Denoncimi/ Gardiania e burgut u bë drejtoreshë shkolle, kap për fyti mësuesen e dalë në pension dhe e nxjerr jashtë

23 Tetor 2015, 10:54Sociale TEMA

Disa mësuese të shkollës “Jeronim de Rada” kanë denoncuar drejtoreshën Matilda Kala.

Në dneoncim thuhet se ajo ushtron dhunë dhe i fyen.

Mësueset i kanë dërguar edhe një letër kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla, por thonë se nuk kanë marrë përgjigje.

Rasti më i fundit i dhunës së drejtoreshës së shkollës, e cila para se të vihej në këtë post punonte në burgun e Peqinit, ka qenë ndaj një mësuese që ka 7 muaj që ka dalë në pension dhe kishte shkuar në shkollë të takonte nxënësit dhe kolegët e vet.

Elvira Leci thotë se ajo është kapur për fyti nga drejtoresha e shkollës dhe është nxjerrë përjashta me dhunë.

Te dera e zyrës, me një nervozizëm të paparë, më fyen duke thënë: “Dil jashtë! “. I kujtoj që shkolla është ë komunitetit. Vazhdon me fyerje, “e pafytyrë” dhe ndërkohë me një dorë më kap për fyti, dhe me tjetrën që mbante një qese në dorë, nuk e di se me çfarë, ma ngre drejt fytyrës, por që e shmang duke ngritur dorën” shkruan Leci në ankesën e saj.

Ndërsa mësuesja tjetër, Fiqirete Ismaili, në letrën e saj zbulon se drejtoresha e shkolles u emerua ne shkelje te kritereve, dhe se më parë kishte punuar në burgun e Peqinit.

Në prill të 2014, në shkollën ku unë punoj, jashtë kritereve, u emërua drejtorëshë Znj. Matilda Kala, pa përvojën e duhur në arsim, e ardhur nga sektorë të tjerë si: Burgu i Peqinit dhe Policia Bashkiake” shkruhet në ankesë.

Ndërsa mësuesja Servi Kadzadej shkruan:

Jam ankuar edhe më parë për kërcënimin me vendin tim të punës prej saj, shprehimisht: “do të të heq nga puna, shko ku të duash, nuk pyes njeri’, “ju kam në dorë edhe 100 kritere të plotësoni ju” “ka zot lart që më dëgjon t’ju kem në dorë”.

Ushtron vazhdimisht dhunë psikologjike dhe verbale mbi mua, madje kur I kam shkuar për sqarim në drejtori, më ka nxjerrë me forcë jashtë, duke më kapur prej krahu e duke më shtyrë. Këto sjellje të pahijshme e jo profesionale ajo I ka bërë edhe në prani të nxënësve, duke më prishur orën e mësimit, e cila është e shenjtë, me synimin që të përdhosë dinjitetin dhe autoritetin tim para nxënësve, duke shkelur kodin e Etikës.”

26 komente në “Denoncimi/ Gardiania e burgut u bë drejtoreshë shkolle, kap për fyti mësuesen e dalë në pension dhe e nxjerr jashtë”

  1. Dean says:

    Ketu,mer lal,nuk di nga kush te ruhesh.
    Keq meshkujt,keq Femrat.

    1. lakja says:

      Tani kane frike dhe mesuesit e asaj shkolle

      1. Martin says:

        Plehrat e rilindjes!

        Por superplehrat jane Rama me ate baxhellen Nikollen qe vejne police burgu per drejtore shkollash!

        Te ishte nena ime viktima, kjo gardiania do ishte ne spital duke u mjekuar per djegie acidi ne fytyre!!!

    2. Saimiri says:

      Ky avaz eshte ne te gjitha shkollat e Tiranes.
      Tek Sabahudin Gabrani, te dyja drejtoreshat jane bere si Sudja, tuj mbledh kuatat e muajit, duke kercenuar se ju pret shpata nga te dyja anet (nga Rilindja dhe Rivdekja,

      Eh qeni i rrafur i Gramozit qe kulish, ky eshte poplli ine i dashur???

  2. Babai i vertete i Dardanit says:

    Edhe drejtoresha e Ali Demit ne Tirane vjen nga rruga pa patur asnje dite pune ne arsim.

    Kur te zihet per flokesh me psikologen e shkolles do jete vone.

    Erion hiqe Dorinen se po te merr erzin !

  3. gdsk says:

    Pjesa me e madhe e drejtoreve jane harbut dhe te pa sjellshem dhe me keto sjellje bejne presion qe do te heq nga puna per para. Ato kane filluar pune si drejtor per te vjelur gjoba.

  4. stela says:

    Hahaha, po normal qe te tilla emerime do bej DAR-i.

    A e keni pa ca surrat katunareje ka drejtoresha e DAR-it???? Apo pretendoni te bej revolucion ajo shushka e arsimit????

    E vetmja gje qe mund te bej ajo, eshte frizura dhe make-up-i, ne raste daljeje ne publik ose kur eshte dita e parlamentit. Ah se harrova, dje (diten e parlamentit) ato rruazat qe kishte vene Lindita, ishin shume te bukura!!!!!

  5. Koli 2 says:

    Se mos eshte evetmja drejtoreshe.Ne shkollat e Tiranes per fat te keq ndesh drejtoresha me nje fjalor tejet vulgar fare te papershtatshem per ate vend pune.Te emeruara ne menyre tejet partiake,te pa afta fare ne drejtim,ato bejne “ligjin”pa pyetur per etike.

  6. Dashi says:

    Shkoni ,shkoni te shkolla K.Lusjnjes..Do tju perzere drejtoresha me bisht fshese ne dore….na ka lene ne shi jashte duke pritur femijet…eshte tejet e pakomunikueshme..

    1. prindi i merakosur says:

      Ajo eshte skizofrene fare. Lere qe kurre nuk te jep pershtypjen e nje intelektualeje por me shume si nje pastruse (pa dashur te ofendoj pastrueset)por edhe e frikshme, e paqendrueshme mentalisht. Mjere ne per keto drejtoresha o rilindje e skizofrenizmit!

  7. Matt hito says:

    Z.NIKOLLA !
    DUHET TE PRANOJ SE :” EKSPERIENCA SI GARDIANE ” NUK I VLEN EDUKIMIT TE FEMIJEVE TANE ! KJO MONSTER JO VETM DUHET TE LARGOHET NGA DREJTORESHE SHKOLLE POR DUHET PENALIZUAR PER SJEDHIEN E SAJ ! PERSONALISHT KAM FAKT SE ZNJ. NIKOLLA MBRON EDHE DREJTORIN E SHKOLLES SE MESME TROPOJE I CILI DUHET TE JETE NE BURGE PER FALLESIFIKIM TE DOKUMENTAVE SHKOLLORE , jame i gateshem ta publikoj kete fakte . KJO DREJTORESHE DUHET TE SHKOJE NE BURGE DHE TE KUPTOI SE PROFESIONI I MESUESIT ESHTE I SHENJTE .

  8. drejtori i lelit says:

    Linditaaaa, ku je moj vajze?

  9. Ardenica. says:

    Donit shkolla perndimore ? Ja ku i kini . Drejtoresha rreh ish-mesuesen e shkolles. Nxenesit ikin nga ora e mesimit e shkojne ne disko e kafene. Sigurisht nxenesit vijne ne shkolle te armatosur me thika e kacavida e deri ne kobure…… Uniforma shkollore lara lara .ca koke rruar e ca me flok te gjata, disa me pantallona te grisura e disa me breke….. Eh o shkolle ,o shkolle ku u katandise !

  10. zekthi says:

    …dhe skeni pare gje akoma…

  11. latif says:

    Kritere,tituj shkencore,provim pas provimi dhe rezultati?????????Nje gardjane burgu drejtoreshe shkolle.Hiqeni kete maloken e Burrelit Nikolla,se nuk behet arsimi me maloke.Pse parrukjerja lagjes do e beje qytetare kete?

  12. noah says:

    Pse vetëm ankoheni?! Hidhuni në grevë të gjitha dhe kërkoni largimin e kësaj Bertine tipike të kampeve të përqëndrimit nazist (Romani: Edhe i vetëm trim në luftë). Ajo nuk meriton të jetë as gardiane burgu e jo më të ketë punë me nxënës. Kush e përkrah këtë egërsirë? Kush e emëroi këtë monstër drejtore shkolle?! Dhe në testin për mësuesit flasin për etikë sjelljeje!!!!!! Pikë e zezë… Hiqeni zvarrë nga zyra e drejtoreshës së shkollës dhe flakeni në rrugë. Si është e mundur të duroni një kreiminele?!

  13. linda says:

    ah militantet,e gjithe bota rrotullohet rreth tyre.ky vend nuk behet perfunddimisht/.mallkuar politikanet !

  14. Kusaxhe says:

    Kafsha eshte mesuar me te burgosurit

  15. haziz says:

    jo vetem kjo qe paska qene gardiane .por dhe ata qe deri dje merrnin mesues e nxenes dhe i nxirrnin neper mitingje duke i shantazhuar .por tani kane lene pd dhe i jane bashkuar l.s.i.per te mos lene drejtorllkun.keto duhen qeruar te gjihte,

  16. Komisar Koqo Hashashi says:

    Po idioti me nick name “kaqi i zi antikomunist” pse nuk ka dale ende te komentoje? T’i hiqet urgjent dita e punes!

  17. Raul says:

    A kjo eshte ajo drejtoresha e famshme qe kur gjithe klasat e dyta jane pasdite, kjo ka krijuar nje klase te vetme qe te jete paradite vetem se ka dhe femijen e saj.

  18. Pipi says:

    Ngrihu, Enver, nga varri,
    se na morri shume malli
    Shiko ku ka vajt’ arsimi,
    s’e merr vesh dreqi e i biri

  19. Mirenjohesi says:

    Po shikoni shkollat e mesme të Tiranës se çfare drejtuesesh kanë!
    Janë të tipit:
    Pellumbeshe, moj pëllumbeshë(d.m.the….K…ë)
    Ti më bërë drejtoreshë!

    Arsimi ka marrë fund me kohë!

  20. besa says:

    Ka dy vjet qe drejtoreshe shkolle sillet si rrugace me mesuesit.Sigurisht qe Drejtoria Atsimore e me lart i kane marre sinjalet.Si mundet qe u la tearrije deri ketu? Eshte rrenqethese,sepse nuk jemi ne nje burg,pornenje shkolle ku jepet dija dhe edukata.Simbas rregullores se shkolles,kjo ish gardiane eshte ne krye te komisionit te etikes se shkolles.Turp!

  21. andre says:

    Rilindje apo rivdekje!
    Kur lexon te tille shembuj te ngjallet urrejtja per keta monstra dhe hipokrite. Dine vetem te na shurdhojne cdo dite per moral dhe europe, ndersa harrojne se jemi Ne, shumica qe i besuam dhe i votuam, qe jemi duke vuajtur prej strukturave te tyre, prej “rilindasve” qe mbjellin vdekje te shpirtit te qytetareve qe perpiqen ta nxjerrin buken e femijve me djersen e ballit.
    Me 23 Qershor 2013 ndodhi mashtrimi i rradhes per te ndershmit shqiptare. U largua nje E Keqe me gjak “blu” per tu zevendesuar me nje te keqe me gjak “mavi”. Por kur do te sosen ndonjehere mashtrimet per Te Ndershmit?
    Eshte fakt por qe nga 1990 e ne vazhdim ka nje rrudhje, reduktim te numrit te shqiptareve te ndershem. Edhe Hallexhinjte e varfer po mendojne te behen sic Ilir Meta me te tijte, si Sali Berisha me te tijte, si Edi Rama e Koco Kokedhima me te tyret. Jemi duke u shprishur si shoqeri. Po triumfojne Te Liqte.

  22. edna zjen says:

    Meqe paska ardh dajaku ne mode,ja kisha fut i berdaf te mire Gardjanes Burgut, qysh me rastin e pare qe do me ofendonte,,,,, batall per vendin e punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje