Për Guinness/ Instruktorja shqiptare femër, që ka nxjerrë 30 mijë shoferë në 40 vjet

26 Tetor 2015, 11:06Sociale TEMA
Për Guinness/ Instruktorja shqiptare femër, që ka nxjerrë 30

Nga Mark Brunga

 

Shoferja Nadire Shahini është në timonin e makinës që nga viti 1975 i shekullit të kaluar. Do të mendojë ndokush se mbi 40 vite pra duke e rrotulluar timonin sa majtas djathas, duke futur marshet e luajtur këmbët mbi pedale. Por jo! Ajo ka 40 vite duke i dhënë gaz…profesionit, pasionit që nuk iu shua asnjëherë për tju mësuar të tjerëve se si ngahet makina, pasi nga shofere ajo kaloi në instrukture, ku që para90 e deri më sot ka arritur një rekord të vlefshëm për Guinness: u ka mësuar drejtimin e automjetit 30 mijë kursantëve.

Edhe zyrtarisht, ajo njihet instruktorja e parë femër në historinë e Shkollës së Komunikacionit shqiptar që ka pregatitur shoferë që në ato vite. Kur mbaroi  mbaroi shkollën e komunikacionit  ishte mjaft e re, por duke parë pasionin që kishte për këtë profesion të cilin e kishte ëndërruar që në vitet e fëmijërisë dhe rezultatet në mësime, e emëruan instruktore të pregatitjes së shoferëve të rinj në Durrës.

Që nga ajo periudhe ajo shprehet se numri i shoferëve të dalë nga mesimdhënja praktike dhe teorike në timon, i ka kaluar mbi 30 mijë. Sipas saj, qyteti i Durrësit është në pararojë të vajzave që duan të bëhen shofere dhe rreth gjysma e tyre në këtë qytet janë pajisur me patenta pas trajnimit praktik që u ka bërë ajo. Koha ka evoluar mjaft.

Dikur në shkollën e komunikacionit shoferët i pregatisnin me mjete “Zis” që ishin  kamionë 8 tonësh, ndërsa tashmë ajo i pregatit kursantët në praktikën mësimore me mjet Benz, të cilin në atë periudhe kushdo mund ta quante thjesht një ëndërr utopike.

Nadirja kujton kohën ku si një vajzë e brishtë shkoi  në shkollën e komunikacionit së bashku me rreth 64 vajza të reja të tjera nga i gjithe vendi. Në atë kohë kjo ishte një thyerje e madhe konceptesh pasi ishte një mundësi e pamundur deri në imagjinatë që të mendoheshin femrat shofere.

“Unë jo vetëm që u bëra shofere, por pas pak kohe në timon u bëra edhe instruktorja e parë në Shqipëri e shofereve te reja që nxorri më vonë Shkolla e Komunikacionit në Durrës. Më kujtohet se si në vitin 1975, kur udhëtonim në të gjithë Shqipërinë, na shikonin shtrembër, kishin opinione të këqija për femrën në timon. Qëllonte që edhe na ofendonin”, thotë Nadirja.

Instruktori Selim Zeqja kujton për të që ishte si një nga shoferet e reja të prespektivës, më të përkushtuara në mësimet teorike dhe praktike të atij atij viti, 1973.

“E kishte marrë profesionin me pasion dhe vullnet. Me kujtohet se si Nadirja ra në sy për përvetësimin e programit mësimor në mënyrë të shkëlqyer. Kur ajo dha provimin para komisionit të Ministrise së Punëve të Brendshme, që kishte kompetencat e dhënies së patentave në atë periudhë, ajo doli një nga nxënëset më të mira që e meritoi patentën, kundrejt të gjitha kërkesave shume strikte që kërkoheshin atëherë. Përveçse shofere e mirë, ajo mori edhe kategorinë e V-të si mekanike. Ishte aftësuar për të njohur difektin, por edhe mundësisht për ta riparuar atë në rrugë kurdo që mund t`i ndodhte. Ajo kishte arritur që të eleminonte mbi 70% te difekteve të tilla. Edhe kur u përzgjodh instruktore për shoferet e reja që ërdhën më vonë në shkollën tonë, ajo u tregua një mjaft e aftë.”

Nadirja çdo ditë për 4 dekada me radhë ka qenë në timon. Dhe për historiografinë e Shkollës së Komunikacionit të vendit tonë mbetet si  instruktorja e pare femër për kurse trajnimi  shoferësh me kontribut 40 vjecar.Dhe krenohet se deri me sot, asnjë nga kursantët apo kursantet e saj nuk ka pasur aksidente serioze në timon.

Tesheshi.com

 

7 komente në “Për Guinness/ Instruktorja shqiptare femër, që ka nxjerrë 30 mijë shoferë në 40 vjet”

  1. Hanxhiu says:

    Ka bërë para “me okë” ajo, sepse nga ato 30 mijë, absolutisht shumica janë “patenta” të shitura…!!!

  2. "BALASHI" says:

    O Hanxhi mavriu, po pse te duhet te thuash fjalen e keqe? Ç’ eshte kjo tendece e tille e shqiptareve? Keq, shume keq. Ajo me duket fisnike e jo hajdute siç e paraqit ti.

    1. Iliria says:

      Balashi

      Hanxhiu nuk eshte shqiptar, eshte minorikar, ose minorikurve grekqire, mjaft te lexosh komentet e tij dhe do ta kuptosh. Pune grekqirash, gjelle qensh, varu kkkkkkk..!!

  3. Ai says:

    Sikur te kete filluar te instruktoje qe diten e pare ne 1975 (qe nuk ndodh) , i thone 2 ne dite per 40 vjet po t’i biesh lapsit.

    Duke patur parasysh qe per 15 vitet e para Shqiperia nuk ka patur kurrkund makina aq sa ka sot, i bi qe ne 20 vitet e fundit te kete pregatitur 4 ne dite.

    Duke supozuar qe duhen 6 ore teori per c’do kursant per t’u pranuar te jape proven praktike, i bie qe kjo zonja ka qe ne 1995 qe as ha e as ve sy ne gjume?

    Mire, mire shume mire

  4. semi says:

    Ne ate kohe vertet nxirrje shofere kurse tani shisni patenta, bashke me komisionin. Thuaj jo po deshe.

  5. Kritizeri says:

    Eh sa perralle e bukur kjo!I bie te kete nxjerre nga 2-3 kursante cdo dite te jetes se saj.Sa kursanteve do u kete shitur patenten?Sa nga keta kane bere aksidente apo humbur jeten per faj te saj???

  6. jo says:

    si ka mundesi 30.000 patenta ne kohen e enverit shkolla e komunikacionit domethene kursi per shofer ishte 9 muaj sikur nu del llogaria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje