Mbi 21 mijë shqiptarë morën shtetësinë italiane gjatë vitit 2014

24 Tetor 2015, 10:47Sociale TEMA

Vetëm gjatë vitit të shkuar, kanë marrë shtetësinë italiane rreth 130 mijë të huaj, 29% më shumë se një vit më parë. Për komunitetin shqiptar, numri i personave që kanë marrë edhe shtetësinë italiane gjatë vitit të shkuar është 55% më lartë se ai i vitit 2013 kur shtetasit shqiptarë që u betuar para trengjyrëshit ishin 13.671.

21.148 shqiptarë kanë marrë shtetësinë italiane gjatë vitit të shkuar. Këto janë shifrat raportit të fundit të ISTAT-it mbi jokomunitarët në Itali, që jep edhe të dhëna mbi marrjet e shtetësisë nga të huajt, raporton Shqiptari i Italisë.

Në përgjithësi, numri i të huajve që kanë marrë shtetësinë italiane gjatë vitit të shkuar janë 129.887, apo 29.175 më shumë se një vit më parë. Ndër këta, 8.887 janë shtetas komunitarë e 121 mijë të tjerët kanë pasur më parë shteetësi jokomunitare. Nga jokomunitarët, rreth 40% e italianëve të rinj të vitit 2014 janë marokenë e shqiptarë: në fakt sipas ISTAT-it, para se të merrnin shtetësinë italiane kishin atë marokene 22,3% e italianëve të rinj, ndërsa 16,4% kishin atë shqiptare.

Për komunitetin shqiptar, numri i personave që kanë marrë edhe shtetësinë italiane gjatë vitit të shkuar është 21.148, ose 55% më shumë se gjatë vitit 2013 kur shtetasit shqiptarë që u betuar para trengjyrëshit ishin 13.671. Kjo e vitit 2014 është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë këto 25 vjet, e duke konsideruar vjetërsinë e komunitetit tonë, këto shifra të shqiptarëve që do të bëhen italianë mund t’i gjejmë edhe për disa vjet rresht.

Përsa i përket gjinisë, 52% e italo-shqiptarëve të rinj janë meshkuj e 48% femra, gjë që pasqyron me besnikëri edhe përbërjen gjinore të komunitetit shqiptar në Itali.

Përsa i përket motivit të marrjes së shtetësisë, rritet nga viti në vit, qoftë në përqindje qoftë në vlera absolute, numri i shqiptarëve që marrin shtetësinë italiane për rezidencë. Në dy vitet e fundit është kaluar nga 7.055 (51,6%) të vitit 2013 në 12.040 (56,9%) të vitit 2014. Janë gjithnjë e më të shumtë të miturit apo të rinjtë shqiptarë që marrin shtetësinë prej prindërve apo kur mbushin moshën 18 vjeç sepse kanë lindur në Itali. Shifrat e tyre kanë shkuar nga 4.367 persona (31,9%) të vitit 2013 në 7.111 (33,6%) në vitin 2014. Së fundi bie marrja e shtetësisë për martesë me shtetas italian: kalohet nga 2.249 (16,5% e të gjitha dekreteve të njohjes së shtetësisë italiane për shqiptarë) të vitit 2013, në 1.997 (ose 9,4%) gjatë vitit të shkuar.

Së fundi duhet thënë që edhe pse për të parën herë në këto 25 vjet imigracioni shqiptar në Itali, ISTAT thotë se numri i tyre ka rënë nga 502.546 të 1 janarit 2013 në 498.419 më 1 janar 2015, kjo nuk do të thotë që komuniteti ynë është zvogëluar. Është e vërtetë që vitet e fundit janë reduktuar ardhjet e reja e janë shtuar kthimet, por nga ana tjetër rritet ndjeshëm numri i atyre që nuk bëjnë më pjesë mes të huajve në Itali sepse marrin ndërkohë shtetësinë italiane. Në fakt, gjithnjë sipas shifrave që ISTAT ka dhënë në vite, komuniteti ynë po i afrohet 580 mijë vetëve. Sepse janë rreth 80 mijë ata që në vite kanë fituar edhe shtetësinë italiane.

10 komente në “Mbi 21 mijë shqiptarë morën shtetësinë italiane gjatë vitit 2014”

  1. Fotaq says:

    C’fiton shteti italian duke u dhene secilit nga nje pashaporte italiane ?

  2. Hanxhiu says:

    Kot, nuk e shpallën “Mbretërinë” Shqiptare, pjesë të Mbretërisë Italiane, më 1939-ën, Ernest Koliqi me shokë…(?!) Tani Italia, po e realizon gradualisht e pa kuptuar, këtë gjë…!

    1. kaurri realist says:

      Atehere Italija e kishte pushtue Shqypnine, o qyp, kurse sot po shkojne shqiptaret VETE ne Itali, pra dojne VETE me u bâ italjan. Ernest Koliqi ka kene me taban e jo si shqyptaret e sodit, pa pike tabani e as lidhje me vendin ku kane lé.

      1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

        @kaurri socialist te lutem vazhdo e shkruej ne gegnisht

  3. edifrankfurt says:

    Normal qe e jep Italia Passaporten….se qindra mijera italiane e lene vendin e tyre te dhjere e ne krize per te ikur ne Gjermani,Angli apo tjeterkundi.I duhen disa per te paguar taksa ne vendin me taksat me te larta ne bote. O miq shqiptare : ikni prej atij vendi me te marre Passaporten.

  4. kaurri realist says:

    Shqiptaret “nacionalista”?! “Qeni lehe atje ku han” po me duket se asht himni i ri i skippertareve.

  5. valbona says:

    vati per lesh shqiperia per nja 3 me 4 breza.

  6. A.Guri says:

    me sa di un mbi 20 miljone italiane.moren shtetsine ne usa,kanada,australi
    zeland te re,pa llogaritur europen.italia nuk eshte larg shqiperise,fukarej

  7. koci selfo says:

    Qani kaloresin se i varen kembet. Shqiptaret e Italise i quajne plehra shqipot hajdute ata do te jene te pameshireshem ndaj shqiptareve te pa civilizuar te shqiperise sikurse edhe jane arvanitasit ne Greqi. Se shqiptari e njeh mire poshtersine e shqiptarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje