Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

6 Tetor 2015, 20:19Sociale TEMA

Kur vajza pati ditëlindjen më 2 prill, i bleva qëllimisht një arush dhuratë.

Kur ajo të ikte nga shtëpia te mami i saj, larg pranisë sime, doja që t’i kujtoja asaj se arushi jam unë dhe zemra është ajo.

Babi për të është si puna e arushit, që nuk do ta lëshojë nga dora zemrën”.

Prej më shumë se një muaji, ditët e Elyon Manes janë të zbrazëta.

Ato e kanë humbur rutinën e përditshme, kur merrte Sofiolën, të bijën 5-vjeçare nga kopshti, apo kur shkonin së bashku te lodrat.

Sot, ai nuk është i sigurt se ku ndodhet vajza e tij, të cilën ia besoi kundrejt një prokuroreje ish-gruas.

Ai i dha të drejtën Albanës, që të udhëtonte me Sofiolën drejt Turqisë dhe ta mbante deri në datën 10 shtator.

Madje i shoqëroi vetë, deri në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Por, 5-vjeçarja nuk është kthyer ende në shtëpinë e të atit.

Dyshimet janë të shumta, mes tyre edhe ai i largimit drejt Sirisë. Gjyshe Diana ka qenë kundër udhëtimit të mbesës, në një shtet të largët.

Kjo pjesë më duket si e pabesueshme.

Nënë kam qenë vetë dhe nuk besoj se e ka çuar në Siri”, thotë gjyshja.

Olgera, halla e Sofiolës, nuk e harron dot takimin e fundit me Sofiolën.

Mbaj mend momentin e fundit, kur e kam puthur në ballë. Ajo është shpirt i shpirtit tim”, tha halla e saj.

Mungesa e vogëlushes në shtëpi shkakton dhimbje.

E ndiej mungesën e vajzës në shtëpi, sepse i jepte gjallëri shtëpisë. Hapnim televizorin, më përqafonte, dilnim bashkë. E kisha si një shoqe”, tha gjyshja.

E çoja në kopësht, e shihja kur recitonte”, tha halla.

Të dyja kanë një mesazh për mamanë e 5-vjeçares.

“Vajzën do t’u kërkoja. Ta sjellë dhe kur të dojë ta marrë përsëri”, thotë gjyshja.

Nuk mund t’i refuzojë nëna, të drejtën babait për ta parë. I bëj një mesazh. Që të mendohet një mijë herë për foshnjën e saj”, thotë kunata.

Rikthimi i Sofiolës në shtëpi do të ishte gjëja më e bukur që mund t’u ndodhte.

Do ta përqafoja e do i thoja që e kam zemër e xhan”, thotë halla./ TCH

5 komente në “Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar”

  1. tfgs says:

    storia dei sounitoi,vari kkkkkkkkkkk……….

    1. ..... says:

      Korrak i Anastasit sunite me emrin Sofiola nuk ka ky emer rrjedh nga Sofia pra korrak jevgjit grek ha ha ha ha trulesh Qen Kolibje ham ham ham

    2. Apofiritira metaqirizmeno says:

      Topefagos. Ta hodhi Manoli to mouni tis gynaika sou

  2. Al says:

    tfgs,
    Pusho mor trulesh gojemut!

  3. Andy says:

    E dhimbeshme eshte situata per femjen qe rritet me prinder te ndare. Qe nuk ka lumturin familjere dhe perkujdesjen nga te dy priderit e saj. Sa per hallen dhe gjyshen nuk eshte aspak e hijeshme te jene egoiste pertej maksimumit. Si mundet kjo halle te flas per mall edhe munges?? Po nenes se vajzes sa shume i ka munguar femija i saj? Ai femije qe e mbajti ne bark per 9 muaj? Qe i ka dhuruar emocjone pa fund cdo levizje e atij femije ne bark?? Sa mall ka pasur ajo nene qe ka kaluar nete pa gjume per femijen e vet? Eshte e turpshme per hallen dhe gjyshen te prononcohen per kete ngjarje duke e pare ikjen e femijes si vuajtje per veten e tyre. E dime qe dashuria per mbesat dhe niperit eshte e pa kufijeshme por mos harroni kurr qe kji dashuri qe ju keni eshte e pa krahasuese me dashurine e mamas se femijes.
    Eshte e turpshme dhe ia shtoni me shume shemtin vetes suaj kur thoni qe gocen e ka marre e jema dhe e ka cuar ne Siri…. Bufra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje