazeze

22 Tetor 2015, 14:40Rajoni TEMA

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka justifikuar votimin për propozimin që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, duke thënë se nuk ka vend për llogaritje aty.

Sipas tij, Podgorica përcjell politikë të qëndrueshme dhe se nuk ka vend për manovrime.

Gjukanoviq tha se Mali i Zi e ka njohur Kosovën në vitin 2008 dhe se ka ndonjë keqkuptim mes Malit të Zi dhe Serbisë, sepse serbët nuk mund të ndikojnë në politikën malazeze, transmeton Koha.net.

Ai ka ripotencuar se vota e Malit të Zi për Kosovën në UNESCO, nuk ka asnjë llogaritje.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kërcënuar Malin e Zi dhe Maqedoninë për votat që i kanë dhënë pro anëtarësimi të Kosovës në UNESCO, se do t’u hakmerret në skenën ndërkombëtare, në rastin e parë të mundshëm.

9 komente në “Mali i Zi voton pro Kosovës në UNESCO/ Gjukanoviç: Serbët s’mund të ndikojnë në politikën malazeze”

  1. Zigur Qarri says:

    Mir e ke thene o Milo i Gjokajve!

  2. kuq e zi says:

    lloqe serbie…
    mali zi dhe maqedonia e kane njohur si shtet kurse unesco as barazohet me njohjen e mesiperme

  3. Klimax says:

    Me sa zero nga pas e ka “pazarin” e votes Gjukanovic?

    1. A.R says:

      Te jete per zero nga pas, Serbia eshte shtet shume me i fuqishem se Kosova… apo jo?

      Andrea

      1. Pelasgian says:

        Prgj e bukur dhe me spec djegs ….

        tani Klitorit ..merr nje pumade dhe relaksohu!

        Pershendetje Andrea!

      2. Klimax says:

        Ti besoj se je kaq i zgjuar per te kuptuar se nje vote pro Kosoves nga Mali i Zi forcon poziten e kryeministrit te ketij vendi qe ne nje situate kritike te pushtetit te tij te korruptuar fut ne loje nacionalizmin malazez ndaj Serbise.
        Ne te kundert, nje votim jo Kosoves do te quhej nenshtrim i ketij kryeministri ndaj Serbise nga miqte dhe armiqte e tij dhe sigurisht do te kishte me pak shance per te vazhduar te mbijetoi ne pushtetin e tij te korruptuar! Pra, nje shtet shume me i fuqishem se Kosova nuk do ti dhuronte kurre ato qe ky kryeminister perfiton me vazhdimesine e pushtet te tij!

        1. A.R says:

          Ndersa ti besoj te jesh po aq i zgjuar te kuptosh se Kosova pati nje shumice derrmuese pro anetaresimit dhe per rrjedhoje nuk kishte me te voglen nevoje te “shqyente” xhepin per te bere per vete ndonje shtetuc rajonal.
          Sa per Gjukanoviçin, mund te jete i korruptuar e autoritar, por Malin e Zi e ka nxjerre nga nje qorrsokak ballkanik nga ata te llojit ultra-nacionalist qe e zhyten ne gjak Ballkanin per dekada.
          Biles i ka dhene edhe stabilitet ekonomik.
          Ndersa nga ana e kundert, kemi te ashtuquajturen opozite, qe eshte e tille jo fort qarte ne ide te ndryshme sesa ne nacionalizem te semure filo-serb dhe ne urrejtjen konstante rracore e fetare. Kjo opozita malazeze sot. Vetem nje miop mund ta shohe ndryshe.

          Me respekt,
          Andrea

  4. llapa says:

    Hore diskutoni i cik t shtyjm kohen

  5. Toni KS says:

    Gjukanovic, eshte autoritar, ngapak mafioz por edhe burreshteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje