Djaloshi emigrant i paguan të gjitha detyrimet e energjisë të moshuarës 100 vjeçare

26 Tetor 2015, 20:33Sociale TEMA

Është 27 vjeç! Jeton e punon në Itali. Është nga Rubiku, më saktë, thotë, nga Katundi i Vjetër! U bë i njohur pak ditë më parë për mbarë opinionin publik teksa mori përsipër të shlyente detyrimet që kishte një grua 99 vjeçe ndaj OSHEE-së.

I pagoi të gjitha detyrimet, bashkë me kamat-vonesat, ndërsa djali i ka bërë me dije shtetit shqiptar se do t`i paguajë energjinë për gjithë jetën e gruas së moshuar, emri i të cilës nuk rezulton as në regjistrin kombëtar.

Bajron Nikolli, jeton në Bergamo dhe është sensibilizuar nga një kronikë televizive e një medie lokale. Aty ka dëgjuar se në Fang të Rubikut, një të moshuare të vetmuar, i kishin prerë energjinë se nuk e kishte paguar. Madje është tronditur pasi nuk e rrok perceptimi i tij, i ikur që 14 vjeç në Itali dhe tashmë i kthyer në një personazh publik edhe për vendbanimin e tij të ri.

Ai nuk e merr dot me mend se si një gruaje në atë moshë, që për të është vlerë, drejtuesit lokalë të mos japin ndihmë. Bajroni e di çdo të thotë dhimbje, pasi ai ka në Shqipëri nënën e tij, ndërsa thotë: “Ajo grua është vlerë për të gjithë zonën e krahinën. Nuk mund ta lëmë në harresë”.

Në rrëfimin e tij për “Shekulli”, Bajroni është tejet modest për gjithçka ka bërë. Ai premton se duhet të bëhet shumë për atë shtresë, ndërsa drejton shigjetën nga personat që kanë drejtuar pushtetet lokale, të cilët sipas tij nuk kanë luajtur asnjë rol për përmirësimin e jetës.

Nga jeni Bajron, dhe çfarë iu shtyu të ndërmerrni një nismë të pahasur më parë?

Jam nga Katundi i Vjetër i Rubikut. Besoj se nisma ime ishte detyrim për mua, pasi jam djalë prej atyre anëve. Po ky duhej të ishte detyrim për të gjithë në fakt!

E njihnit më parë këtë grua?

Jo, nuk e njihja më parë. Nëse do ta dija do ta reagoja me kohë. E kam parë në televizion dhe u trishtova.

Kur të vini, do ta takoni nënë Barbullën?

Sigurisht. Sapo të vij. Do të jetë ndër njerëzit e parë që do të takoj. Do të vë në dispozicion të saj jo vetëm mundësinë time ekonomike, por edhe të gjitha njohuritë që kam për raste të tilla. Do të vij në nëntor dhe do të shikojmë se si mund të rregullojmë jetën e saj, ndërsa energjinë, për sa të jetojë, do ia paguaj unë. Ajo ka nevoja të shumta, aq më tepër në atë moshë që është.

Bajron, je i ri për një nismë të tillë. Çfarë iu ka thënë familja? Kush iu ka mbështetur të ndërmerrni një hap të tillë?

Ato janë shumë të lumtur sepse askush ma mirë se ato nuk e kupton hallin e saj. Për nga ana ekonomike nuk kam patur asnjë lloj nevoje pasi punoj prej shumë vitesh në profesionin e elektricistit dhe merrem me sigurinë elektrike të vendit (Italisë). Por një ndihmë mjaft të madhe dhe sigurisht mbështetje për të qenë pranë kësaj gruaje më ka dhënë e fejuara ime italiane. Ajo është nxitëse për hapat e mi në këtë drejtim dhe sigurisht që jemi bashkë edhe në ndihmë të njerëzve të tjerë në nevojë.

Si u ndjetë kur patë kronikën se një gruaje të moshuar që jetonte e vetme iu kishte ndërprerë energjia vetëm që nuk kishte paguar? 

S`kam koment! Nuk e perceptoj dot. Nuk e imagjinoj se si kanë mundur ta bëjnë një veprim të tillë. Mirë shteti që ia preu meqë nuk kishte paguar, po më çudit vetëm diçka. A ka ndonjë organ vendor që merret me problemet sociale të njerëzve të atyre anëve? Mirdita dhe mirditorët nuk e meritojnë të jetojnë në atë lloj “errësire”…

Kur thua “errësirë” e keni fjalën për të gjithë krahinën?

Po, për të gjithë krahinën, sepse si në Rubik ashtu edhe në Mirditë përdoret i njëjti mekanizëm. Atje ka probleme të theksuara sociale për të cilat askush nuk kujdeset. Edhe rasti i nënë Barbullës ishte pikërisht mungesa e instrumenteve që rregullojnë këto probleme, që treguan se jo vetëm nuk funksionojnë por as që kanë ekzistuar ndonjëherë.

Ti mendon se mund ta rregullojë politika ose persona të caktuar publik këtë problem?

Këtu ku jetoj, punoj dhe banoj, merrem me problemet publike. Unë kam rezerva shumë të mëdha në lidhje me të gjithë personat që kanë drejtuar në zonat e mia pushtetin lokal. Kam shumë rezerva për kandidatët e fundit dhe për fituesit. Nuk kishin asgjë evropiane në programet e tyre, nuk kishin asnjë pikë konkrete për të ndihmuar në punësimin e banorëve të zonave dhe aq më pak politika konkrete për çështjet sociale. Nuk e kuptoj dot se ku shkojnë paratë që hedh Komuniteti Europian për ato zonë. Janë grante të posaçme dhe asnjëherë nuk më tha kush se është parë të hidhet një lek në ato anë. Unë për vete kam ikur 14 vjeç. E di unë se si ia kam dalë të mbijetoj derisa mbarova shkollën, por tashmë e di se nga ky vend kam mësuar jo vetëm të jetoj po edhe të marr përsipër të dijë së çfarë duhet për njerëzit e Mirditës sime.

Mendoni të ktheheni një ditë…?

Sigurisht që mendoj çdo ditë. Por edhe nëse nuk do jem atje, do të gjendem pranë problemeve të atij vendi. Besoj se shpejt do të kem edhe të rinj të tjerë me aspiratat e mia dhe jam i sigurt që nuk i mungojnë asaj zone.  Kryetarët e bashkive të Rrëshenit dhe të Rubikut nuk dihet t`i zërë gjumi, por të mos lënë asnjë problem pa e dërguar te dyert e Qeverisë në Tiranë. Edhe nënën Barbullën duhej ta çonin atje, në Tiranë.

Bajron, për kë ke mesazh?

Sigurisht, mesazhi i parë shkon për nënë Barbullën; 100 vjeçe dhe aq e fortë! Ti je shembulli jonë, je origjina jonë dhe unë do të të mbështes për sa të kesh frymë. I dyti shkon për bashkëmoshatarët e mi; të jemi të bashkuar dhe më mendjen gjithnjë nga vendlindja. Ajo pret ne dhe së fundmi, një thirrje edhe për politikën e atij vendi; të mos përsëriten raste të tilla. Me prerjen e energjisë elektrike një gruaje 100 vjeçe, nuk shkohet në Europë.

57 komente në “Djaloshi emigrant i paguan të gjitha detyrimet e energjisë të moshuarës 100 vjeçare”

  1. Pelasgian says:

    BRAVO TE QOFTE !

    PASKE EMER FISNIK DHE FISNIK QENKE EDHE VETE !

    VDEKJE PUSHTAVE TE 44

    Slogani i Popullit duhet te jet

    — VRITE ,SHARROJE , PUSHTIN PUSHKATOJE —

    Mos vdeksha pa i pa tu vujt si zagare rrugash nipat e mbesat e berishes , rames , lulzimes , tosit dhe krejt pushtave te tjere !

    1. Cubi says:

      Nje djale i ri nga katundi i vjeter kuptimplote. Shqiperine more Bajron e ka pushtuar satanai gjthandej pak kush ka shpetuar ja ti qenke nje nga ata mm Zoti te ruajt e te dhashte jete te gjate.Ketu dominon e keqja dhe konsiderohet si e mire . Kujdes se per kete mund “te te fusin ne burg”.A sikur te ishim te gjthe nga katundet tona te vjetra.!

    2. albti says:

      BRAVO TE QOFTE QE DEL MBI POLITIKANET HAJDUTA QE NE VEND QE TA NDIHMOJNE KTE SHTRESE PO JA RRJEPIN GJITHCKA

    3. Na bashkoj kenga popullore says:

      Vonon po nuk harron

    4. Ekonomisti says:

      U desh te dilte nje trim se gjithe shkerdhatoministrat me te shkerdhyerin ne krye nuk u bene te gjalle.Ishin te zene me tenderin e jaguareve dhe me tenderat fiktive te Ilir Beqes.Harram voten qe ju dhame.Kerma qe mbytet me eren tuaj shpresen tone.Eksperienca ime personale me funderrina si ju ma shton bindjen qe ky popull duhet medoemos t’ju zbythe sa me pare.Qofte edhe me dhune.

  2. Peshkatari says:

    vecse rrespekte per kete djalosh

    1. Argita_B says:

      Respekte dhe perulje per nje fisnik te vertete, bravo Bajron, bravo prinderve te tu per edukaten qe te dhane ne jete, bravo te dashures tende italiane qe e paske agjedhur si veten dhe te frymezon.
      Nje karton te kuq qedi Rames per reformen e tij te fameshme per energjine e cila fut ne burg dhe njerez te mjeruar qe nuk rrin dot ne kembe. Bravo Edi Rama, Neta jot eme eshte krenare me te birin qe ben te lumtura nenat shqiptare.

  3. nji njeri me gjithmend impresionant @

    bravo .

    1. I Gjati me 1 Koqe says:

      Si ka mundesi ti Dekari i thua bravo ketij djaloshi? Ai ka dalur hapur kunder qeverise se te Gjatit qe i ka nderprere dritat kesaj plake! Ky djalosh duhet te shpallet armik i popullit! A nuk thoje keshtu me pare per ata qe kritikonin Ramen o rrote k.ri, qe gjoja jane antikombetare?! Meqe ra fjala, i Gjati eshte ai qe ti i ben gojore sa here del ne lajm.

  4. Fane Mirdite says:

    Nje bravo te madhe per Bajronin, duket se ne damaret e tu rrjegj gjaku i GJERGJ KASTRIOTIT dhe i GJERGJ FISHTES e i LEKE DUKAGJINIT me gjithe zemer bravo DUKET SE JE NJE HAP PARA NE TE TJEREVE BRAVO DHE ZOTI TE DHAFTE FORCE.

  5. Tironci says:

    Bravo more djale. Zoti te bekofte dhe te shperblefte per kete qe ben. Sic ke zemren burim ta befte i madhi Zot.

  6. emigranti says:

    Nuk dua te merrem me anen humane te ketij djaloshi,por me thjeshtesine e qartesine e mrekullushme te tij ne njohjen e problemeve dhe menyrat e mundesit per zgjidhjen e tyre.Te lumt Bajron.

    Perse te mos jene deputet e ministra Bajroni e djem te tjer si ai,ne vend te hajdutve e kriminelve te djahte e te majte , qe mendojne vetem si ti thithin edhe piken e fundit te gjakut popullit te mjere e qe s’duan t’ja dine fare hallet e problemet e tij ?!

    1. Ilir says:

      Bajronit dhe ndonje shokut te tij nuk ua japin Shqiptaret voten se Bajroni nuk u jep nje thes mielli dhe shumica shqiptare vlen sa nje thes mielli.Eshte nje thenie e vjeter: “C’do popull meriton Qeverrin qe ka”

  7. Gentian R. says:

    Bajroni paska tamam formimin dhe entuziazmin e duhur qe mbas disa viteve te jete ai qe ta perfaqesoje komunitetin e tij ne rang lokal, pse jo dhe qendror…
    Bravo, respekte dhe vazhdo keshtu….

  8. dule says:

    Halle ta befte zoti fratello 6 un grande..

    1. URRA says:

      Ju kerkoj pak vemendje zoterinj komentues; krahasoni per nji moment Bajron djaloshin me deputetet shqiptare, ministrat e kryeministrat e ketyre 25 vjeteve, si dhe me presidentin aktual.
      No koment.

  9. stela says:

    O shtet Kurve!!!!

    Na drejtojn’ e na bojne moral kryehajdutet, te degjenerumit dhe rrugacet me AIDS…..

    1. janina+korfuzi tonat says:

      Yllo mos fol mo se i ke ra m te..rrespekte

  10. janina+korfuzi tonat says:

    Qofte hallall mer cun e t rujt zoti ty e ca ke per zemer e mos pafsh keq me sy..vetem nji fjale respektttttttttttttttttttttt

  11. Tunxh, bir says:

    Bravo djalosh, ju lumte te dyve. Por po je kurioz te mesosh se ku kane shkuar leket per investimet ne sistemin elektrik te Mirdites apo te gjithe Shqiperise, shiko se cfar pasurish kane ata qe kane qene ne krye, dhe do te habitesh se si i kane vene ato, prandaj seshte bere asnje investim.

  12. nini says:

    Nje bravo e madhe per ket djale shpirt mire ,dhe nje akuze per shtetin ,qe len nje nane ne moshe shume te thyer ,te vuaj ne ditet e fundit te jetes . Vet shteti te merrte persiperte paguante energjine e harxhuar nga kjo burr nesh ,dhe jo te kryej ate akt te turpshem te prerjes se dritave .

  13. lushi says:

    Uratat e asaj nenes dhe tonat I pac more djale fisnik!

    Fisnikeria nuk blihet me lek ,ti je per Nderi I Kombit.

    O shurra poltikane qe na vidhni, Si nuk U be gjalle njeri Ta ndihmonte

    kete shqiptare, mbetshi me keq se ajo ne pleqeri, mos paci hajer. Jam shume I prekur!

  14. Toni KS says:

    “Behu ndryshimi qe deshiron ne bote” thote nje maksime e urte. Ky njeri meriton çdo respekt.

  15. l'ala says:

    Shenbull qe duhet ndjekur çuna.

  16. ilir says:

    Nje fjal e urt thot me cfar rrin ashtu do te behesh,Italia nga zemergjersia dhe dashamirsia eshte numri 1 ne bot.

  17. mimmo says:

    EDHE PSE NUK JAM NGA ATO ANE , GJITHNJI PER MIRDITEN FISNIKE KAM NDIER RESPEKT E SIMPATI ! DHE KY DJALE PO MA VERTETON ME KETE GJEST TE RRALLE ! I UROJ GJITHE TE MIRAT ,SUKSESE NE JETE !!PERSHNETJE NGA MIMMO(USA)! !

  18. hari boo says:

    Une shoh kryeministrin tek ky djale. Problemi eshte se kryeministri nuk e sheh ate.
    Nese do te shohin njeri tjetrin atehere do kishim, kryedjalin dhe kryeministrin njeheresh dhe nen nje trup.
    Shpresoj qe kryeministri te mesoje nga ende kryedjali.
    Besoj se e gjetet se cili nga keta te dy eshte kryesocialisti ?

  19. A.R says:

    Ky eshte nje shembull sesi mund te ndryshohet realiteti i trishtuar.
    Jo fjale qe i merr era, por ndryshim brenda vetvetes qe shpie ne te tilla veprime sublime.

    Respekt te thelle per kete djale,

    Andrea Radi

  20. LORA says:

    Falnderim zemre per djaloshin Bajron Nikolli.
    Por, duke pasur parasysh se ka nje shtrese vunerable,per pagesen energjise,besoj se duhet te kete nje reflektim serioz te qeverise per te rimbursuar kete shtrese,qe ne shekullin e 21-te te mos kete asnje shtetas shqiptar qe t’e shtyje ne terr ditet e mjerimit te vet.

  21. rita says:

    o ED RAMA thiri kaptines se te ka mare ere dhe me keto qe po ben po iken per lesh shiko nga ke ardhur rote dhe mos shif se ku je se po te soset uji i gamiles dhe do ikesh per lesh

  22. kreator says:

    Te qofte hallall qumeshti I nenes.prinderit e tu
    duhet te jene shume krenare.

  23. kush meriton te jete deputeti i Ri..ky fisnik djale apo ai burri me bark te madh me mustaqe qe po e presin si birin e tyre ne parlament ..!!!!

  24. totila direktan prenos says:

    Hallall ta befte Zoti gjithcka po ben per kete te moshuar qe natyrisht qe eshte VLERE ,vetem per moshen e saj .
    Qenke fisnik me themel perderisa ben nje veprim te tille .
    Mbaresi pac ne jeten tende !

  25. zekthi says:

    Kete miresi duhet te kishte edhe politikani kreu-minister-turpi. Por kush lind gomar nuk mund te vdese kale.

  26. Na bashkoj kenga popullore says:

    Xhesti me madhor ne 25 vite,hallall

  27. aleko says:

    Gjest teper human per tu nderuar,bravo djali i Miredites.Gjaku shqipetare gjithmone bene supriza miresie fisnikerie ,edhe sot kur per fat tekeq shoqeria shqipetare ka humbur dhe po humbet per dite e me shume vlerat tradicionale shqipetsre te humanizmit e miresise ,duke u hedhur ne vorbullen e babezise ,grykesise dhe pasurimit me cdo kusht dhe me gjithka..Respekt djale dhe mbaresi ne jete..

  28. Flamur says:

    Respekte more djal je njeri human .Zoti ta shperbleft me te gjitha te mirat.

  29. Daniel says:

    Nuk gjej fjalen per tju falenderuar ate Qe nuk e ber shteti e Bere Ti Respekte zoti tju bekoje

  30. Calalb says:

    Bajron, emer fisnik. Diell t`a befte zoti kudo qe te jesh. Pac fat e miresi gjithe jeten. Urimet me te mira per Ty e familjen tende qe te ka edukuar kaq mire.

  31. Z/Kallami says:

    Ky djalosh ka lindur vone po shume i avnacuem drejte te ardhmes,perparimit,me garanci deklaroi se asht edhe ma i avancuem se te gjithe pretenduesit qe mbajne nji “patente”licens” deputeti te cilet rrejn e rrejne sa tu xajne vugjuti ne fushate per te marr voten dhe mbrapa e din kali se cfare shajne dhe mileti perseri nuk e din dhe e voton.
    Te tille njerez si djaloshi numerohen ne 5 gishtat e dores.Sepse ne doren tjeter 5 gishteshe jane me mijra qe dijne te levizin ne drejtim te gishtit te vogel te dores dhe kollofisin jo vetem te ardhurat e vendit ne xhepin hajdutshe por dhe ato ndihmat europiane qe po i deklaron djaloshi,habitet e nuk i din se nga shkojne.
    Gezofsh jeten tande ashtu sic e ke shpirtin e zemren,ne mbaresi e lumturi edhe per 100 vjet te tjera.Lum gjini i nanes,dhe nana qe te ka ushqyer.

  32. Calalb says:

    Nje shqiptar me zemer te madhe. Nje sternip i denje i Nene Terezez.

  33. kollodoku says:

    Kete zgjidhni deputet qe tju zgjidhi hallet e juaja. Mos beni deputet barkderrat qe e kan mendje ku dhe cfar me vjedh.

  34. Ndoc Sukaj says:

    Ish kryetari i opozitez sot kryeminister u tregua shum njerezore me ,,Nenen,, qe e kishin futur ne burg per nja dy rrenje droge.Kurse per ,,Nenen,, e dritave te prera nga kompania shteterore e energjise nuk u kujtua.Z. Mero Baze duhet ti terheqe mbeshtetjen kesaj qeverie ashtu sic beri me qeverine Berisha kur e pa se ,,Luajti mendesh,,.Kjo qeveri e sotme po verteton disa thenie te Berishes qe ne ate kohe dukeshin si budallalleqe te nje cmenduri.

  35. z says:

    Me emocionove!Ti lutemi Zotit,qe paska edhe shqiptare te mire.Jete te gjate nene Barbulles,qe te mos ike nga kjo jete me mendimin se,kjo Shqiperi eshte e mbushur me ligesi,por,ka edhe njerez te mire,si dhe politikane te ndyre,qe nuk e duan vendin e vet.

  36. z says:

    Harrova:Kur ishte ne opozite,Ilir Beqja bente namin per faturimet.Ne qofte se eshte ne hall si i vobeket,te hapim nje numer llogarie dhe ta ndihmojme.

  37. d says:

    lum si ty mor djale qe do maresh bekimet e asaj plake …kurse politikanet marin vetem mallkime

  38. anxhela says:

    Turp per pushtetin lokal?????
    Bravo per Bajronin dhe paste bekimin e Zotit ne cdo hap te jetes se vet.
    Turp per te gjithe shqiptaret.
    Sa pak humanizem!!!!!!??????

  39. mir dallas says:

    e mesuat miq fjalen MALESOR, ky djale perfaqeson te gjithe malesoret fisnike .ke bekimin e te gjithe shqipetareve te ndershem more djale.

  40. Gjilan Shqiperi(Kosove) says:

    Respekt respekt dhe vetem respekt per kete djale..!

  41. A.R says:

    Tani imagjinoni qe gjithkush prej nesh te bente diçka te tille, se ç’bote e re do te prodhohej! Solidaritet, respekt, dashuri per kedo qe vuan, te njohur e te panjohur.
    Do te ishte nje shoqeri e mrekullueshme pertej Socializmit e Kapitalizmit, nje shoqeri ku paqja e bashkepunimi do te ishin ligjet themeltare te jetes.
    Ne fakt nuk eshte as utopi e as e veshtire; per te kryer kete hap duhet ndryshuar perspektiva ne vetvete: jo me bredhje drejt pasurimit ne kurriz te te tjereve, por kenaqje me ate qe kemi, duke e ndare ate(edhe pse pak)me ke ka nevoje me shume.

    Andrea Radi

  42. Lilium Albanicum says:

    Shpresoj qe ky akt t’ju tregoj shqiptareve, qe ka ardhur koha te pushojme se ankuari e mallkuari. Eshte koha te BEJME e te behemi shembull i zgjidhjeve qe kerkojme nga pushteti e pushtetaret. E ardhmja i takon popullit te ndergjegjesuar, te bashkuar e te organizuar. Une ju bej thirrje shqiptareve qe te organizojne kudo qe jane kuvendet e mocme… ku gjithe fshati apo mehalla te mblidhet rregullisht, te diskutoj problemet e perbashketa dhe ti propozoj e kerkoj pushtetit zgjidhje konkrete per problemet e veta.

    1. ELDA says:

      KOMBI IM

      TE FALENDEROJ KOMBI IM
      QE ME KE DHENE GJUHEN,
      IDENTITETIN, KRENARINE,
      ANIPSE DERGJEM LARG DHEUT TIM
      E PERMALLUAR NGA I EMBLI KUJTIM.
      SA DO TE DOJA TE RILINDJA
      PERSERI PER TE TE SHERBYER,
      SIKUR EDHE NJE FIJE SHPIRTI
      TE ME KETE MBETUR,
      DHE ZEMRA TE ME JETE TRETUR!
      copyright – Elda Kokoneshi http://www.facebook.com/groups/kombi.im

  43. Genti says:

    Politikana turpa dhe te dhier ne goj jan te gjth ministrat ne shqiperi e kosovë,,hajnat dhe turpat e njerzimit,,ju shkerrdhevsha ftyrat e idiotave te pa ndershem..si ka mundsi qe te gjith politikanat te jen aq te poshter per kombin e tyre shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje