Në qendrën shëndetësore numër 2, që ndodhet në lagjen numër 12 në qytetin e Beratit, përveç shërbimeve mjekësore ofrohen edhe shërbime estetike, si depilimi. Një parukere, njëkohësisht estetiste që punon në qendër të qytetit të Beratit, në parukerinë “Solda” shërbimet e estetikes i ofron edhe në ambientet e qendrës shëndetësore që ndodhet në qendër të qytetit.
Gazetarja e “Fiksit” shkon te parukeria “Solda”, e cila është e pozicionuar përballë me ambulancën në qendër të Beratit dhe i kërkon të depilohet. Gjatë bisedës, gazetarja konstaton se parukeria nuk ka ambient për shërbime të estetikës, por ajo shprehet se nuk është problem se shkojnë në ambulancë dhe i lë një orar gazetares.
Gazetarja e “Fiks Fare” rikthehet te parukeri “Solda” pas disa orësh. Në parukeri gjen sanitaren e ambulancës që me sa duket bashkëpunon me parukeren për ta futur në një nga dhomat e ambulancës. Parukerja merr mjetet e depilimit dhe bashkë me gazetaren shkon në qendrën shëndetësore. Sanitarja i shoqëron në një nga dhomat e qendrës shëndetësore. Gjatë procesit të depilimit parukerja flet me zë të ulët. Tregon se ndodhen në një qendër shëndetësore ku punojnë katër mjekë dhe se për këtë aktivitet që ajo zhvillon në këto ambiente ka dijeni vetëm infermierja që ka çelësat e dhomës ku ajo bën depilimet, për këtë arsye i kërkon të mos bëjnë zhurmë. Pra i kërkon të flasin me zë të ulët, pasi doktoresha nuk është në dijeni për këtë fakt. Fillon procesi i depilimit, gazetarja paguan 1 000 lekë të reja dhe del nga ambulanca me pastruesen që në bisedë e sipër shprehet se e ndihmon infermierja e dhomës.
Fiksi –Përshëndetje, si kalove? Mirë?
Parukerja –Mirë, si dukesh?
Fiksi –Parukeri “Solda”?
Parukerja –Unë jam.
Fiksi –Kur mund të lë një orar për depilim?
Parukerja –Çfarë do bësh?
Fiksi –Këmbët.
Parukerja –Kur i do?
Fiksi –Po për sot.
Fiksi –Po ke ambient?
Parukerja –S’ka problem se shkojmë në ambulancë.
Fiksi –Më thuaj dhe sa bën që ta di.
Parukjerja -10 mijë lekë i heq komplet.
Fiksi –Lëvizim ne? Të lëviz me zonjën (pastruesja e ambulancës)?
Parukerja –Po, po erdha.
Pastruesja e ambulancës- Dilni një çik përjashta, do mjekohet kjo çupa.
Fiksi -Po çfarë është kjo, qendër shëndetësore?
Pastruesja e ambulancës -Po.
Fiksi –Po ju lënë?
Pastruesja e ambulancës -Na lënë.
Fiksi –Epo mirë.
Fiksi –A t’i heq këto streçet unë?
Pastruesja e ambulancës – Hiqi pa frikë fare.
Fiksi –Po juve jeni infermiere?
Pastruesja e ambulancës -Jo me, sanitare jam këtu. Shtrihu tani aty ti.
Fiksi –Po këtu çfarë shërbimesh ofrohen te kjo qendra?
Pastruesja e ambulancës -Këtu bëjnë gjilpëra, vizita.
Fiksi –Është ambulancë?
Pastruesja e ambulancës -E ambulancë, viziton doktoresha. Janë 4 doktorë, 2 paradite, 2 pasdite. Katër dhoma, katër banja.
Fiksi –Mos na vjen ndonjë këtu. E dinë që…?
Pastruesja e ambulancës – Po kush e lë që të vijë ajo.
Pastruesja e ambulancës- Soldi po të kyç këtu brenda, për sa minuta do që të vij?
Parukerja –Mbaje me muhabet atë (doktoreshën). Na celularin tim.
Pastruesja e ambulancës -Jo merrmë në telefon ti mua. Merrmë ti mua në telefon.
Parukerja –Ik.
Parukerja Ktheje kokën këtej (këmbët te koka e krevatit).
Fiksi -Nga të duash ti. Po s’e dinë këto..?
Parukerja –Mohon. Vetëm shefja.
Fiksi –Si?
Parukerja –Vetëm shefja.
Fiksi –Si?
Parukerja – Ajo që ka dhomën këtu, infermierja.
Fiksi –Që punon këtu?
Parukerja –Po.
Fiksi –Sa të bëjnë ty? 10 më the?
Parukerja -10 vetëm këmbët, hë se i japim pastaj.
Fiksi –Mos ki merak.
Parukerja -Shtriji këmbët, shtriji këmbët.
Parukerja –Kthehu nga mbrapa.
Fiksi –I hoqe këto ë?
Parukerja –Po.
Fiksi –Rrofsh, i qave, jo i hoqe. Shumë, shumë mirë.
Parukerja –Shikoi njëherë.
Fiksi –Shumë, shumë mirë, të lumçin duart.
Fiksi –Po tani s’duhet të ketë shumë njerëz këtu.
Parukerja – Ne jemi fshehurazi doktoreshës.
Fiksi– Aaaa
Parukerja –Është institucion shtetëror, jo se është privat. Është ambulancë.
Fiksi –Po kjo gruaja punon këtu?
Parukerja –Po.
Merr në telefon pastruesen që të hapë derën.
Parukerja –Hajde, po. Po, po, po hajde.
Pastruesja e ambulancës -I bëre?
Fiksi –Po.
Fiksi –Vetëm doktoresha se di, apo dhe këto që hyjnë këtu?
Parukerja– Vetëm doktoresha.
Pastruesja – Na Xhuli çelësin. Nesër në mëngjes ma lër te zyra jote
Ajo që u depilove ti është e asaj biondes, asaj infermieres
Fiksi – Ajo e di që ti …
Pastruesja – Po, normale e kam shoqe unë. Është dhoma e saj personale. E pe si të kyça brenda, se i kam çelësat unë, se unë jam pastruesja e i kam të gjitha çelësat e të tëra dhomave.
Ç’na thatë dhe juve…! Këto janë gjera “normale” dhe nuk kanë asnjë “interes”…! Nuk e shikoni që nuk ka asnjë koment…???!!! Na jepni diçka “patriotike” që “ta qajmë”…!!!
keto jane reformat per te cilat flet edhe ministri me pamje “idioti” ,Beqja jone i dashur. Ah mehdet, mehdet !!!! :((((((
Sa turp. Ca poshtersire.Sa gje e ulte. Gjeja me ordinere qe kame degjuar deri me site.
Tani vetem te presim kur te dale ndonje laboratore droge brenda ndonje
spitali se nga te gjitha po degjojme e shikojme.
Vende dhe popuj…..
Kafsheri ne shek. xxi
Edhe per kete e ka fajin Ministri? O mjere ju per trute qe ju kane mbetur.