Mediat britanike shkruajnë para pak çastesh se infermiera skoceze Pauline Cafferkey, e cila u trajtua për komplikacione nga Ebola, tanimë ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas mediave asaj i janë rikthyer simptomat e Ebolas, virusit të frikshëm, i cili vrau mbi 8000 persona në Afrikën Perëndimore, kryesisht Sierra Leone, gjatë 2014-ës, pas shpërthimit epidemik më të madh të saj në histori.
Pauline Cafferkey, infermierja e cila pësoi komplikime nga virusi Ebola pas punës së saj si vullnetare në Afrikën perëndimore, tani është e sëmurë rëndë, në Royal Free Hospital, në Londër.
Cafferkey u dërgua nga Skocia, ku ajo jeton, në Londër për kujdes të specializuar në një çadër izolimi në Royal Free, pasi u sëmur javën e kaluar. Familja e saj tha se stafi mjekësor lokal ishte i ngadalshëm për të kuptuar që kjo ishte një përsëritje e virusit Ebola, që ajo e kishte luftuar me sukses vitin e kaluar.
Royal Free tha të mërkurën pasdite se gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe se Pauline tani është e sëmurë rëndë. Ata nuk kanë lëshuar detaje rreth gjendjes së saj./j.h
576×324
– See more at: http://www.tematv.al/video/Y87kgmcIYSV4m8W#sthash.ZUqhuGeH.dpuf