E RRALLE/ Qeveria hap konkursin për Kopshtet e Meditimit dhe Soditjes

20 Tetor 2015, 12:43Sociale TEMA

Do të quhen Kopshte Meditimi e soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”  të frymëzuara nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa fetare dhe do të emërtohen si Parku i Besimit të Tiranës.

Pikërisht për këtë projekt qeveria shqiptare ka hapur konkursin në 15 shtator të këtij viti, raporton Respublica.

Njoftimi është publikuar në  faqen e Atelier Albania ku përmes një shpjegimi të gjatë shpaloset e gjithë ideja e iniciuar nga kryeministri Rama:

Konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik-thirrje për ide-projektimi.

Më datën 15 Shtator 2015, Atelier Albania, me kërkesë të Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Kulturës dhe mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, shpall një konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik, frymëzuar nga vlera më fisnike ajo e harmonisë fetare, vlerë të cilën shqiptarët e ndajnë me njëri-tjetrin dhe botën, e fokusuar në hapësirat e hapura përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u shpërndarë gjithandej në hapësirat publike kryesore të kryeqytetit.

Bulevardi përfshin hapësira të mundshme që mund të strehojnë një varg ndërhyrjesh në pejsazh, frymëzuar nga librat e shenjtë, por jo vetëm.

Qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime pejsazhistike, që simbolizojnë vlerat kulturore më fisnike, që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit, i cili nuk është i lidhur vetëm me harmoninë fetare, por gjithashtu dhe me harmoninë në përgjithësi. Kjo është një mundësi unike për të përmirësuar hapësirat publike qendrore të qytetit, përmes ndërhyrjeve në projektimin dhe konceptimin e pejsazhit, të cilat synojnë komfort shpirtëror dhe meditim.

 “Parku i Besimit”, i frymëzuar nga vlerat e përmendura në Shkrimet e Shenjta dhe nga harmonia fetare që ekziston në Shqipëri, sigurisht një vlerë e trashëguar ndër breza, synon gjetjen e një koncepti të ri të “të së përbashkëtës” dhe të “strehës”. Përmes shtresave të ndryshme të përjetimit, parku do të ofrojë hapësira jo vetëm për grupmosha, kombësi, fe dhe profesione të ndryshme, por gjithashtu do të ofrojë hapësira të atmosferave të ndryshme. Bazuar në vlerën e bashkëjetesës, do të krijohet një biodiversitet i ri urban dhe nga hapësirat publike të bulevardit dhe qytetit, do të lindë një koncept i ri për jetesën”.

6 komente në “E RRALLE/ Qeveria hap konkursin për Kopshtet e Meditimit dhe Soditjes”

  1. Krank motërtumi says:

    ja dhe feja e paster, Katolicizmi !
    Shikoni leshqente, te gjithe njesoj, nje me veladon te zi, nje mulla e nje kamber !

    1. pirdh-pirdh says:

      Mjaft se mu përzie me budalleqet e ketij karafilit.

    2. Frank says:

      Ja shiko mos ju mbush mendjen vellezerve te tu ti kthesh ne katolike qe paske kaq merak per ate fe,se haleja jota ka 70%hasan koketigan.ti je nen nivelin amator te dijes qe te pelqenka feja e papes.hitleri i urrente katoliket ashtu dhe amerika e anglia.katoliket ne evrope jane pakice o majmun.dominon orthodhoksia dhe protestantet.ne gjermani te jesh katolik paguan takse ndaj shtetit.harrova dhe prifterinjte e tyre qe abuzojne me femijet.ik lexo ndonje liber se qenke me koqe se koqet e papes.

  2. pc says:

    a nuk po teprohet ca si shume me te ashtuquajteren tolerance fetare ketu?

  3. mesila says:

    sidomos ai mjekerrziu festeziu carcafziu nga e majta qe nuke die ase shqipene

  4. TNT says:

    Edi Rama duhet te bente diçka qe ta sillte ate bulevard ashtu siç ishte. Por e tregoi edhe nje here qe Ai nuk ka qenë pjese e asaj Tirane qe shetiste aty. Kete e ka treguar edhe kur shkaterroi Qytetin gjate dy mandateve si KBashkie. Ate Lanen dhe Parkun tua tregoje per arritje fshatareve, mua te me thote se si lejoi masakrimin e Tiranes. Tani si KMinister po ben parqe meditimi, edhe pse aty nuk punesohet dot njeri, vetem ata qe nuk kane pune mund te shkojne dhe te mendojne se si ti japin fund jetes. Shko mor gomar mos na boj si i zgjute ti, ne kemi nevoje per buke ti na hap vende meditimi. TURP ! Me lekët tona po tallni bythen. Thuaj dy fjale per 28 tenderat e Beqes o legen, por kujtoni se po na e fusni e?! Do ta shifni mbas dy vjetesh se ju re mendja akoma do na e merrni voten , Shume me mirë Sali Gomari se ju qe boni si BK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje