Shqiptarët po i shmangen traditës në emrat e fëmijëve, ja emrat më popullorë

22 Tetor 2015, 14:14Sociale TEMA

Lista e emrave më popullorë të fëmijëve të lindur në vitin 2014 tregon se emrat po modernizohen, ndërsa shqiptarët pranojnë se ata vetë janë në kërkim të emrave të rinj dhe të kohës.

Nga Ivana Dervishi, BIRN

“Emrin e djalit e pashë në ëndërr dhe vendosa që do t’ia vija Uesli” tregon për BIRN Esmeralda Sula, e bërë mama për herë të parë në tetor të këtij viti.

“Familja e respektoi vendimin tim për këtë emër pa bërë asnjë sugjerim tradicional, sepse ata e dinin që isha në kërkim të një emri modern,” shtoi ajo.

Por Esmeralda nuk është e vetmja mama që është frymëzuar nga një ëndërr për t’i vënë emrin fëmijës. Edhe Blerta Toçilla, nënë e dy vajzave tha për BIRN se u frymëzua ta quajë vajzën e parë Rea sipas një ëndrre.

“Për vajzën e dytë dëshiroja një emër të bukur dhe të shkurtër, i cili edhe pse mund të mos ishte shqiptar, duhej të lakohej mirë në shqip. Ia lashë në dorë dajës së vajzës ta vendosë siç kërkon tradita dhe ai zgjodhi ta quajë Emi, një përzierje e fjalës Maj në anglisht, sepse vajza lindi në muajin maj,” tregon Blerta.

“Nuk isha shumë e bindur për një emër tradicional shqiptar, sepse mendoj se çdo njeri vjen në jetë me emrin e vet dhe nuk ka përse të trashëgojë atë të një tjetri,” shtoi ajo.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave 10.2 nga çdo 1000 vajza të lindura në vitin 2014 morën emrin Amelia (363 fëmijë) pasuar nga Ajla (271) dhe Melisa (220).

Gjithashtu, 490 djem të lindur në vitin 2014 morën emrin Noel, i cili mbetet që nga viti 2011 emri më i preferuar i shqiptarëve, pasuar nga Joel  që iu vu 483 djemve lindur vitin e shkuar dhe Mateo (191 djemve).

INSTAT mblodhi të dhënat e Regjistrit Civil për të identifikuar emrat më popullorë të fëmijëve gjatë viteve të fundit. Në programin kompjuterik të krijuar për këtë qëllim gjithkush mund të kërkojë emrin që dëshiron për të kuptuar popullaritetin e këtij emri në Shqipërinë e sotme.

Në maj të këtij viti, dy motra të ngarkuara me misionin për të gjetur një emër për djalin e dajës, iu kthyen internetit për t’i ndihmuar. Nisur nga popullariteti i emrit Noel dhe pëlqimi që patën për të, ato vendosën që të zgjedhin këtë emër për djalin e lindur më 28 maj 2015.

“Zgjodhëm së bashku me motrën një emër ‘të huaj’ sepse na pëlqeu më tepër, por nuk është se kemi gjë kundra emrave shqiptarë,” tha për BIRN, Oneda Gega nga Durrësi.

Gëzimi i ardhjes në jetë të një fëmije dhe frymëzimi që ai shkaktoi te një mama për herë të parë bëri që kjo e fundit ta harrojë traditën dhe të mbështetet më së shumti te domethënia që emri duhej të përmbante.

“Të gjithë emocionin që përjetova nga shtatzënia me vajzën doja të gjeja mënyrën ta shprehja në një emër. Kështu, vendosa ta quaj vajzën Aelia Stefanel sepse i shkonte më për shtat perceptimit tim për potencialin e madh të saj në të ardhmen” tha për BIRN Aleksanda, një studente e artit.

“Në vend që t’i ngjisnim vajzës një emër tradicional që nuk do të kishte shumë kuptim për ne, zgjodhëm emrin Aelia, sepse do të thotë “kurorë dielli”.

“Nëse unë do të kisha parë në ëndërr një emër shqiptar, nuk mendoj se do t’ia kisha vënë djalit,” përfundon Esmeralda.

17 komente në “Shqiptarët po i shmangen traditës në emrat e fëmijëve, ja emrat më popullorë”

  1. E vertete says:

    I shmangen vetem ata qe s’kan gen shqiptari ose e urrojne origjinen e vet si,Andrea Stefani dhe palaco si ky bythe jevgu,te tjeret jo.

    1. Klimax says:

      Me “gen shqiptari” c’fare kupton??!! Mos valle emrat Sali, Enver, Ramiz, Eqrem, Islam, Hasan, Zeqir, Sabaudin, Ahmet, Qemal, Ismet, Ibrahim, Shaban, Atifete, Nexhmie, Shemsie, Nazmie, Rukie, ……………??!!

    2. Dervish Malluta says:

      Uesli? Atehere oshte dasht t´ia le emnin tamon si qe ka hije – pra Wesley, Uesli oshte emen utopiko-fantastik qe askush s´e kupton!

      1. tfgs1 says:

        Koqe kandari,sa vlere ka emeri Wesley mbi nje korrak sunit….!!??

        1. Dervish Malluta says:

          Po Spiro Bythaphagos si te pelqen?

        2. Kico1 says:

          Me shume se bitha jote skipetare ka vlere o tgfs bithekiri!!!

  2. veni cdo emer ,vetem jooooooo emra muharrem, rushan,asqeri,qazim ,etj….

  3. Fotaq says:

    Popull pa identitet, njehere emra greke,pastaj serbe(familija kastrioti, balsha etj), me vone turke, pastaj arabe, kohen e komunizmit linden emrat “shqiptare” psh Bashkim, Ilir, Arben, Shpetim etj. Pas rrenjes se sistemit, vinin car emra te cilat i nxirnin nga bytha, Erkela,Praksiola, Ergen, Elglis pa asnje kuptim ose nga filmat ose nga futbolli Armando, Roki, Ronaldo, Arnold, Rosalinda, Rambo etj. Populli qe eshte pa identitet ska as te kaluar as te ardhme. Pse o maskarenj nuk mbani traditat e popullit tuaj ? Kaq inferiore ndiheni apo nuk ju pelqen kultura tuaj e kerkoni emrar te huaj ?

  4. Drenicak says:

    Une kame emer turku dhe jetoj ne skandinavi kur prezentohem me njerz vendas u prezentohem prapashtesen ja ve vetes …..mut!
    Dikush mund te me thot pse se ndrron ne vendlindje provova por eshte e rrezikshme jo per mua por per fmit e mi.
    Ngjitni emra Gjerman ,suedez,italja cfare doni por ju lutem o shqiptar mos arab e turq.

  5. Andreas says:

    Pse nuk u vene femijeve emrat radicional sunito-shqipfoles si Avdyl, Reshat, Mahmut, Nexhat, Syrja, Shefqet, Selam, Kajtaz, Bedri, Kadri, Kasem…. etj.. Kjo eshte e patolerueshme! Gjithe sperma e vajtur dem e jeniçereve ne 500 vjet!

    1. Kico1 says:

      Po sepse ato emra ua kane lene bijve te tyre jevgo-afgane!! Si pershembull: Kasdaglis, Ardizoglou, Patsatzoglu, Kalaitzis etj. Ne mund te kemi emrat myslimane po ju keni prejardhjen JEVGO-AFGANE mor bithekir skipetar qe hiqesh si grrk!

  6. tfgs1 says:

    degjenerim sunitesh……………fshehje te ADN turkoshake!!
    mashtro,mashtro se dicka do te mbetet………..

    1. Kico1 says:

      Nje gje eshte e ditur e jo mashtrim: qe ty eshte per tu q… ajo gruaja mu ne p… kopil bithekir grrk!!

  7. Hanxhiu says:

    Kjo, veç të tjerash, tregon dhe forcën e traditës dhe patriotizmin real tonin (jo atë “me flamur”…) Jemi “autochthonus”, nuk ke ç’i thua…(Obobo, do të më shajë @Arberia…!)

    1. Kico1 says:

      Ca kuptimi ka venia e emrit me patriotizmin (apo nacionalizmin)? Aman ma shpjego pak se vetem ju psikopatet grrk i nxirrni keto gomarlliqe!!! Ata te pakten e kane nje identitet ndersa ty te mungon identiteti: je skipetar hesapi po hiqesh si grrk i zi!!!

  8. Nje shqiptar says:

    Nje femije shqiptar me emer te huaj do te ndihet kurdohere pa taban, pa atdhe, pa origjine, pa fare e fis. Femije te tille rriten keq, pa asnje ideal qe ta frymezoje te ece perpara dhe te ndertoje nje peme trashigimije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje