Debati mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogajt pak ditë më parë në emisionin Opinion, vazhdon të shkaktojë debate.
Agron Gjekmarkaj thotë për Mapo se Preç Zogaj është duke u sulmuar në mënyrë kamikaze.
Ai kërkon nga Andrea Stefani që t’i kërkojë falje.
“Preç Zogaj ka dëshmuar kurajë njerëzore, intelektuale dhe politike, duke bërë si askush tjetër transparencë mbi të kaluarën rreth 24 vite më parë, duke rrëfyer historinë e tij me sigurimin e shtetit dhe duke i kërkuar gjykatës shqiptare të shprehet mbi këtë fakt, e cila e çliron atë nga fajësia. Zogaj është njëri prej protagonistëve të Lëvizjes së Dhjetorit, njëri prej themeluesve të PD-së dhe shtypit të lirë, disa herë deputet dhe një intelektual i angazhuar në të gjitha betejat politike në mbi dy dekada, dhe kur nuk e kanë mundur në rrafshin e ideve, në mendim politik, kanë përdorur ato që quhen goditje “poshtë brezit”, duke dalë jashtë çdo debati dhe teme si rikthim tek kjo shenjë. Në këtë kontekst rri dhe sulmi i Andrea Stefanit, i cili dukej i telekomanduar nga jashtë studios, pikërisht kur mungonin argumentet në mbrojtje të qeverisë për çështjen CEZ. Shpeshherë debati në Shqipëri shndërrohet në shërbesëtari të kulluar, duke i munguar ndershmëria në lidhje me ngjarjet, faktet dhe personazhet.
Zogaj, me një profil të fortë opozitar, shihet me shqetësim dhe për këtë sulmohet në mënyrë kamikaze duke vetasgjësuar personin që bën sulmin dhe jo të sulmuarin në imazh. Dy ditë më vonë vetë Stefani u përball me një akuzë për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, çka do të thotë se nevoja për transparencë dhe hapje totale dosjesh është domosdoshmëri, përndryshe e kaluara do të na dominojë si forcë prapavepruese e së keqes. Ajo do të inkuinojë përditshmërinë tonë duke i dhënë mundësinë të pafajshmit të duket i fajshëm, dhe e kundërta. Zogaj është një njeri me kontribute në kulturë dhe politikë në këtë vend, i cili kryesisht ka zgjedhur t’u bashkëngjitet kauzave opozitare dhe jo atyre te pushtetit, ndaj përbaltjet nuk ngjisin, por thjesht tregojnë se jetojmë në mes të baltës të gjithë, pa përjashtim.
Do të më pëlqente që Andrea Stefani të ndërgjegjësohej për çka bëri dhe t’i kërkonte falje Preç Zogajt, sepse është një gazetar i njohur në vend, me profil të theksuar ideologjik dhe ruan një koherencë të tijën në raport me çështje të caktuara dhe do preferoja që njerëzit t’i kujtonin profesionin dhe jo zellin e telekomanduar në përbaltje. Kërkimi i faljes i bën nder jo vetëm atij, por ofron edhe një model të ri në komunikimin publik.
Zogaj vjen nga një familje kulakësh, me dy të pushkatuar, me disa të burgosur, me shumë privime në shkollim, dhe kjo më duket si tentativë për të përbaltur moralisht të persekutuarit nga bij etërish dhe rrethi familjar i të cilëve janë përfshirë në një proces persekutimi e dhune klasore të pashembullt në Europë. Nga pikëpamja historike, kjo është një tentativë e dështuar. Persekutorët kurrë nuk do të kenë avantazh etik ndaj viktimave, pavarësisht ndaj çdo lloj truku që përdorin apo yshtje pushteti që i përdor. Komunizmi dhe ithtarët e tij ishin fatkeqësia më e madhe e këtij vendi dhe turpi rri mbi krimet e tij, strukturat kriminale dhe njerëzit që u shërbyen si lubrifikant. Preç Zogaj është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të vendit, një zë i arsyeshëm mes shkumëzimeve; dje dhe sot, fatkeqësisht, shkrimtarët u nxorën nga tempulli dhe vendin e tyre e morën kriminelët, ndaj sot flasim për dekriminalizim. Ata që dhunuan një popull duke e privuar nga çdo liri, duke e reduktuar individin në dinjitet shtaze, nuk mund të kenë kurrë asnjë tagër etik mbi të dhunuarit e tyre, asnjë. Në emër të kujt e bëjnë këtë gjykim, në emër të etërve xhelatë? Gjykojnë në emër të humanizmit dhe dinjitetit të tyre? At Zef Pllumi në kujtimet e tij shkruan: “Si mund të jenë prindër kriminelët, ujqërit dhe ulkonjat…ç’fëmijë mund të pjellin…si munden atë të jenë krenarë? Si munden ata të jenë krenarë? Zot, fali”. Këtu nuk kam parasysh Andrea Stefanin, se nuk ia njoh rrethin familjar, por shumë të tjerë më të rëndësishëm se Andrea”, shprehet ai.
Gjekmarkaj????? Jane te dy malsore e e mbrojne njeri tjetrin…
Inkuinoje???? Ky eshte profesor Universitet!!!!!
Gjekmarkaj, vetem ne nje gje ke te drejte, qe Andrea Stefani eshte konseguent, ndersa Preç Zogaj karkalec qe kercen sa majtas e djathtas, per te zene ndonje cope qe mund t’i lere ndonje parti.
Po mbron klanin o Agron? Per cfare ti kerkoje falje Andrea qe i tha qe eshte spiun?! Po ai e ka pranuar vete kete fakt. Apo per genjeshtrat e dosjes qe i sajoi sepse me keto metoda spiunlleku vazhdoka ai. Turp ti vije atij, ty dhe gjithe klanit tuaj mbrojtes te genjeshtres
More Agron a e njeh mire ti Precin?
A e di ti qe ai ka mbaruar univrsitetin ne kohen e komunizmit dhe ka punuar per shume kohe ne nje nga gazetat me te rendesishme te saj kohe,tek Zeri I Rinise.
Ai ka dhene nje Kontributi te shkelqyer ne gazete,me artikuj qe I benin jehone punes se partise me rinine.
Dhe ti na del e shkruan se ai rjedh nga nje familje te persekutuar dhe kulakesh.
Po te ishte keshtu, si ka mundesi qe Preci te punonte ne organet e propagandist se PPSH.
Ne qe kemi punuar me te per nje kohe te gjate e njohim shume me mire Prec Zogajn dhe nuk ka nevoje qe ti ti besh atij biografine.Biografine Preci ja ka bere vetvehtes me punet qe ka bere dhe veprimtarine letrare ne ate kohe.
O Goniiii!!!!!!! Ha ha haaaaaaaaaa!
Z.Agron çfare mund te kuptojme me shprehjen “me shume privime ne shkollim”dmth ka mangesi ne shkollimin e z Zogaj i cili kur i intereson mbeshtetet tek vendimi i gjykatave dhe ne raste te tjera gjykatat jane ta pabesueshme pa harruar te permendim ndrimin e xhaketes se tij sa majtas-djathtas qe tregon vetem nje interesaxhi pa personalitet
Ka mundësi që Preç Zogaj, të rridhte nga një familje e përsekutuar në kohën e Enverit, por “me punën” e tij, fitoi “privilegje” nga regjimi… që ja u jipte të gjithë atyre që i shërbenin me zell në atë kohë…! Pra këto (prejardhja…kulakësh…???!!! dhe shkollimi universitar, puna tek Zëri i Rinisë”, botimet…) janë argumente më shumë, që Zogaj të ketë qënë “i mobilizuar” nga Sigurimi i Shtetit…?!
Ky Gjokmarkaj qe merret me biografine e baballareve e te gjysherve do jete ndonje provincial i indokrinuar nga mendesi totalitare dhe, sic duket me Zogajn ngaqe e lidh ‘gjaku’, ben detyren duke e mbrojtur!
Si shumica e bashke-fshatareve te asaj zone – Zogaj, Preçi, Frangaj, etj. nuk njihen per ‘burra me karakter’ por si superlegena dhe sahanlepires te pushtetit te rradhes, perfshire dhe periudhen e komunizmin!
Natyrisht, keta tipa hidhen menjehere ne sulm po nuk ju plotesuan apo po ju preken interesat personale pasi per parime demokratike, paanesi, etj. as qe behet fjale fare! Ata jane produkte tipike te ‘sistemit’ te diktatures se krimit qe eshte instaluar tashme ne Shqiperi gjate kesaj periudhe te kobshme 25-vjecare post-komuniste.
Pikerisht kjo prejardhje kulaku dhe me te pushkatuar e ka bere Precin SPIUN!
Katolikeve kur iu hoqen Atin ku refeheshin, filluan te refehen tek At Operativi.
Edhe ti Gjokmarkaj nuk je me pak se Preci, por SPIUN!
Mos tju vije inat ju katolikeve, keni qene spiune te kualifikuar te Operativeve te Sigurimit te shtetit te kohes se Diktatures. Hanit nje luge supe te prishur dhe villnit gjithe kohes.
Me falni kush eshte ky fare Agron se nuk ja kam degjuar ndonje here emrin dhe pare suratin .Kush di dicka reth tij na iformoni dhe ne.Se me sa duket duhet te jete i forte o i lene nga fiqiri kur jep urdher te prere o ti kerkoje falie spiun Precit o behet njera.Faljen ja jep gjykata o trim jo Andrea.
me vjen keq qe si komb nuk jemi tolerant por jemi te predispozuar per te share e ofenduar njeri tjetrin…ne qe nuk kem gje ne dore dhe kemi gjithcka POPULLI. Dhe nuk I bie mendja Andrea Stefanin per vjedhjen e miljarda e miljarda lekeve nga taksat e polullit nga qeveritaret tane..kryeminister, minister, kryetar kuvendi apo kushdo te jete ai… apo vetem e vetem qe Andrea merr ca para nga taksat tona qe vidhen nga pushtetaret..
Nje nga shume asorbentet e menderes se Sali Berishes.
Me qe rrjedhka nga familje e persekutuar, Preçi i paska sherbyer shume atij sistemi nepermjet spiunllikut. Nuk te bente privilegje deri ne kete fare feje siç i ka bere Preçit po te ishe i tille, pra i persekutuar, veç qe ai e ka pranuar vete kete.
Preçi si kameleon i perjetshem, ka levizur nga ekstremi ne ekstrem, nga e majta ne te djathte. Pse karakter eshte ky? Si duket ai ia ka pare lezetin ne jete ketyre lloj akrobacive…
Or djathtosh ,nuk lahet muti me shurre i themi ne nga anet tona.Nese ti ke si heronj ,partiake te tu , njerez ish spiune ose mbajtes te shurres se xhaxhit nuk eshte faji i atij qe e thote te verteten. Pedja dhe shqupi u formuan nga pjeset me negative dhe ordinere te shqiperise komuniste.Te gjithe ju qe jeni pjese e atij gjirizi jeni per tu meshiruar ne perpjekjet per te mohuar ate qe gjithe shqiptaret e ndershem e dine.
Mbrojtja e ketij me kujton njerin qe per te treguar qe kishte njerez ne shtepi, kishte lene dritat ndezur dhe zerin e radios te ngritur, naten e vitit te ri.
Por!
Deren e jashtme e kishte mbyllur me nje dry, krejt te dukshem nga cdo kalimtar ne shkallen perkatse.
Edhe ky, nga nje ane na tregon origjinen prej kulaku te precit dhe nga ana tjeter ne kemi pare qe zogaj u be minister me duket ne kohen e ramizit.
Atehere pyetja eshte cfar sherbimi i beri preci regjimit qe luftonte kulaket denbabaden, qe u ngrit kaq lart?
Z,AGRON!Me ngadale or trim se e ke ngritur steken shume larte per Precin.Per mendimin tim duhet qe Preci po vashdon autogolat rrjesht.Ka qene b/punetor i sig.shtetit.Ne kete lloj pune ka firmosur vete zotnia PREC,eshte treguar i zellshem ,aktiv me vije sjellje teper dinamike.Tani ky Z.Agron bene gjithe ate artikull duke na e nxjerre PREC ZOGAJ deri ne HERO.Jam dakort qe PREC ZOGAJ TE dekorohet si “hero i heshtur”si PAL MELYSHI,por jo si hero i demokracise.Ne kete kontekest A.STEFANI,nuk e shau,se fyeu por i tha vetem te verteten.
Do te ishte me dinjitet per z.Prec te largohet nga detyra e opinionistit dhe te vazhdonte punen si shkrimtar i lire.Kjo do te ishte me e hijeshme per PRECIN dheshume te tjere si AI dhe shume i rrezikeshmi ARTAN HOXHA(notari i talentuar durresak.
Shkruar nga ARBEN DUKA kur Preci u largua nga opozita e majte dhe kerceu prape tek Berisha
Iku Preçi-iku Preçi,
moj e shkreta opozitë,
iku Preçi po kush mbeti,
se si Preçi s’ka “të ditë”
Iku Preçi-iku Preçi,
o moj opozitë e mjerë,
iku Preçi-kryeneçi,
që ka ikur disa herë!
Iku Preçi-iku Preçi,
si i thonë, në mot të lik,
iku Preçi kryeneçi,
akrobati politik!
Iku Preçi-iku Preçi,
mëshironani o Zota!
iku Preçi kryeneçi,
dhe na dogji nja tri vota
Iku Preçi-iku Preçi,
vajti tek hale e vet,
iku Preçi kryeneçi,
Eh, i dhënt’ Zoti shëndet!
Iku Preçi-iku Preçi,
qënka lajm i parë në Lajme,
iku Preçi kryeneçi,
se nuk lidhet dot me gjalme!
Iku Preçi-iku Preçi,
në bunacë e në furtunë,
iku Preçi kryeneçi,
Eh mor Preç, ç’na prishe pun’
Iku Preçi shpirt njeriu,
që e mbanim në zinxhirë,
u rikthye tek Saliu,
të bënet “njeri i lirë”
Iku Preçi me të tjerët,
që janë ndezur e janë fikur,
nuk i numëroj dot herët,
që ka ardhur e ka ikur!
Iku Preçi-iku Preçi,
se tek Sala ka kuleç,
iku Preçi kryeneçi,
Pu ç‘na bëre more Preç
Iku Preçi-iku Preçi,
se s’i erdhën pas oreksit,
u rikthye tek Berisha,
fali gjakun e Aleksit!
Iku Preçi-iku Preçi,
po aspak s’u tundën malet,
iku Preçi kryeneçi..
Dhe kjo Preçit nuk i falet!
Si ka mundesi qe ne PD jane mbledhur te gjithe spiunat dhe bijte e spiunave dhe dalin e mbrojne njeri tjetrin?
Me loket katundare,sic eshte autori,preci,lesi etj, kurre mos u mashtro mbas llafeve te tyre,ku mundohen te fshehin ne to, injorancen dhe intrigen e ulet mbas shpine, dhe behen gjithmone bashke,ne tufen e tyre te eger te interesit te verber.
Agron Gjekmarkaj eshte per vete te tij kamikaz i poshter. Te gjitha shkrimet e tij mbrojne ata qe mbrojne Sali Perishen. Keta jane kamikazet e vertete dhe pa u zhdukur keta, vendi s’ka te mire e te mbare. E kuptoni tani Agronin ketu ne Shqiperi, Izet Haxhine ne Turqi, Sefgjinin qe e gradonte Saliu sa here ngriheshin akuza per te se kishte vrare e hedhur ne det Remzi Hoxhen, Kumbaron qe i “iken” neper duar anglezeve (sa para ka paguar Saliu per kete nuk dihen, besoj miliarda e jo miljona se te huajt nuk kompromentohen me cikla), Kuliçet, lereni Gazideden, krykrimineli shqiptar se e helmoi Saliu si shume te tjere. Sa ka ne Shqiperi dhe jashte saj nga keto monstra! Preçi, deputet i Sali Berishes qe gjoja me ate urtesine e tij, dilte e na e mbronte Saliun, kur nuk e vuri deputet u hodh kunder Saliut, pastaj kur Rama s’e perfilli se e dinte ç’mall ishte, doli prape ne anen e Saliut. E kuptoni kush jane keta njerez? Armata shqiptare e krimit e pergatitur nga dora e Saliut me mbeshtetjen e Preçit, Artan Hoxhave,Agron Gjekmarkaj,… gazetareve dhe mediave kriminale. Eshte e vertete qe vetem nje revolucion mund ta pastroje ate vend nga keta kriminele dhe kamikaze.
Mos ia rrisni vlerën një njeriu pa vlerë si Stefani. Ai nuk është gazetar, por është një gërrnjak i mërzitshëm në çdo panel, që jashtë çdo logjike mbron edhe atë që nuk mund të mbrohet. Hiqini Stefanit Berishën dhe PD-në dhe ai do të mbetet pa punë, po do të qetësohet nga nervat. Fevzoja u tregua cinik, kur nuk e ndërpreu atë gërrmërr të turpshëm: Fevzo hiqe Stefon se na e neverite “opinionin”!
Agron Gjekmarkaj!!!
O malok me emer Mysliman e mbiemer Katolik…..
Ne vitin 91 me “ndrrimin” e sistemit mesuesit e marksiszem-leniniz ne gjimnaze dhe fakultete (kush e mban mend ishte nje lende tejet i rendesishem) dolen te padobishem, jashte kohe dhe per ta mendoi nje dashamires te kalonin ne mesues te filozofise se ekonomise te tregut. Ndaj kur mero e quan stefanin nje nga analistet me te shkelqyer te ekonomise eshte sa ironike aq dhe tallese ne kulm.
Pra me te devotshmit dhe te indoktrinuarit me ideologjite marksiste, PPSHiste etj sot na japin mend mbi ceshtje nga me te ndryshmet; i kemi analiste , filozofe, dekane, keshilltare etj
Stefani eshte sa i paafte ne debat, ne arsyetim aq dhe nevrastenik gje qe ia humbet dhe ate pak llogjike duke nxjerre justifikimin e tij te perhershem Fajin e ka Saliu.
Ironia e nje vendi rrumpalle i denuar te tallet zvarritet dhe shk..dhehet nga bijte dhe plehrat qe rriti dhe perpunoi per 45vjet
Ndalohen te komentojne trushplaret komentues te tema
Duhet te jete shume i degjuar ky Agroni qe Tema nuk merr as mundimin te na e prezantoje. Po me vika turp nga vetja qe nuk ja paskam degjuar emrin me pare. Ju lutem Tema ,me ndriconi pak ju lutem ,kush eshte ky Agroni se kam merak mos vdes injorant.
Ceshte shkarashkrues keshtu, ky primitiv, ky revanshist mizerabel, qe ka kurajo te imponoje mendimet e tij te mykura e vulgare. Po si nuk ka turp ky me gjithe ata, qe ende edhe pas 25 vitesh vazhdojne me mizerabilitetin e luftes te klasave, por tani anapolla. “Familje kulakesh, 2 te pushkatuar… familje ulkonjash…”. Po c’jane keta vampire mor aman, po c’jane keta mashtrues ne kohen e lirise e barazise, po c’jane keta zagare qe ju ngjiten ketij mileti si shushunja e nuk po ju shqiten per vdekje, mor te keqen vellai? Eh, moj Shqiperi e mjere qe bashke me ndershmerine nakatose edhe plehera, bashke me dashurine njerezore fute helmin e ndyre te injorances e te mashtrimit…eh.
Agron ke hyre pak vone ne fushen e betejes te opinioneve. Me Precin jemi mesuar dhe kur ai na del perpara ne tv. na fillon dhimbja e kokes. Palare as me ju as me ne. Mos u bej edhe ti si ai se pastaj do te themi edhe ty se per disa tipa ishte dashte prap Enveri.
Qe te jesh bire kulaku apo i te burgosurve nuk eshte privilegj.C’do sistem ka rregullat e veta .Po mua qe me ka burgosur e torturuar mbreti Zog me 1935 babane a duhet te quhem njeri i nderuar? A duhet te kem privilegje?