Përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë, të cilët shpesh janë të pranishëm gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, sot kanë vendosur të mos e bëjnë këtë.
Nga burime ndërkombëtare në Prishtinë, mëson se ambasadorët dhe diplomatë të tjerë, hezitojnë të jenë të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, të parashikuar për ne orën 16:00.
Ky burim thotë se ata përveç kësaj kanë udhëzuar qytetarët e vendeve të tyre që jetojnë në Prishtinë, që të shmangin daljen në rrugë gjatë kohës së mbajtjes së seancës.
Opozita edhe për sot ka paralajmëruar bllokim të punës së Kuvendit.