Për të marrë lejen e drejtimit, drejtuesit e mjetit do të duhet të bëjnë një provim që do të ketë 30 pyetje.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë publike procedurat që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve për të rimarrë patentat nëse i kanë me zero pikë, apo u janë hequr nga autoritetet, raporton Report TV.
“Rimarrja e lejedrejtimit pas zbritjes totale të pikëve apo heqjes së lejedrejtimit bëhet me anë të provimit të kualifikimit teorik që kryhet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin mbajtësi i lejedrejtimit. Provimi bëhet pas përfundimit të pezullimit të lejedrejtimit”, thekson DPSHTRR.
Mire bejne,po drejtohuni vertet atje ku eshte problemi,jo te pleqte dhe te urtet.Merta patnten “horrit”,po qe i zoti ti si polic dhe ministri yt.