Agon Channel nuk ka paguar fituesit e lojrave dhe gazetarët, Sonila Meço: Tani do transmetojmë nga Maqedonia

21 Tetor 2015, 09:23Sociale TEMA

“Striscia la notizia” një nga emisionet më të ndjekura në Itali në Canale 5 i ka kushtuar një hapësirë edhe problemeve të Agon Channel duke e quajtur atë që po ndodh me televizionin e Francesco Becchettit “Agon(ia) Channel”.

Gazetari i njohur Jimmi Ghione është fokusuar te një nga emisionet e Agon Italia të drejtuar nga Pupo dhe që quhej “Una canzone per centomila”.

Bëhej fjalë për një kuiz ku konkurrentët duhet të gjenin pyetje që lidheshin me muzikën.

Por mesa duket fituesit e këtij konkursi kanë mbetur duarthatë pasi nuk kanë marrë shumat e fituara.

Në emision ka folur edhe Pupo që ka premtuar se do të japë paratë e fituara në quiz sapo edhe ai të marrë pagat e tij të fundit, raporton Lapsi.al.

Materiali i publikuar nga “Striscia la notizia” nis me Andrean që në emisionin e Agon Channel ka fituar 20 mijë euro.

Sipas kontratës së nënshkruar me televizion paratë duhet të kalon brenda 6 muajve nga fitorja ndërsa kanë kaluar 11.

“Striscia” thotë se djaloshi ka fituar një serial kuizesh në emisione të televizioneve të ndryshme në Itali. I vetmi që nuk e ka shpërblyer është ai i Becchetti-t. Të tjerët e intervistuar janë një grua që pret 5 mijë euro dhe një tjetër i ri nga ky program kishte fituar 2 mijë euro.

Në fund gazetari Ghione shkon te drejtuesi Pupo, i cili e pranon atë që ka ndodhur.

Kjo që ka ndodhur është e rëndë. Për fat të keq Agon Channel po u jep një epilog të trishtë për të gjithë të rinjtë që morën pjesë në në lojë. Për fat të keq kjo vlen edhe për disa nga drejtuesit, meqë ra fjala edhe për mua personalisht. Edhe unë nuk kam marrë faturën e fundit prej 100 mijë eurosh. Nuk dua të vë pozicionin tim në vend të këtyre të rinjve që kanë fituar spese unë jam i privilegjuar. Fakti që në atë emision unë vura fytyrën timë për përfshin” – thotë Pupo që bën edhe një propozim.

Nëse Francesco Becchetti që është pronari i Agon Channel që ende nuk më ka paguar mua dhe më jep 100 mijë eurot, unë do të paguaj 20 mijë euro për Andrean, 5 mijë atij i takon kjo shumë… do ta bëj këtë sepse unë nxora fytyrën time. Ishte gabimi im që i besova këtij njeriu që për fat të keq po sillet në këtë mënyrë” – tha Pupo.

Ndërkohë që Agon Channel nuk ka paguar fituesit e lojërave, por edhe qindra gazetarë, Sonila Meço shkruan se programet e këtij televizioni do të transmetohen në Maqedoni.

Histori qe kane prekur jeten tone, sepse diku te ngjashme, diku te paimagjinueshme kane perkufizuar menyren se si te suksesshmit ia kane dale.

Kontrata e Agon Channel me programet me te klikuara te dy sezoneve tashme cdo te hene ne oren 21.00 ne Tv Art Maqedoni.

Bota eshte nje fshat, televizioni nje bote…”, shkruan ajo.

 

16 komente në “Agon Channel nuk ka paguar fituesit e lojrave dhe gazetarët, Sonila Meço: Tani do transmetojmë nga Maqedonia”

  1. po pastaj? says:

    Prapa diellit vafsh moj Sonila me gjithe atra hajdutet e tjere.

    1. Gerti says:

      Cilet hajdute? Shteti shqiptar pretendon qe Becchetti eshte hajdut po nuk arrin te leshoje nje mandat arresti nderkombetar. Ky i fundit jeton i qete e ne publik ne mes te Londres. Nje njeri qe qenka ne kerkim per vjedhje multimilionere nje gje te tille nuk e ben dot. Vetem nese ne te vertete shteti shqiptar nuk ka nje dosje bindese ndaj tij e ne fakt ka nderhyre partizance per ti mbyllur tv e per ti marre licenat qe ai kishte fituar.

      Apo mendoni ju se shteti shqiptar eshte me i afte te perballet ne gjyqe se banka si Deutsche Bank qe te marrin gjak ne vetull per 100 euro e jo me per miliona?

  2. gegetoske says:

    Ka resorte shume te mira turistike ne Maqedoni ……
    Ka restorante e hotele te klasit te larte…..
    Ka hotele …..ka……ka……
    Nuk te doli Shqiperia ,por tani kerkon edhe Maqedonine!
    Atje nuk del pa lagur !!!!!

  3. David says:

    Sipas Soniles kesaj buceje shqiptare,bota qenka nje fshat,kurse televizjoni na qenka nje bote,po,po,po,por e ketij fshati ishte dhe ai agocanal mos buce se benda kesaj bote levizin,projektohen e pasyrohen te mirat e te ligat e saj.
    Sonil te pakten mos e len per gjysem fjaline ashtu sikurse i mashtrove shqiptaret duke pastruar leket e pista.
    Tall buthen e plakur ti sepse eshte Edvini ne pushtet dhe jo nje tjeter qe do ti tundete bythet tashme te palakura si te salen,metes,bashes,apo ty dhe Becchetti-t ted me shoke qe vazhdoni te krekoseni para plehut tuaj.
    Dita e Shtetit te se Drejtes po troket ne deren Shqiperi,por as ju as dhe Edvin Rama me shoke nuk doni ta besoni,dhe vazhdoni me skenaret e peshtire te rradhes duke i shterguar me shume popullit lakun ne gryke,por gaboheni ai lak do t’u mbyse juve o pjese e jashteqitjs shqiptare, ne medjane e ne politikat e Tirnes zyrtare te superkriminalizuar e te superkorruptuar deri me sot.
    Mjaft me,dita e gjykimit po afron,por ju dhe soji juj,nuk do te kete me as prokurore e as gjykates te sojit tuaj qe t’u mbrojne,sepse ato te marre sebashku do te jeni pjese ne bangen e akuzes si autore e bashkeautore ne shume krime e superkorrrupsione me to.

  4. liqeni says:

    . . . mbrapa djellit te vesh,na plasi se ike ti kukumjac’ke . . . .

  5. maks says:

    ky agon canell italia po na nxjerr cdo dit salen e shum te jere dhe po del si i persekutuari i madh gjithashtu dhe disa gazetar si sonila dhe dy humorista

  6. librihapur says:

    I beni nje pyetje Soniles ju qe e keni afer: Sikur te shkaterrohet bota çfare ndodh me trupin e Soniles dhe e dyta sikur te shkaterrohet nje televizion çfare ndodh me buzet e Soniles? Shprehje prej idioti, i duket se ka thene nje llaf te madh! Dhe jo vetem idiote por edhe injorante “bota eshte nje televizion”!

  7. jona says:

    vazhdon e genjen mendja te shkreten… po ik moj debile qerohu per ca kohe , te mos shohim ate shtirjen tende me ato buze vici qe ke bere, agoni vdiq haha perendoi dmth…

  8. arben says:

    Ore po kaq truthare keta te Agon Channel.A nuk kane mesuar germen (a) te kapitalizmit qe kush nuk paguan per nje sherbim vendin e ka ne burg.Iku koha e anarkise berishjane qe mjafton te mbushje xhepat e Sales dhe cdo pasuri e shtetit vidhej e shperdorohej pa te hyre gjemb ne kembe.Sot duhet te japin te gjithe llogari qofte edhe per 1 lek te vjedhur gjate kohes se Berishes.

    1. Sllave je says:

      Jepini ketij djali nje medalje…servilizmi

  9. Hajro says:

    Po,por para se te shkoni ne Maqedoni duhet te pyesni: -A ka shtet?
    Pergjigja:- Ne Maqedoni shteti te thyen brinjet. Duhet te paguash taksat nje per nje.

    1. genci says:

      Kot qe shkoni se kanalin tuaj nuk do ta ndjeke njeri. Nese shkoni vertet mos harro te marresh me vehte Andin, sajmirin, per disa kohe edhe Krasten se adhe ai po neveritej, madje merrni hua tek Klani edhe Shkullakun.

  10. albatros says:

    Ç’te beje thoni ju kur nuk e fusin ne kalem per te afte? Atehere do te vetedeklarohet si e afte. (ne fakt per tu llastuar diku edhe mund te jete e ….)

  11. Kuptoni says:

    Hej, kuptoni nje gje. Sonila i ka te gjitha dyert e mbyllura ne Shqiperi. Asnje televizion nuk e afron me sepse i ka braktisur te gjithe me pare. Me apo pa Agon Channel asaj me sa duket i eshte ofruar nje dritare ne Maqedoni. Shko Sonila bashke me shpuren e sharlataneve te tjere qe ngelen si peshku pa uje. Per nje gje te siguroj, nuk do ta ndjejme mungesen. Ata qe te thurin lavde jane te pakarakter dhe injorante. Ti je e padurueshme dhe false ne kuptimin e plote te fjales. Degdise farsen tende larg shume larg.

  12. hysa says:

    paguani nje here rrogat e teknikeve dhe operatoreve pastaj shkoni ku te doni, nejse ti ske marre rroga per vete se nje cope spikere ke qene…flas per drejtuesit

  13. Lymi says:

    Po kjo burri, i quajtur Sonile i ka mare paret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje