Ndonëse jo të shumtë në numër, një grup të rinjsh u mblodhën përpara Parlamentit për të tretën të enjte radhas duke shprehur indinjatën e tyre për mungesën e ndëshkimit të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin nga zyrtarët e lartë.
Ivana Dervishi Reporter.al

Të lidhur me zinxhirë dhe me maska protestuesit marshuan nga Pedonalja drejt godinës së Parlamentit për të shprehur revoltën e tyre ndaj skandalit të mbledhjes së borxheve në CEZ Shpërndarje.
“Ne jemi sot këtu për të kërkuar burg për vjedhjen, mashtrimin dhe favorizimet me CEZ Shpërndarje për të gjithë të përfshirët,” thanë ata nëpërmjet një deklaratën për median e pranishme.
Ata akuzuan gjithashtu gjykatat për drejtësinë e munguar në lidhje me skandalet e mëdha në Shqipëri, si ai i CEZ Shpërndarje dhe i Bankës së Shqipërisë.
Të rinjtë i përkasin një grupimi qytetar të quajtur ‘Protestuesi’ dhe e kanë shpallur të enjten e çdo jave si ditën qytetare të protestës kundër shkeljeve të pushtetarëve në vend.
Në dy protestat e deritanishme të organizuara nga ky grupim kanë marrë pjesë vetëm disa dhjetëra qytetarë, por organizatorët shprehen se kanë besim se numri i pjesëmarrësve do të rritet gjithnjë e më shumë deri sa të arrijë një masë kritike.
“Qëllimi ynë është të ndryshojmë mënyrën e protestimit në vendin tonë, nëpërmjet këmbënguljes sonë duke dalë çdo të enjte përballë Parlamentit, gjë që besojmë se do t’i nxisë qytetarët të na bashkohen,” tha Rezearta Çaushaj, një nga përfaqësueset e grupimit.
“Protestimi është një proces i thellë në vetvete dhe ne do të përpiqemi ta ndryshojmë gradualisht apatinë e shoqërisë shqiptare ndaj shkeljeve të zyrtarëve duke i rritur kërkesat tona me shtimin ngadalë në numër të pjesëmarrësve,” shtoi ajo.
Mungesa e interesave partiake në nxitjen e protestuesve është një tjetër aset që organizatorët besojnë do të bindë qytetarët t’i bashkohen radhëve të tyre.
“Ne nuk i përkasim asnjë grupi partiak dhe nuk i shërbejmë asnjë zyrtari të lartë, jemi një grupim i pastër me interesa civile, ndaj qytetarët shprehin vullnetin të na bashkohen”, tha Rigels Xhemollari.
“Synimi ynë është bashkimi i qytetarëve në kulturën e protestës për t’i kërkuar llogaridhënie politikanëve, sepse duke fuqizuar qytetarët ne do të dobësojmë ndikimin negativ të partive politike,” shtoi ai.
Bravo!
Vetem nga levizje te tilla mund te lind klasa e re politike qe te punoje me perkushtim per vendin dhe te ardhmen e tij evropiane. Ju lumte çuna.
Kete duhet ta beni me te njejtin intesitet qe pritet ekipin kombetar
Jo Detin Greqise
Jo Vjoses hidrocentral
Po burgosjes se Fullanit
Jo koncesioneve
jane ceshtje te rendesishme per existencialitetin e shtetit shqiptar
mbase do te ishte me drejte te protestonit perpara gjykatave….nuk ka cben parlamenti…. eshte pushtet i pavarur. presioni ne gjyqsori duhet te vij nga populli.
Shume mire keta te angazhuar per kulturen e protestes, por u lutem mos pranoni asnje figure politike t’ u afrohet se u ndot. Do t’u marrin idet e mmeritat si saliu studenteve te dhjetorit me urdher nga PPSH.
Levizje e mencur e Rames qe me shume se sensibilizon popullin, zhvlereson protestat e pritshme te opozites.
Shume mire,po shkoni perpara Prokurorise dhe Gjykates,se jane ata qe meren me keto qe kerkoni ju,te fillojne me dhurimin e Detit Greqise,me vjedhjen e Bankes,shitjen e HotelDajtit,qysh u shit e qysh u ble e kush e dha urdherin,ou po CES qe na u mburr sali protopapa,ne fillim me Ceket,e pastaj i nxori me shqelma,ooo sa ka plot or tej.
Kujdes ju politikane gangsterra..Ndoshta ju mund ti shpetoni ligjeve,qe
Berisha,me klanet e tij I ndertoi per te mbrojtur krimin,sa politik,aq
dhe ekonomik..Se rinia e sotme,eshte e paster si drita e diellit,do te dijne ta pastrojn kombin,nga plerat e se kaluares,te te gjitha ngjyrave
te politikes..I bashkohem plotesisht protestuesve te heshtur,qe po demostrojn nje culture dinjitoze qytetarie. Pa zhurme,por mjaft mire do te dijne te godasin ne shenje obiektivin e te keqes ekstreme qe ka perfshire
vendin ane e kend..Se vedosmeria e ketyre Titanike,do te dijne tia shkulin rrenjet,krimit te organizuar,te mafias Politike,trathtareve,te te gjitha ngjyrave partiake dhe agjenteve te UDB-es Serbe,apo asfalis Greke,
qe nuk kan lene gur pa levizur,per te shembur themelet e mbijeteses se
shtetit shqiptar..
hajde kontigjenti Meros po dilni ne rruge po pse me maska?
Po qe se orkestrohet nga kreret e krimit qe udheheqjen rilindjen apo opoziten mjere shqiperia.